Nga Ndue Ukaj
Ibrahim Rugova besonte te e mira – ishte i palëkundur në këtë besim – nuk e ndiqte dhunën me dhunë, as dhëmb për dhëmb, por me opsionin e mirësisë. Ai ishte njeri i artit e kulturës, kishte formim kulturor e artistik dhe në fillimet e rrugëtimit politik e përmend Edmond Burken që thoshte se gjëja e vetme që nevojitet për të triumfuar e keqja është që njerëzit e mirë të mos bëjnë asgjë, mendim ky përshkon në thellësi gjithë qytetërimin perëndimor, me të cilin ai e lidhte historinë dhe kulturën e popullit të tij.
Ky ishte besim sublim dhe një qasje e pazakontë në Ballkanin e trazuar; ishte mendësi krejt origjinale dhe mahniti botën e përparuar.
E duke shkruar rreth figurës së Rugovës, shkrimtari më i madh shqiptar, Ismail Kadare te parathënie a librit i Rugovës “Çështja e Kosovës” shkruan: “Mjafton të lexosh këtë rrëfim të gjatë të Rugovës, për të kuptuar mirë personazhin e vetë si dhe idetë dhe platformën e tij e të shqiptarëve. Por ajo që kapet edhe më qartë prej këtij libri është se sa larg dhe sa lart qëndron ky lider shqiptar në krahasim me gjithë liderët e tjerë që e kanë kthyer sot Ballkanin në log të tërbimit e të zisë.”
Prandaj, sot Kosova e dërmuar dhe e ligështuar ka nevojë për mësimet politike e kulturore të Rugovës, siç ka nevojë njeriu për ajër e ujë të pastër, sepse vepra e tij është një burim i pashterur kulturor e politik, ku mund të shuajmë etjen, ku mund të freskohemi e ushqehemi dhe njëkoësisht të frymëzohemi për vepra të mira dhe dobiprurëse.
Kosova sot është tejet e ligështuar dhe e dërmuar, sepse e ka bjerrë rrugën e Rugovës, rrugë kjo që na solli liri, dinjitet ndërkombëtar dhe shtet.
Kosova sot është pa autoritete morale e politike dhe me disa demagogë të rrezikshëm me mendësi ekstremiste që i vërtiten si profetë të rremë, prandaj njerëzit e saj duhet të kthehen prapa- jo shumë larg – te mësimet e Rugovës që janë të freskëta dhe të frymëzohen nga figura shembullore e tij për t’i tejkaluar sfidat e mëdha që kanë përpara.
Rruga e Rugovës është rrugë e paqes dhe dinjitetit.
Ai e ka shkruar ungjillin politik të shqiptarëve – testamentin e dashurisë politike, për njeriun shqiptar, historinë, kulturën dhe identitetin e tij.
Këtë testament bashkëkombësit e tij duhet ta kenë shujtë të përditshme në tryezën e tyre: të frymëzohen prej tij dhe të besojnë në të, në mënyrë që të fisnikërohen, t’i mposhtin paudhësitë, prapështitë dhe dokrrat që e karakterizojnë kohën pas tij.
Rugova është krijuesi dhe ndërtuesi i shtetit të Kosovës. Politikani më ditur dhe më normal që ka dalë nga raca shqiptare. Njeriu që i përtëriu dhe i kultivoi si askush aleancat organike me perëndimin dhe që vendosi Kosovën në hartën politike të botës.
Rugova qe politikan i njerëzishëm, aspak megaloman, siç janë soji i tij ndër shqiptarë.
Ai e donte njeriun dhe kujdesej që atë ta mëkonte me ndjenja dashurie, respekti, njerëzie dhe solidariteti. Ai nuk e urrente askë. Sepse ai ishte i vërtetë dhe i njerëzishëm.
Ai nuk fliste përçartë dhe me urrejtje për kundërshtarin, por kujdesej dhe e fisnikëroi gjuhën politike me ndjenja të njerëzishme për njeriun, autoktonen dhe vlerat e fisme universale, kah ecte i palëkundur dhe kah e orientonte popullin e vet i pa tunduar.
Rugova e deshi autoktonen, por e vlerësoi edhe universalen, ato vlerat e fisme të qytetërimit të lirisë dhe të dashurisë perëndimore, për të cilat punoi i palëkundur dhe me tërë qenien.
Ai ishte i ndikuar prej Bogdanit dhe autorët oskdentalë dhe nuk tundohej, nuk lëkundej dhe as nuk joshej prej ideve negative.
Në saje të kësaj filozofie, ai e bëri krejt botën e përparuar që ta përqafonte kauzën tonë dhe të ishte me ne. Dhe kështu, sakrifica dhe lufta jonë u shpërblye me lirinë dhe pavarësinë që kemi.
Rugova punoi me pasion për oksidentalizimin e shoqërisë sonë, proces ky që është shëmtuar pas shkuarjes së tij në amshim. Ai këtë e kishte ideal dhe mision. Prandaj, nuk zgjohej si europian, që pastaj ditën ta kalonte si oriental dhe të binte në shtrat si kozmopolit. Ai ishte i vërtetë: Një oksidental shqiptar i thekur në mendime dhe veprime, që gjunjëzohej para Gjergj Kastriotit dhe e kishte udhëheqës shpirtëror Bogdanin dhe kjo e bëri atë të madh dhe të papërsëritshëm.
Prandaj, mallëngjehem sa herë e kujtoj hapin e matur të tij dhe shoh hapat e çorientuar të shumë politikanëve të sotëm zuzarë.
Mallëngjehem sa herë i dëgjoj fjalimet e intervistat e tij ose i lexoj veprat e idetë e tij të fisme kulturore politike, dhe pastaj trishtohem kur shoh marrëzitë, dokrrat dhe kukurisjet e politikës shqiptare, të çorientuar dhe pa kurrfarë ide e ideali.
Prandaj mësimet e Rugovës sot e përgjithmonë na duhen për shumë arsye dhe ato duhet të shërbejnë si dekalog se si bëhet shteti e si bashkohen njerëzit rreth të mirave të përbashkëta dhe qëllimeve sublime.
-Së pari, për t’i pastruar mendjet e ndotura që kukurisjet i thashethemet i quajnë politikë dhe intrigat e mashtrimet i kanë ngritë në nivelin e vlerave më të larta. Kjo është rruga për të forcuar shpirtin e tolerancës dhe për të krijuar një ambient të pastër e demokratik e koheziv.
– Së dyti, për t’u thelluar në punë të dijes, të kulturës dhe për t’iu blatuar dashurisë për vendin pa kushte, para se gjithash duke e dashtë njeriun, historinë dhe autoktonin.
-Së treti, vepra e tij e pasur na ndihmon që t’i mposhtim mendjet me tru trumcaku që i janë vërsulë pamëshirshëm jetës politike e kultutore duke e zvogëluar politikën e kulturën deri në një rrafsh banal.
– Së katërti, për të mësuar vërtet si mposhtet kundërshtari, armiku, pa përdorë kurrë ofendime, gjuhë linçuese, të tërbuar dhe intriga dhe njëkohësisht si krijohen raporte të ngushta mirëbesimi me miq dhe aleatë, të cilët në ditë të trishta të qëndrojnë afër.
Rugova përgjatë krejt rrugëtimin kulturor dhe politik ishte i vërtetë, aspak i stisur e mendje fiju – fiju. Ai jetoi për një ideal, u mishërua me të dhe si Moisiu biblik, e nxori popullin e vet nga robëria e letargjia, por në breg të paqes vdiq pa e shkelë Tokën e Premtuar, pa e përjetuar Pavarësinë e Kosovës, së cilës ia kushtoi tërë jetën dhe në themelet e së cilës është guri themeltar.
Lerini keto romanticizma. Burrat thirren ne nevoje te kombit per ta lartesuar qofte edhe duke dhene jeten. Ky shkonte si legen ne Beograd, i marr peng, nr kulmin e bombardimeve bente thirrje per ndalimin e tyre. Ja hoqi cdo nerv kryengrites Kosoves heroike. Edhe Zoti e mori se nuk e meritonte ta shifte Kosoven te lire. Ashtu nen Serbi e donte. Pastaj su mor vesh kurre dhe nuk eshte botuar asnje buxhet shtetit paralel se cfare u be me miliona ne mos miliarda te vellezerve Kosovare.
NGA KY UDBASHE MUNDE TE MESOSHE ANTISHQIPTARIZMIN NE MOS GABOHEM KY ESHTE NIPI I KRIMINELIT XHAFER DEVA TERRORISTI QE KA EKZEKUTUAR TE PAFAJSHEM NE MASAKREN E TIRANES .
KUR KOQEVARET MOREN MALET KY BUKUROSHE SHKOJE NE BEOGRADE TE MILLOSHI DHE ME AVIONIN PRESIDENTCIALE CLITUROI PER ROME ( PER INSKENIMET SIKUR U GRABITE VETEM NE KOQEVARI MUNDE TE KALOJNE NE SHQIPERI ASNJEHERE)
KY ESHTE SHEMBELLTYRA E SE KEQES
Lugova iishte arkitekt I bodihavistikes, durimit, budallakis…………
Shume me vjen keq per ju Mirdaije Hoti dhe Jon, me ven shume gjynah se si mendoni. As njera as tjetra nuk jane te verteta. Rugova, nuk ka shkuar me deshire ne Beograd, ai ka qene peng. Rugova, nuk ka qene nipi i Xhafer Deves. Xhafer Deva nuk ka vra, kan qene komunistét qe ia m’veshen Xhaferit per te qene i urryer nga populli sepse ai ishte Kosovar.
Ju pjerdhsha Ibrahim Rugovën.
JON dhe Miradija e kan then te verteten ka mjaft per te shtuar por pe lam me kaq tani.
Shefki Mexhani SH B A
Jon, po tregohesh i paditur dhe dashakeq. Duket qe nuk e njeh Ibrahim Rugoven. Nuk e quajne kot, Gandi ballkanit. Ai ishte burre me vizion te gjere dhe durim te madh, qe projektoi te ardhmen e popullit te vet dhe e udhehoqi drejte lirise. Urtesia dhe maturia e Rugoves ka qene veti e vecante, emblematike, veti qe nuk ndeshet rendom te shqiptaret e rrembyer. Prandaj dhe nuk kuptohet. Nderim per Ibrahim Rugoven!
ky delenxhiu Rugova qe nje agjent i Serbise dhe nje hajdut i fondeve te grumbulluara nga Kosovaret ne gurbet…Kur populli i Kosoves ishte pothuajse i gjithi ne Shqiperi ky i a mbathi per ne Itali Ky mbajti peng gjithe kryengritjen e kosovareve se donte te behej president i Kosoves
Pa asnje dyshim qe Rugova eshte njeriu me i madh i shqiptareve te Kosoves!
Arbeni i dyti dhe Tema dhe Bota sot pas tyre per antishqiptarizem.
I shkreti ti per vehte.
Mesimi nr 1, mos nenshkruaj Rambujene,
Mesimet e tjera jane ZERO.
USA-BE insistonin te nenshkruhej, Berisha-Rugova – jo. Doli djaloshi Thaci, i bindur se duhej nenshkruar, me bisht nder shale shkoj dhe Rugova .
Nuk i meriton nderet qe i bejne.
Utopisti, pasardhesi i Ali Shukriut,
Serbet nuk jane ndalur kurr, qe ta gjejne zevendesimin per Ali Shukriun Rrahman Morinen, Sinan Hasanin e te tjere vrases te popullit shqiptar. E kuptoi BIA serbe qe Kosova do ike nga duart e tyre, prandaj e kuptuan se kush mund ta rrezikonte “Dalai Lamen” e Kosoves. I pari ishte Prof. Ukshin Hoti, pastaj Prof. Fehmi Agani…prandaj u likuiduan. BIA Serbe tri dite para se te shkonte “Utopisti”ne Beograd, kishte angazhuar ne shtetet perendimore miqete e saj zviceran dhe shqiptar per ta zuluar nese do
vritej Rugova. Pasi e moren
pergjigjen e sigurt per rrezikimin e jetes se tij, e transferuan ate per ne Beograd dhe me pas per ne Rome. Lexuesit dhe analistet duhet ta shtojne kete pyetje, perse u vrane prof. Ukshi Hoti, Prof. Fehmi Agani etj. apo perse Rugoven nuk e vrau policia dhe ushtri a serbe. Me amin dhe me konferenca shtypi nuk u debua Serbia, as nga Sllovenia, as nga Kroacia, as nga Bosnja por as nga Kosova. Utopizmi eshte bindje e verberuar. Diaspora beri shume qe Kosova te çlirohej ne bashkeveprim me UÇK-ne dhe Naton nga thembrra e pushtuesit shekullor. Me 24.12.1998 u sulmua Podujeva me rrethine nga makineria vrasetare serbe, kurse ne takime me zviceranet referentet e LDK u thonin zviceranve neve duam te jemi Republik e barabart ne nje Ferderate me Serbine dhe Malin e Zi…
Rugova dhe Fikret Abdiqit ne Bosnje?
Pyetje per komentuesit dhe analistet e njeanshem:
Ishin keta dy personalitete paqesore, njeri ne Kosove dhe tjetri ne Bosnje? A Formuan Rugova ne Kosove dhe Fikret Abdiqi ne Bosnje ushtrite e tyre. Nese i formuan, kunder kujt luftuan luftuan ushtrite e tyre, ose a luftoi ushtria dhe policia serbe kunder ushtrise se Rugoves dhe Fikret Abdiqit? Kush i armatosi keto dy ushtri me armatim modern? Ushtria dhe policia serbe, ciles ushtri i siguroi korridor te sigurt per t’u larguar nga Kosova? Cila ushtri ne Deçan ia dorezoi 50000 arme ushtrise serbe? Cili ushtarak ju drejtua ushtareve te vete, para se t’i benin hapat e pare ne korridorin e siguruar nga ushtria dhe policia serbe me kete fjali “mbyllini gojet tuaja, nga ketu e keni boten para syve”?
Ushtria kaloi ne Shqiperi? Me udhezimet dhe mesimet e cilit ndodhi ky turp? Ne Kroaci dhe Slloveni nuk kishte ushtri paralele, pse?