Anketa, vetëm 43% e amerikanëve vlerësojnë pozitivisht punën e presidentit Biden

21 Janar 2022, 22:25Bota TEMA

Sipas një ankete të fundit, miratimi i punës së Presidentit Biden ra në nivelin më të ulët të presidencës së tij këtë javë, ndërsa amerikanët duken gjithnjë e më të lodhur nga pandemia e COVID-it dhe ndikimi i saj mbi ekonominë.

Anketa u krye nga agjencia Reuters dhe kompania kërkimore Ipsos më 19 dhe 20 janar.

Sipas anketës, vetëm 43 për qind e amerikanëve shprehen pozitivisht për punën e presidentit, ndërsa 52 për qind negativisht dhe pjesa tjetër të pavendosur. Javën e kaluar, 45 për qind kishin mendim pozitiv dhe 50 negativ.

Ndërsa në muajt e parë në detyrë, shifrat positive ishin mbi 50 për qind, popullariteti i presidentit filloi të bjerë në mes të gushtit, ndërsa vdekjet nga COVID-i u shtuan në mbarë vendin dhe pas dështimit të tërheqjes nga Afganistani.

Rënia e vazhdueshme e popullaritet ka shkaktuar alarm mes demokratëve, të shqetësuar se në zgjedhjet e nëntorit për në Kongres, mund të humabsin shumicën në të dyja dhomat.

Nëse republikanët marrin shumicën e kongresit më 8 nëntor, agjenda legjislative e Presidentit Biden mund të dështonte.

1 komente në “Anketa, vetëm 43% e amerikanëve vlerësojnë pozitivisht punën e presidentit Biden”

  1. Trump 2024 says:

    Jo bre, prandaj votuan kunder Trump-it!
    =
    Pyesin bota, pse Amerka zgjedh debila per president….por Ambasadore te mire si Kimetaja?….lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje