Deklarata e Palokës shpjegon dy Kuvende të PD-së

23 Janar 2022, 20:50Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

Deklarata e pafajshme dhe e sinqertë Palokës nuk ka ndonjë vlerë juridike, që mund të përmbysë balancat, dhe as mund të përdoret si një dëshmi me peshë të madhe politike, sepse nuk është ndonjë zbulim i madh.

Edhe pse i ka vënë njësoj në vështirësi, si “foltoren” e doktorit, ashtu edhe selinë e vulës së Lulit, ajo nuk çudit askënd në atë që ka mbetur në atë parti.

Ata e dinë të gjithë ç’kanë bërë, sa herë është zgjedhur kryetari i PD-së, që prej vitit 2013 e këndej, pavarësisht pozicioneve të sotme kundër njëri-tjetrit.

Por ajo vlen shumë për të kuptuar se pse Basha dhe Berisha e shmangën me të gjitha mënyrat dhe mjetet një përballje të drejtpërdrejtë me votë, por vrapuan secili në kuvendin e vet, njëri në stadium e tjetri në pallat.

Sepse askush prej tyre nuk kishte më siguri se do ta aplikonte më mirë se tjetri atë “mjeshtërinë” e manipulimit apo vjedhjes së votës, për të cilën foli, me ose pa qëllim, mbrëmë Edi Paloka.

4 komente në “Deklarata e Palokës shpjegon dy Kuvende të PD-së”

  1. uhahahaaaaaa says:

    Ed Paloqja uahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa

  2. Toni says:

    Je i sakte Astrit!

  3. Sus majmun says:

    Ende vazhdon ha mut ky beqiri nga kavaja?

  4. Lame Duka says:

    Nje koment shume bindes, nga nje personazh, i cili me sa di, ka te gjithe informacionin e nevojshem per te pershkruar sakte gjithcka ka ngjare ne kete parti. Por do te shtoja, jo vetem nga viti 2013, kur me doren e Berishes u be Basha kreu formal i PD, por shume me heret se kaq, kur vete ai,zoti Patozi, po me doren e Berishes, ishte dhe nenkreytar i asaj partie , edhe kreu i grupit parlamentar te saj. Historia e kontrollit dhe e perplasjeve ne PD, here te hapura e here te fshura, nuk eshtte per tu harruar. perkundrazi, eshte e domosdoshme qe njohja e saj te sherbeje per te shpetuar cfare mund te shpetohet nga kjo force politike ne ditet me te erreta te gjithe jetes se saj. Zoti Patozi e kete drejtim ka e mund te loze nje rol pozitiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje