Të gjitha në një ditë...

17 Janar 2022, 20:35Blog TEMA

Nga Astrit Patozi

Ndërkohë që Sulltani i Turqisë pritej me nderime të larta në Tiranë, Presidenti i Shqipërisë, pothuajse i braktisur prej të gjithëve, kishte vajtur të qante në Lezhë tek varri i Skënderbeut.

Po në ato orë patetiko-patriotike u shty sërish për në përjetësi gjyqi për ish-ministrin e Brendshëm, por po ashtu edhe vendimi i Kushtetueses për fatin e mëtejshëm të Presidentit. Autori dihet që është Covidi, armiku i padukshëm, sipas kryeministrit, i cili në Shqipëri më shumë është problem për drejtësinë, se sa për spitalet dhe azilet e pleqve.

Ndërkohë, Presidenti i Republikës, i cili pret (mos)shkarkimin nga shtyrja e gjyqit, është shumë i shqetësuar për 6 bashkitë e vendit, që kanë mbetur prej dy vjetësh pa kryetar. Por ngaqë nuk është kaq e lehtë ta mësosh se atje duhen bërë zgjedhje, u ka nisur letra faktmbledhëse disa institucioneve. Sepse Shqipëria është një shtet strikt ligjor dhe kushtetues, ku presidenti nuk është vetëm kreu, por dhe simboli i tij. Deri tani ka kërkuar sqarime nga KQZ dhe qeveria, por nëse përgjigjet e tyre nuk mjaftojnë, letra mund t’i shkojë edhe Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në parlament sesioni i ri i legjislaturës nis me një betejë epike mes dy gjysmave të opozitës për legjitimitetin e vulës, ku e vetmja akuzë për qeverinë është se ka zgjedhur njërën palë në dëm të tjetrës.

Që të gjitha këto në një ditë…ndoshta si një kushtrim i qartë për të mos e humbur shpresën, sepse asnjëherë nuk duhet menduar me pesimizëm që më e keqja ka mbërritur në këtë vend…

3 komente në “Të gjitha në një ditë…”

    1. Matrapiku says:

      O Patos shallapi, si mund te ironizosh (shkoj te qante te vari i Skenderbeut) nje politikan qe mer guximin te perkujtoj heroin to e Kombetar ??
      .
      Dhe nuk i lepihej Sulltanit, paraadhesit e te cilit as kockat e varroi nuk i lane armikut te tyre (Skenderbeut), por ja perdhosen, sic perdhosen te gjithe Arberin.
      .
      Si ka mundesi te keni lajthitur te gjithe politikanet, historianet, gazetaret … qe as nje artikull ose emisjon nuk i dedikuat Skenderbeut ne pervjetorin e tij, por gjithcka pwr Sulltanin.
      Te gjithe e keni shitur bythen tuaj te qelbur ???

  1. Anticensure??? says:

    Edhe ky birbo ka mare nje luge druri dhe trazon çorben ne kazanin e politikes shqiptare, veçse eshte “kalores me fytyre te vrerosur”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje