Përballë Shqipërisë zbulohet qyteza e mistershme, që dëshmon legjendën që ndryshoi botën antike

22 Janar 2022, 21:30Lifestyle TEMA
Përballë Shqipërisë zbulohet qyteza e mistershme, që

Në një qytezë turistike italiane, aty ku deti Adriatik takon Jonin dhe ngjyrat e tij mbresëlënëse, legjendat e dikurshme po marrin formën konkrete të dëshmisë historike.

Pikërisht përballë Shqipërisë, qyteza Castro në provincën e Leçes po sjell prej disa vitesh dëshmi gjithmonë e më të qarta të një qytetërimi të hershëm, dhe deri më tani mitik, shenjat e të cilit i kanë rezistuar mijëvjeçarëve, dhe që lidhet me heroin trojan Enea.

Qysh nga tregimet e autorëve klasik si Virgjili, thuhet se princi trojan Ene Ankiziadi, i shpëtoi i shkatërrimit të qytetit të tij nga grekët duke udhëtuar në Mesdhe në kërkim të një strehimi afatgjatë. Gjatë udhëtimit, Enea ndaloi në Butrintin e sotëm, dhe më pas iu drejtua brigjeve italiane, para se të përfundonte në Kartagjenë.

Deri më sot vendi i parë ku kishte ndalur në Itali ishte thjesht një hipoteze, dhe përshkruhej si një “port i dominuar nga një kep mbresëlënës, ku në maj ndodhej tempulli i perëndeshës Minerva”,  e ngjashme me Athinën e mitologjisë greke.

Sot rrënojat e atij tempulli duket se po nxirren në dritë pikërisht në qytezën e Kastros, dhe “vulën” ia ka dhënë , përtej artefakteve të ndryshme, pikërisht gjetja e statujës gjigante të perëndeshës pagane, e veshur jo si grekja Athinë por si varianti i gjendur në Trojën mitike. Gjetje këto që po vlerësohen maksimalisht nga arkeologët italianë, si nga më të rëndësishmet e dekadave të fundit.

Muret më të lashta duket se i përkasin epokës së Bronxit, me shtresëzime që shkojnë deri në shekullin IV p.e.s., ndërkohë që vetëm një porcion i vogël është gërmuar, ndërkohe që pjesa tjetër tashmë është mbuluar nga qyteti aktual.

Provinca e Leçes bën pjesë në atë që historianët quajnë Mesapia, territori ku ka jetuar dhe lulëzuar me shekuj fisi i Mesapëve, që mendohet të jetë me origjinë ilire, deri në pushtimin dhe asimilimin kulturor të Romakëve. Pikërisht Enea, që cilësohet si babai legjendar i tyre, rrugëtimin e tij e ka përshkuar pikërisht në territore ilire.

7 komente në “Përballë Shqipërisë zbulohet qyteza e mistershme, që dëshmon legjendën që ndryshoi botën antike”

  1. Butrinti says:

    Nese blloqet e gureve te vendosur ne muret e fotove jane perpunuar ne epoken e bronzit. atehere mbetet te themi se blloqet dhe muri Pellazgjik i Butrintit ,Kalivose dhe Cukes se Ajtoit dhe megalitiku i Finiqit duhen pranuar te pakten ne periudhen e bakrit.

  2. Moisi Golemi says:

    Përralla për idiotë. Shkrimet e Virgjilit nuk kanë asnjë të vërtetë në të. U shkruan si kundërpeshë e Iliadës së Homerit, që të thoshin edhe latinët se kishin edhe ata prejardhje të lavdishme, pra lidhje me Trojën. Enea, as në Butrint, as në Itali ka qenë. Vetëm të trutë e Virgjilit.

  3. Dajti says:

    Behet fjale per Enea Dardanin ku nje dege e fisit Dardane (parardhesit e Kosovarve te sotem ) emigruan para 4000 vjetesh ne Azine e Vogel ku themeluan Trojen e fameshme.Lufta e Trojes nje lufte vllavrasese midis fiseve Ilire ,u be per pasurine e Trojes si dhe pozicionin gjeografik ne hyrje te ngushtices se Dardaneleve. Emri eshte mare nga banoret qe popullonin ato vise Dardanet.

  4. Bledi says:

    Enea ka kaluar me skaf nga Vlora
    Donte te rrinte po e shpallen Non Grata Himariotet se kishte vrare Greket.
    Kjo eshte e verteta nejse muhabet i vjeter

  5. Mashtrime... says:

    …fjala dardane ndodhet dhe ne haratat e vjetra te bregut te camerise tek nje ngushtice ku futet deti ne toke qe ka kuptimin e tokes se ndare – n dare- ndane , e ndare toka ne dy ane – ngushtice. Troja nuk gjendet ne turqi por ne brigjet e ilirise – shqiperise – kalaja e lezhes sipas pershkrimit te homerit eshte vendi indentik dhe pas luftes disa u hodhen ne brigjet e italuse ku formuan qytete si Eraklea- chioxha veneto etj ku edhe sot gjenden fjale ne dialekt ilirisht – shqip e vjeter si psh ne kioxha ku une jetoj breshkes i thone BISHA-SHKUARA pra kafsha – bisha qe shkon- ecen -leviz plus edhe disa fjale te tjera. Eshte jashte llogjijes qe troja gjendet ne tuqi dhe trojanet udhetuan me myaj te tere per te zbritur ne itali ku fare thjeshte shkonin ne brigjet me te aferta.

  6. dhe me historine e klases se tete do te dish me shume says:

    Per molet qe kujtojne qe shqipja eshte gjuha meme e tere gjuheve ne bote (sepse vetem ate dine) …….. kroatisht DAR- dhurate DAN – dite paster ne gjuhen sllave pa hequr apo shtuar bishta per t’ia pershtatur asaj qe duan “poliglotet” analfabet te katuneve shqiptare . Sa per Trojen ajo Troja gjendet tamam ne Turqine e sotme ne (çanakkale ) qytet afer te cilit ndodhet dhe site arkeologjik (po te kerkosh gjen) dhe sa per ate qe “kasollja” e Lezhes eshte Troja ……. Troja ka fillesen 3000 vjet para J.K. (krishtit) ndersa Lisi e ka fillesen 300 vjet para krishtit . Etc etc etc etc ……. etc etc etc !!!!!!!!!!

  7. Dajti says:

    O serbomadh qe ke mesuar historine e klases tete dhe di shume po te kishe bere dhe klasen e nente do te mesoje se emeri dardan nuk vjen nga gjuha sllave. Stergjysherit e tu sllave kane ardhur nga stepat e Kaukazit ne ILIRI ne shek. e 7 te eres tone, pra 1300 vjet me pare. Dardanet dalin ne luften e Trojes si mbrojtes te saj 3400 vjet perpara . Me qe ke mbaruar klasen e tete dhe ke mesuar mbledhje zbritjen i takon qe Dardanet kane jetuar ne ILIRI 2100 vjet para dyndjeve sllave. Dua tju them se vendaliu te ve emrin.Kumbari juaj jane shqipetaret.Shqipetaret quheshin Arb ,po ju nuk ishit Arb ju thame sarb ( seshte Arb) pra germa S eshte mohuese si psh. ha Sha, punoj- Spunoj, luaj- Sluaj ,fle – Sfle etj. Kaq per sot . Kur te mbarosh klasen e nente me njofto se do te qeras me nje kafe . Sarb – serb.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. s
    studenti

    tashme u be publike qe troja gjendet ne Shkoder , buze kalase . sa per dijeni , qe ta merrni vesh , ne 2010 kane zbuluar varrin e Hektorit ne anen lindore te kalase , pasi e kane hapur me mjete te renda ( Ekskavator , Excavator ) . shihet dhe nga google map ku ne anen lindore te kalase eshte bere nderhyrje tek muret , gjoja per merimetimin e mureve te demtuara . vetem me kete preteks eshte bere e mundur futja e ekskavatorit ne kala dhe germimi per te vjedhur Urnen e hektorit . qe ashtu sic e cileson Homeri :urna u be nga ari , dhe u vendos ne nje zgaver dhe u mbulua me rrasa te medha guri ( dhe iu hodh siper sasi e madhe gelqere e u be e pahapshme , si shkemb .. ) . do zoti nuk kane dore serbet , se mund te kene bere gjithfare lloj manipulimesh .. ka shume njerez deshmitare per kete germim ne kala dhe gjetjen e urnes prej ari te Hektorit , ne 2010 . po ashtu sa per dijeni , varri i Akilit dhe i Patrokullit , ne mos jave grabitur dhe shkaterruar kane pas qene ne Berdice , ne nivel me rrugen , ndermjet disa shkembinjeve , fare prane rruges se vjeter per ne plazhin e velipojes. kane qene dy Turma ( mure ) sa nje dhome . pra dy dhe jo nje . Me sa shihet shteti jovetem qe nuk merret fare me keto kerkime arkiologjioke apo histori , por me mosveprimin e tij po ndihmon ne zhdukjen e historise dhe heronjte tane !

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje