ANALIZA: Çfarë është berishizmi?

20 Janar 2022, 14:41Blog TEMA

Nga Bledi Kajsiu 

Edhe pse është fenomeni politik më i rëndësishëm i tranzicionit, për të cilin flasim pa fund, në fakt, nuk ekziston një përkufizim i qartë i berishizmit si fenomen i sferës sonë politike. Disa e identifikojnë me kultin e liderit autoritarizmin dhe mungesën e demokracisë, të tjerë me gjuhën e urrejtjes dhe dhunën ndaj kundërshtarit, ndërsa një pjesë e shikojnë si riciklim të enverizmit.

Të gjitha përkufizimet e mësipërme pasqyrojnë aspekte të rëndësishme të berishizmit, por nuk kapin thelbin e tij si fenomen politik. Mungesa e demokracisë, gjuha e urrejtjes apo autoritarizmi janë pasoja të logjikës politike berishiste. Ndaj, për të kuptuar dhe përkufizuar drejt berishizmin duhet të identifikojmë logjikën politike bazë të këtij fenomeni që prodhon më pas të gjitha ato karakteristika, që ne i identifikojmë me të që nga autoritarizmi deri te dhuna. Logjika politike e berishizmit bazohet te dy mekanizma thelbësore. Së pari, transformimi i kundërshtarit politik në armik.

Berishizmi nuk njeh kundërshtarë që kanë të drejtën të mendojnë ndryshe, por armiq që duhen shpartalluar sepse janë thellësisht të korruptuar dhe të kapur nga forca të errëta. Së dyti, përkufizimi i armikut më shumë se në raport me ndonjë parim specifik politik apo ideologjik bëhet në raport me marrëdhënien e tij me Berishën. Nëse është me Berishën, është mik; nëse është kundër tij, është armik. Pra, në logjikën berishiste, Berisha është burimi i normës politike që ndan të mirën nga e keqja.

Dallimi mes kundërshtarit dhe armikut politik është thelbësor këtu. Prodhimi i armikut është karakteristika thelbësore e politikës (nëse i besojmë teorikut gjerman Carl Schmitt, që jo rastësisht ishte simpatizant i ideologjisë naziste). Pra, politika në vetvete nënkupton krijimin e identiteteve politike kolektive në raport me një armik të caktuar. Antagonizmi mes “ne” (demokratë apo berishistë) dhe “ata” (socialistëve apo ramistë) përbën esencën e politikës.

Ama, ndryshe nga sa mendonte Schmitt, dhe siç kanë argumentuar teoricienë të majtë që janë bazuar mbi veprën e tij teorike, armiku duhet dhe mund të transformohet në kundërshtar. Ky në fakt është thelbi i politikës demokratike dhe dallimi i saj me politikën autoritare apo totalitare, qoftë komuniste apo fashiste. Në politikën autoritare apo totalitare nuk ka kundërshtarë, por vetëm armiq politikë.

Ai që nuk mendon si lideri apo partia, është tradhtar, i korruptuar ose idiot. Për pasojë, kundërshtari politik e ka vendin ose në varr, ose në burg, ose në çmendinë. Nuk është rastësi që në regjimet komuniste të Evropës Lindore jo vetëm burgjet, por edhe çmendinat mbusheshin me armiqtë e regjimit. Për pasojë, në regjimet autoritare apo totalitare mobilizimi politik i ngjante shumë mobilizimit luftarak.

Në politikën demokratike, nga ana tjetër, ai që nuk mendon si unë nuk është armik, por kundërshtar. Koncepti i kundërshtarit i njeh palës, me të cilën unë përballem, të drejtën për të ekzistuar politikisht, pa e degraduar në kategoritë e armikut që duhet eliminuar me çdo kusht. Kundërshtari politik është dikush që është në të drejtën e vet të mos mendojë si unë dhe të ekzistojë në skenën politike. Armiku jo.

Në fakt, transformimi i armikut në kundërshtar është një nga arritjet e mëdha të liberalizmit që pranon se shoqëria është plurale dhe se i njëjti fenomen mund të shikohet, perceptohet dhe kuptohet në mënyrë legjitime nga pikëpamje të ndryshme. Kështu, politika transformohet në vazhdimin e luftës me mjete të tjera (sipas shprehjes së famshme të Foucault). Pra, konflikti dhe përballja sociale është e paevitueshme, por ajo nuk bëhet në mënyrë luftarake dhe të dhunshme.

Kthimi i kësaj logjike me kokë poshtë është esenca e Berishizmit që politikën e koncepton si luftë. Që nga viti 1991 e deri sot Berisha ka transformuar kundërshtarët e tij politikë brenda dhe jashtë PDsë në armiq që duheshin fshirë nga skena politike. Kjo ka stimuluar vazhdimisht dhunën në përballjen e berishizmit me “armiqtë” që nuk kritikohen, por denoncohen dhe demaskohen si qelbësira që duhen nxjerrë me forcë (ligjore dhe antiligjore) nga skena politike. Protesta e 8 janarit ishte thjesht shembulli më i fundit i këtij fenomeni.

Fatos Nano u fut në burg, mocionistët u larguan dhunshëm nga PD-ja duke u cilësuar si komunistë, spiunë dhe tradhtarë, të gjithë kryetarët e PD-së që nuk kanë qenë dakord me Berishën janë dhunuar verbalisht dhe fizikisht, deputetët socialistë u rrahën në sheshin “Skënderbej” teksa protestonin kundër masakrës elektorale të vitit 1996, protestuesit për korrupsionin e Ilir Metës u vranë në 21 janar 2011 në bulevard.

Historia e gjatë e dhunës brenda dhe jashtë PD-së është produkt i transformimit të kundërshtarëve politikë të Berishës në armiq që duheshin eliminuar edhe fizikisht. Thirrja që Berisha u bëri mbështetësve të tij për ta nxjerrë Bashën me dhunë nga selia e PD-së ishte kulmimi i procesit të transformimit të Bashës në armikun më të urryer të demokratëve. Nxjerrja e tij me dhunë nga selia e PD-së dhe dhunimi fizik i mbështetësve të tij ishin të paevitueshme në mos për ndërhyrjen e policisë.

Formula që Berisha përdor për ta transformuar kundërshtarin në armik është konstante, ajo përsëritet prej 30 vitesh. Armiku është gjithmonë thellësisht i korruptuar, pervers dhe i kapur nga forca të errëta, qoftë krimi apo forca antikombëtare si “greku” dhe “serbi”. Kallëpi i armikut nuk ndryshon, ai thjesht herë mbushet me Nanon, herë me Metën, herë me Ramën dhe sot me Bashën. Të njëjtat akuza që bëhen sot për Bashën si i korruptuar, pervers, i kapur nga forcat e errëta Rama-Soros dhe nga krimi, janë identike me ato që bëheshin dje për Fatos Nanon, Ilir Metën dhe Edi Ramën.

Kjo nuk do të thotë që të gjitha akuzat e Berishës janë gënjeshtra. Ama, artikulimi i armikut si një qelbësirë që nuk ka të drejtë të ekzistojë në sferën publike nuk ka lidhje fare me të vërtetën. Berisha është i aftë të transformojë në armiq të urryer edhe persona të respektuar që kurrë nuk janë përfolur për korrupsion. Mjafton të kujtojmë rastin e Ina Ramës, një nga juristet më të afta të vendit tonë dhe një nga vajzat më të respektuara në qytetin e Durrësit, që Berisha e shpalli “lavire bulevardi”.

Në një shoqëri si e jona ku qeverisja fluturon gjithnjë e më larg qytetarit, në aeroportet pa fund dhe pa sens që ajo ndërton, nevoja për të kanalizuar frustrimin dhe urrejtjen është primordiale. Dhe Berisha është mjeshtër për ta kuptuar këtë dhe për t’u krijuar mbështetësve të tij dikë që ta urrejnë me gjithë zemër. Në pamundësi për të mobilizuar me shpresë, ai mobilizon me urrejtje. Ai ka edhe karizmën politike, edhe kallëpin e gatshëm të armikut për ta bërë këtë me sukses.

Transformimi i Bashës në “qelbësirë” nënkupton se vendimi për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar nuk është më produkt i një mendimi ndryshe, nuk është një aksion që Basha dhe mbështetësit e tij e mbrojnë sepse ata mendojnë se është në të mirë të PD-së. Ky vendim tashmë reduktohet te tradhtia, perversiteti dhe korrupsioni i Bashës. Pra, vendimi i Bashës nuk është akti i një kundërshtari, por i një armiku politik. Si i tillë ai nuk mund të debatohet apo analizohet në mënyrë racionale, por thjesht duhet të demaskohet dhe luftohet, qoftë edhe me mjete rrethanore si varretë.

Ky artikulim i Bashës si armik ishte një nga arsyet (jo e vetmja) që e bëri të pamundur zgjidhjen demokratike të konfliktit brenda PD-së. Që në momentin që Berisha e shpalli Bashën peng të Ramës, bërja e një kuvendi apo referendumi që me procedurë duhej miratuar nga organet e kryesisë së Bashës, u bë e pamundur. Për pasojë, Berisha krijoi struktura paralele që e mohonin legjitimitetin e Bashës që para se ky i fundit të rrëzohej me votë.

Këtu vijmë te mekanizmi i dytë politik i Berishizmit, përcaktimi i armikut thjesht në raport me Berishën. Ndryshe nga enverizmi që kish një dimension të thellë ideologjik (nacional-komunizmin), berishizmi nuk ka një bosht të qartë ideologjik apo politik, në raport me të cilin përkufizohen armiqtë. Ai nuk është thellësisht as konservator, as nacionalist, as socialist dhe as liberal. Me të njëjtën lehtësi se si dje Berisha miratonte martesat gey, sot e shpall veten konservator.

Ndaj përkufizimi i armikut nuk bazohet te ndonjë e dhënë e tij ideologjike apo ndonjë parim politik si antikorrupsioni, por thjesht te marrëdhënia me Berishën. Nëse Meta apo Duka ishin dje kriminelë dhe të korruptuar sepse kundërshtonin Berishën, sot janë shtylla të demokracisë sepse janë krah tij. Ndaj akuza më e rëndë që Berisha i bën Bashës nuk është mungesa e demokracisë apo paaftësia e tij për ta sjellë PD-në në pushtet, por besëprerja dhe pengmarrja nga Rama. Të dyja këto janë akte tradhtie ndaj Berishës dhe për berishistët të vetmet mëkate të pafalshme të Bashës.

Mjafton të kujtojmë që PD-ja kish kohë që vuante nga mungesa e demokracisë nën udhëheqjen e Bashës. Strukturat e saj ishin rrumpallë, shumë forume që nga ai i grave dhe FRPD-ja ishin me mandate të skaduara. Po kështu, në tetë vite opozitë koleksioni i humbjeve politike të Bashës ishte impresionant dhe thjesht kulmoi me 25 prillin.

Pa përmendur thashethemet që gëlonin brenda dhe jashtë partisë se ai vegjetonte në krye të PD-së për t’u pasuruar nëpërmjet kunatit të tij të famshëm. E megjithatë, berishizmi e rizgjodhi Bashën kryetar në qershor të viti 2021, menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Ata i falën atij mungesën e demokracisë dhe paaftësinë në lidership për sa kohë ishte në një linjë me Berishën. Ata e bën veshin shurdh ndaj akuzave se Basha po e përdorte PDnë për t’u pasuruar. Vetëm në momentin kur Basha mori një vendim që binte ndesh me interesat dhe qëndrimin e Berishës ai shpallet armik. Pra, përkufizimi i Bashës armik nuk ka asnjë bazë politike, ideologjike apo morale përtej marrëdhënies së tij me Berishën.

Është ky dimension i berishizmit që riprodhon dhe forcon kultin e individit, që e bënte të pamundur jo vetëm debatin logjik, por edhe demokracinë e brendshme në PD. Në një lëvizje politike ku lideri është burimi i normës, ai nuk mund t’i nënshtrohet asaj. I njëjti parim politik që PD-ja kish kërkuar për politikanë të tjerë, largimin e tyre nga Parlamenti sepse ishin shpallur nongrata nga SHBA-të, nuk aplikohet në rastin e Berishës.

Ai nuk mund t’i nënshtrohet normës sepse është prodhues i saj. Ky, në fakt, është përkufizimi i monarkisë absolute ku mbreti prodhon normat dhe për pasojë është mbi to. Është një nga arsyet se përse Luigji i 14-të i Francës deklaronte “Shteti jam unë!”. Ndaj berishizmi shpesh tingëllon si një lëvizje mesjetare. Jo thjesht sepse përdor shkallë dhe varre për të marrë kështjellën moderne të PDsë, por sepse logjika e tij politike është thellësisht monarkike.

33 komente në “ANALIZA: Çfarë është berishizmi?”

  1. dinjiteti says:

    MBLEDHJE E LARTE TOKSIKE,,,

    1. Draper dhe Cekan says:

      DNA e degjeneruar
      E pa riparueshme
      Semundje kronike

  2. BB says:

    Nje artikull vertet profesional.
    Bravo Bledi.

  3. Atdheu says:

    Gangrena e Shqiperise.

  4. emigranti says:

    eshte nje minim i demokracise saliu e shfrytezoj cdo gje per vete me mire ENVERI SE SA SALIU

  5. qytetar says:

    E ke zgjat shume.
    Thjesht.
    Ku shkel Bershizmi nuk mbin me bari.
    Tung

  6. qytetar says:

    E ke zgjat shume.
    Thjesht.
    Ku shkel Bershizmi nuk mbin me bari.
    Njrez we dine vetem te shkaterrojne.
    Dhe miqte e mi thone…Lexhenda.
    Tung

  7. qytetar says:

    E ke zgjat shume.
    Foto we thote gjithçka per njerezit normale.
    Thjesht.
    Ku shkel Bershizmi nuk mbin me bari.
    Njerez ee dine vetem te shkaterrojne.
    Dhe miqte e mi thone…Lexhenda…keqardhje per ta
    Tung

  8. landi says:

    O djale i blere , po ky sikur e filloi nga anetaresia levizjen? Nderkohe ti ke nje autokrat ne PD dhe nje autokrat ne PS.Te gjithe ju anal-istat keni cmimin tuaj…

    1. Satër says:

      Luli i pd autokrat ! Po ky më 8 janar u bë për herë të parë krytar i pd-së ! Ai i shkreti gjithë këto vite kolovatej brënda brekusheve të plakut dhe gjith sa bënte ishte përhapja dhe shpërndarja e gazrave tek mbështetsit, miltantët, apo paramilitarët ! I ushqente ! Aq mirë e bënte kët punë sa edhe mbas humbjes së 25 prillit , as nga plakarruqi që e mbante në brekushe por as edhe nga baza e paramilitarve nuk pat kontestime por në një atmosferë plot gazra dhe hare e rizgjodhën me mbi 70% të votave për të bërë atë që kishte bërë për 8 vite, dmth. “kryetarin”!.

    2. Turp per dumbabistët says:

      O Landi.
      Te keqen xhaxhi, lexoje edhe nje here, ose shumë here artikullin e Bledi Kajsiut, sepse nuk e ke kuptuar me duket.

  9. Sali kerma says:

    Sokrates ka thene: “filozofia eshte profesioni i te papuneve dhe dembeleve me inteligjence te ulet” :-). Bledi, ke shpenzuar shume kohe dhe energi duke filozofuar me ‘berishizmin’. Eshte mire te merresh me ndonje pune tjeter me te dobishme se filozofimi mbi shpellarin Berisha. Si eshte e mundur te perkufizosh ‘berishizmin’ si fenomen te sferes politike? Sali Berisha eshte thjesht nje shpellar, qe ka fjetur shume kohe me bagetite, kacak, kriminel, hajdut, mashtrues….gjithshka e keqe qe mund ta karakterizoj nje person. Fatkeqesia eshte se nje pjese shume e madhe e shqiptareve e ndjekin dhe adhurojne. Sali kerma eshte tarallaku me i zgjuar nder tarallaket e tjere.

  10. Fred says:

    Sa per kujtese, z. Kajsiu, ne fillimet e shek. 20, ne Shqiperi funksiononin me se miri 4 aeroporte. Po sot, ne boten me kaq shume nevoje per levizje dhe komunikim te njerezve dhe mallrave, perse te duken shume e te panevojshme 3-4 aeroporte per Shqiperine, siç shprehesh ti, z. Kajsiu???

  11. Dajti says:

    Shkrim I mire por per ate pjese te ahqiptareve qe kane akoma iluzione per Saliun,po shqiptaret e dine me kohe se Saliu eshte nje vrases dhe mashtrues ordiner,thjesht njeri shpellash.

  12. Referendum per arrestimin e koleres sali says:

    Berishizmi eshte ,bashkimi i komunisteve fanatik me llumin e shoqerise ku perfshihen hajdute,injorante,rrugace,e lloj mbeturinash te soc dhe na doli nje konglamerat antishqiptar qe shkatrronte ,digjte e vriste ne emer te saliut per tu pasuruar….

  13. Cipini says:

    Te lumte, je gjithmone ne krye te analizes llogjike pa kompromis.

  14. Martin says:

    Berishizmi eshte trashegimia e enverizmit ne nje popull te prapambetur patriarkal e farefisnor.

    1. John says:

      Si puna jote me emrin Martin.

  15. Valbona says:

    O Kajsi, kam shume respect per njohurit dhe personin tuaj, por Saliu eshte specie unikale,eshte aqe i nyt sa nuk mund te imagjinohet, edhe ata qe i shkojne nga pas e dine, por interesi i con mbas tij.Saliu Kajsi eshte specie mesjetare,pavaresisht se ka qen mjek,nuk ka lidhje me humanizmin,thjesht njeri shpelle.

  16. Asd says:

    Ka nje gafe kur permend “politika eshte vazhdim i luftes me mjete te tjera”. Shprehja e sakte eshte: “Lufta, eshte vazhdim i politikes me mjete te tjera”.
    Gjithesesi Kajsiu nuk ka dale dot nga guaska e lektorit te ndonje universiteti ku punon. Nuk eshte lodhur ta pershtase per gazeten.

  17. Skenderbegasi says:

    -C’eshte berishizmi?
    Nje titull ne shkrim
    qe te jep pershtypjen
    e nje filozofie
    te nje teorie
    apo te nje rryme te kohes
    shume me tej nesh.
    Mjaftonte paragrafi
    ne pjesen e fundit
    te artikullit
    me ndonje fjale te
    korrigjuar ku citonit:
    – Ndaj berishizmi shpesh tingellon
    si nje levizje mesjetare.

  18. Doktor Adhamudhi says:

    Shume qenke lodh dhe ti,me na tregu kush eshte berisha dhe berishizmi,berishizmi,simbas disa analistave vicidoliane,eshte rrotkarizem,sociopatizem,pamoralizem,anti shqiptarizem,delirizem,mashtruuizem dhe laskarizem

  19. american16al says:

    Berishizmi eshte vazhdim i kultures komuniste te drejtimit te pushtetit sic jane, diktarura, nipotizmi, multi i idividit, etj……
    Berisha perfaqeson nje person qe punon per familjen dhe klanin e tij duke krijuar nje korrupsion mbyter duke e kthyer Shqiperine si Haiti…Ai eshte nje bastard e tradhetar i kombit.
    Sa per ata qe i shkojne pas, jane lolo qe nuk kane karakter dhe personalitet.

  20. X says:

    Organizate kriminale..komuniste!

  21. Shqiptari says:

    —Mire,interesante analiza e Kajsiut!Eshte nje portretizim i sakte mbi kete fenomen postkomunist i cili iu la neper kembe shqiptareve nga regjimi komunist.
    —Por mendoj se ky “fenomen” duhet pare ne nje plan me te gjere dhe ne nje kendveshtrim me te sakte.
    Se pari-Berisha eshte edukuar si i ri komunist,si komunist,si aktivist politik ne superstrukturen komuniste per shume vite ( kur u be president mars 1992 ai ishte rreth 50 vjeç)
    —Se dyti- Berisha eshte me origjine malesor,i lindur dhe i rritur deri 15 vjeç ne malet e Viçidolit).Familja e tij patriakale ka injektuar ne gjakun e tij disa nga karakteristikat e malesoreve te viteve 60-te si krenaria,ashpersia,kembengulja,mungesa e tolerances,lufta deri ne vdekje me kundershtarin,bajraktarizmin,mungesa e tolerances dhe e terheqjes kur duhet bere kompromis,mosbesimi dhe pabesia,ashpersia dhe kaçakeria ne rastet kur nuk arrihen qellimet dhe shume te tjera.
    —I rritur si mjek mes njerezve ne te larte te pushtetit komunist,duke fituar privilegje ne shkollim,karriere,detyra dhe karrige qe i siguronin jete shume here ne te mire se populli qe nuk mbushte barkun me buke,mesoi mire se çfar isht pushteti dhe si mund te mbahej ai.
    —Se treti-Edukimi i tij politik komunist u zevendesua me nje lloj Eklektizmi Anarkik duke deformuar rende parimet baze te shtetit te se drejtes dhe ato te demokracise.
    Ne menyren si zhvillohen dhe fitohen zgjedhjet(1996)
    Ne menyren dhe mjetet qe perdoren per te marre pushtetin
    —Berisha e ka lexuar “Princin” e Makiavelit,ashtu siç kishte lexuar klasiket Marksiste-Leniniste,per rruget dhe mjetet si mund te merret pushteti dhe si ai te mbahet gjate.
    —Ky fenomen negativ,primitiv ka demtuar rende psikologjine e shqiptareve,qendrimin dhe sjelljen e tyre ne raport me ligjin,shtetin,institucionet,pronen publike,te drejten dhe detyrimet qe ka çdo shtetas.

    —Nje nga qedrimet me kriminale te ketij individi eshte qendrimi komunist ndaj prones pervate dhe tregut te cilat jane deformuar ne menyre krejt te pandreqshme.
    —Persa i takon perballjes me kundershtaret”Armiq” ky Salier shqiptar,eshte modeli me i shentuar i nje shtetari.
    Ne vitin 92 shqiptaret dolen nga bunkeret dhe tunelet e Enverit,por Berisha ngriti Barrikada dhe bunkere te rinje.
    Se fundi—Kjo mbetje e lodhur e komunizmit shqiptar nuk di te terhiqet kur deshtin,nuk e njeh humbjen,doreheqjen dhe largimin kur duhet.

  22. Titi says:

    “Ne” dhe “Ata” kete perkufizim e kam ndeshur MBA’s zgjedhjeve te 2005 kur ndaheshin llokmat e fitores se PD.
    Po te ishe I lindur ne Tirane edhe po te ishe simpatizant apo anetar I PD do quheshe “Ata”
    “Ne” apo i ” joni” ishin vetem te perbetuarit e Berishes
    PD-ja ska asnje lidhje me demokracine.

  23. N.MEHMETI says:

    Kot je perpjekur o zoti Kajsiu te na spjegosh BERISHIZMIN si ideologji…!
    Një perpjekje skolastike !
    Por çfarë eshtë në të vertetë Saliu?
    Saliu or mik eshtë një
    M A S H T R U S, I SËMURË PER PUSHTET….
    NJË MASHTRUES PRIMITIV,
    NJE BAJRAKTAR MEDIOKËR
    NJË ANARKIST SHEMBULLOR,
    NJE HAKMARRES EGOIST, i semure per pushtet…!
    GENJEN QE TE MBIJETOJE, TE BEHET I VEMENDSHEM
    DHE TE KETE PUSHTET ME ÇDO KUSHT…
    U EMBELSUA NGA PUSHTETI
    DHE I DUKET VETJA SE E KA LINDUR SHEQERJA MBI KAL….
    I DHUNSHEM, I PELQEN VETJA DHE I ESHTE MBUSHUR MENDJA SE VETEM SALIU ESHTE I ZOTI TE SUNDOJE SHQIPERINE…
    KULTURA POLITIKE E SALIUT JANE CA DOGMA TE MESUARA NGA SHKOLLA DHE FORMAT E EDUKIMIT QE PERDORTE PARTIA E PUNËS…
    Po, Saliu eshte nje karierist v o l u n t a r i s t….(kur pushtetari mbivleson vullnetin e tij…vuluntarizmi ish thelbi i endrres se çmendur hitlerjane…)
    Por mbi te gjitha Saliu eshte mashtrus mitoman , nje genjeshtar i semure qe per te terhequr vemendjen e opinionit publik i beson edhe vet genjeshtrat qe thotë…
    E thone vet tropojanet qe e njohin…
    SALIU
    NJEHERË FLET
    DY HERË GENJEN…
    Hiqini Saliut pushtetin e Paras dhe do shikoni se çfare langaraqi eshte Sali T r a p i ….
    Edhe diçka:Po te ish nje qytetar i zakonshem dhe te kish bere ato krime qe ka bere Saliu, do ish varur me kohë nga kembet te sheshi Skenderbej…
    Saliu mbrohet!
    Kush e mbron?!….

