FOTOT: "Diamante dhe flori", modelja seksi merr dhuratën që kushton një pasuri

20 Janar 2022, 13:58Lifestyle TEMA
FOTOT: "Diamante dhe flori", modelja seksi merr dhuratën që

Chiara Ferragni dhe Fedez vazhdojnë të jenë të pandashëm dhe më të dashuruar se kurrë. Edhe një herë tjetër këtë ja treguan gjithë botës me një surprizë.

Fedez pati rezervuar në Galleria Vittorio Emanuele, një nga lokalet më luksoze dhe ekskluzive në qendër të Milanos, vetëm për veten dhe partneren e tij.

Veç hyrjes krejt surprizë, Chiara e gjeti veten të rrethuar nga petale trëndafilash në tokë, qirinj, një tavolinë luksoze dhe një violinist që i priste. Ndërsa gatimet i kishte përgatitur Carlo Craço, një nga kuzhinierët më të njohur në Itali.

Dhe si qershia mbi tortë, Fedez i dhuroi gruas së tij një byrzylyk Panthère de Cartier të larë në flori të bardhë 18k, me sy esmeraldesh, me gurë onix dhe diamante 10 karat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje