FOTOT: “Ajo vajza që gjithmonë përfshihet në probleme”, një 'adoleshente' rebele si Rita Ora

22 Janar 2022, 11:07Lifestyle TEMA
FOTOT: “Ajo vajza që gjithmonë përfshihet në

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Rita Ora përveç zërit unik dhe këngët që janë kthyer në hite, rrëmben gjithmonë vëmendje me paraqitjet e saj.

Këngëtarja ka rrëfyer më parë se ka qenë shumë e rebeluar në shkollë duke thyer rregullat dhe kryesisht në lidhje me uniformën e saj të shkollës.

“Nuk isha më e keqja, por isha një fëmijë i bezdisshëm i cili do të bënte gjërat, si ngritja e jakave dhe shkurtimi i fundit”, ka thënë Ora për revistën britanike “Cosmopolitan” më parë.

E tillë ajo vjen edhe në imazhet që ndan me fansat në Instagram, teksa shihet në një uniformë shkollore. Në një këmishë të bardhë, mini-fund të zi, çorape të bardha dhe këpucë po ashtu të zeza, ylli i muzikës dukej tejet atraktive.

“Ajo vajza në shkollë që vesh uniformën por gjithmonë përfshihet në probleme se nuk e vesh si duhet. Po kjo isha unë”, ka shkruar Rita në mbishkrimin e imazheve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje