Ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare Meat Loaf.
Artisti, emri i vërtetë i të cilit është Marvin Lee Aday, u bë i famshëm me albumin e tij debutues, “Bat Out of Hell”, që është një nga albumet më të shitura të të gjitha kohërave, me më shumë se 14 milionë kopje.
Nuk janë bërë të ditura akoma shkaqet por mësohet se artisti ndërroi jetë në krahun e bashkëshortes së tij, Deborah.
Lajmi është konfirmuar në faqen e yllit në Facebook nga familja e tij.
“Zemrat tona janë thyera për të njoftuar se i pakrahasueshmi Meat Coaf ndërroi jetë sonte me gruan e tij Deborah në krah”, thuhet në një mesazh.
Ylli shiti 100 milionë albume në mbarë botën dhe gjithashtu u shfaq në filma si Fight Club, Rocky Horror Picture Show dhe Wayne’s World.
kur eshte yll ky me kete fytyre po une c’jam valle?
Ti je nje baxhelle mashkull qe perdor emer femre plus dhe injorant.
Kur i thone Ylli i Rrokut nuk e ka fjalen per nga bukuria …apo ishe per gjume