Nga Dritan Hila
Natën e 21 janarit të 11 viteve më parë Sali Berisha doli dhe deklaroi se viktimat e protestës së thirrur nga PS ishin vrarë nga brenda turmës me çadra pistoletë.
Deklarata e tij u mbështet nga mjekët e spitalit ushtarak. Në ambientet e opozitës kishte rënë hija e vdekjes.
E dinin shumë mirë që nuk ishte ashtu por nuk e faktonin dot.
Të gjithë parashikonin një 22 mars kur do të fillonte represioni i Berishës. Gazetarët në borderonë e Berishës ndërkohë kishin filluar dhe e çonin më tej skenarin duke fajësuar opozitën për agresivitet dhe fajtore në vrasje. Situata parashihej e zymtë për demokracinë shqiptare, ndërkohë që Berisha i kishte zaptuar të gjitha institucionet shqiptare dhe pritej vetëm dhuna.
Filmimet e nxjerra nga Artan Hoxha ku dukej qartas Agim Llupo që qëllonte mbi turmë, kthen rrotën e historisë. Janë shakatë e saj si për shembull në betejën e Midwayt ku një pilot dalloi në momentet e fundit në horizont flotën japoneze që ishte e pambrojtur duke kthyer fatin e luftës me Japoninë; apo kur vrasja e Cezarit shtyu për 200 vjet luftën me partët që do të bëhej pas dy javësh; apo shpëtimi i Moskës pasi Sorge lajmëroi shefin e tij se Japonia nuk do sulmonte.
Fati i Edi Ramës ndërroi brenda pesë minutash sikurse ai i Berishës u fundos po ato minuta për të mos u ringritur më dhe damkosur historinë e tij. Stomaku i shqiptarëve është i fortë dhe bluan çdo gjë, por vrasja e katër demonstruesve në bulevard ishte përtej mundësive të tyre.
Më pas e gjitha është histori. Berisha iu dha dërrmën e fundit institucionit të drejtësisë, shkatërroi PD e cila ende është në proces dekompozimi, por mbi të gjitha vrau protestën. Pas 21 janarit shqiptarët nuk kanë bërë më protesta.
Shfaqjet e dhunshme të matrikullës partiake që shohim hera-herës në rrugët e qyteteve, tashmë janë nga huliganë profesionistë të atashuar pranë partive.
Vrasja e protestës nuk është vetëm faji i Berishës por edhe i socialistëve. Ende nuk kemi të dënuar atë që ka dhënë urdhrin. Ministri i Brendshëm i kohës, Lulzim Basha, nuk thotë asgjë. Fshirësi i serverave është deputet i PD.
Ndërkohë Berisha trimërohet duke deklaruar që do vriste edhe më shumë madje edhe shefin e opozitës. Asnjë prokuror nuk e thërret të dëshmojë. Askush nga PS nuk i bën presion prokurorisë për rihapjen e kësaj çështjeje dhe gjetjen e urdhërdhënësit. Ndërkohë pa u zbardhur 21 janari vrasjet politike do të vazhdojnë. Siç ndodhi në 25 prill në Elbasan.
Korrupsioni do të vazhdojë sepse ne zgjodhëm president njeriun që u kap me zë e figurë duke vjedhur dhe etiketuar protestuesit e sapo përgjakur si kokë palarë dhe ende nuk kemi bërë mea culpa por kemi bërë sikur kemi harruar. Ndaj janari është muaji i turpeve tona.
I KE THENE TE GJITHA …………TURPE I ATYRE QE NDJEKIN BERRISHEN DHE BASHEN TURPE I SHTETIT DHE ASAJE PALO DREJTESI ….RIP KATER TE PAFAJSHEM.
Turp vërtet. Vrasësi është në krye të vëndit . Edvin Llapa alias Mustafa Rama.
I lexoj me kemaqesi analizat e Dritan Hiles.
Shkurt e sakte
Z. Hila, turpi,si ndjesi, tashme ngelet objekt studimi si nje gen anakronik filogjenetik. Me kerkuar turpin tek politikanet tane, te pyesin te çuditur: “ku e ka shtepine turpi…?!”
Ka ndarje pushtetesh ne demokraci. Secili pushtet te beje punen qe i takon ne te mire te vendit. PS ishte inisiatoria e Reformes, nuk mund te beje me shume. Eshte pergjegjesia e organeve te reja te drejtesise qe ta çojne ne fund masakren e 21 Janarit 2011…