  24. Berishizmi ështe ;vrasje,shkatërrim,gjak,krim,kusari,korrupsion,vjedhje,degjenerim,vulgaritet,primitivizëm dhe frymëzënie e shoqërisë.

  25. Olimpia says:

    Berisha eshte sinteza e trbalo anarkise e perzjere me nazizmin primitiv.
    Forca è tij qendron ne grupimet njerezore qe vershuar drejt qendrave urbane duke vjedhur, rrembyer, pevehtesur toka dhe pasurine e pa fund shtetrore.Berishizmi eshte thjeshte nje trbalizem anarkike mesjetar.
    Kaq.

  26. ********** says:

    Berishizmi eshte i njejti m….si greqizmi…

  27. rexha 10 says:

    Brishizmi nuke duhet te permendet fare mbase viteve te luftes se dyte boterore ,sepse nuke ngjason ,apo ti afrohet sadopake sistemeve te komunizmit ,apo sistemit tjeter demokratike . – Nuke munde te krahasohet ase me shtetet ku sundon mbretenia .
    Per mua BERISHIZMI eshte nje kulte e nje diktatori demon ,ku munde qe te te shpalle mike ,apo armike ne baze te interesave qe ka ,dhe per ta arritur ate qe done te beje ,nuke mendone per gjitha pasojat qe munde te kene kosto te madhaja, edhe me jete te humbura . ESHTE I i gateshem qe ta vrase te gjithe popullin e tije ,vetem e vetem te qendroje ne pushtet . pushteti i berishes ,krahasohet vetem ne kohen e feudalizmit ,ku njerzit qe nuke paguanin haracin ,ju pritej koka ne vende . Pushtetet te tilla kaqe te rreziksheme i kane perjetuar vendet e Amerikes latine .
    BERISHIZMI = RENDIN FEUDALE TE MESJETES .
    Cudia me e madhe eshte qe berishizmin mundohen ta krahasojne me sistemin e rebuplikaneve te shba . Ase mbreti ,edhe se e gjeti vendin rrumpalle e beri shtete me ligjet me te forta,nuke munde te krahasohetme Berishizmin.Ndersa ky e gjeti shtetin me gjithe ligje ,dhe e ktheu ne nje shtete rrumpalle ,ku te jetonte ai qe ishte me i forti . ,Me pake fjale ,shtete ku luftohej per ekzistence .

  28. Sokrati says:

    Berishizmi eshte sharlatanizem!
    Nuk ka nevoje te shkruani gjate, te futeni ne teori abstrakte dhe te beni ndonje shpikje, kur berisha eshte ende gjalle e i pakallur. Cfare eshte kjo qenie? Nje sharlatan: mashtrues, dinak, mburravec, dallkauk, egoist, i dhunshem, primitiv, shpirt lig, aspak njerezor, makut dhe e gjithe sjellja e tij eshte thjesht sharlatanizem = peshtirosje, qe te sjell zorret tek gryka!
    Sharlatanizmi ka ndjekesit e tij, qe jane sharlatanet e vegjel ose te veckel, te pashpirt, servile, interesaxhinj, idiote pa asnje norme, bertites, mitingashe, qe dine te ngrene dy gishtat lart dhe te perdorin hunjte, guret, levat, cadrat, molotovin, dinamitin, bombat, zjarrin dhe mjete te tjera rrethanore, cfare t’u zere dora.
    Ky eshte sharlatani, qe ka patur nen hyqme nje popull dele, te cilin e neperkembi sa s’ka me keq! Kishte nje parti ”prone te tijen”, e dorezoi dhe u pendua… tani na mburret se do te beje ”revolucion”, per te miren e shqiptareve, nderkohe eshte damkosur me vulen e zeze te njeriut korruptuar nga DASH – ndihma me e madhe per Shqiperine, qe i jep mundesine Drejtesise shqiptare te ndaloje bajlozin. Kur!? Nuk ka me kohe! O sot, o kurre!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje