Drejtorët e marketingut të Shqipërisë dhe gazetarët e Kosovës përballë Sali Berishës

14 Janar 2022, 11:19Blog TEMA

Nga Alba Malltezi

Përballja e gazetarit të Kosovës Imer Mushkolaj me ish-kryeministrin Sali Berisha bëri bujë të madhe këndej kufirit shqiptar. Ishte lajmi kryesor i mbrëmjes dhe frymëzim për qindra postime ku gazetari përgëzohej për kurajon se ia tha në sy Sali Berishës se “nuk kishte moral të fliste ai për dhunë në protestën e 8 janarit, kur më 21 janar qëlloi dhe vrau katër protestues të partisë kundërshtare”, pastaj i renditi thyerjen e embargos me furnizimin me naftë të Milloshevicit, pastaj firmat Piramidale, pastaj zhdukjen e Remzi Hoxhës etj. etj.

Të gjitha këto ngjarje nuk janë investigime sekrete të nxjerra në dritë nga ndonjë supergazetar i çmimeve Pulitzer, janë ngjarje të ndodhura në sy të të gjithëve. Për shembull: Nafta që kalonte në të gjitha format dhe mënyrat nga Liqeni i Shkodrës drejt Malit të Zi e Serbisë, në kohën e lavdisë së Berishës dhe luftës në Kosovë, kush nuk e ka parë të bëhej? E megjithatë, në gjithë këto vite, në sallonet e moderatorëve të superpaguar të televizioneve shqiptare, askush nuk ja ka bërë këto pyetje ish-kryeministrit të padorëzueshëm përballë asgjëje, z. Sali Berisha.

Ndoshta, me gazetarinë shqiptare kemi një keqkuptim të madh? Ndoshta, në këto sallone të Tiranës, ku ne kujtojmë se janë gazetarë që debatojnë me politikanë, në të vërtetë kemi Drejtorë Marketingu, Anëtarë Bordesh, Specialistë Ujësjellësi, Këshilltarë politikanësh, Sekserë pronash e ndërtimesh? Pra, a kemi ne gazetarë në përballjet publike?

Sali Berisha mbrëmë, ndoshta për herë të parë në jetën e tij, ndodhej përballë një paneli me gazetarë të Kosovës, herë të tjera, si mund ta vinin përpara përgjegjësisë profesionistë të fushave të ndryshme të administratës, spitaleve, universiteteve? Ata janë vartës të tij edhe më keq se vetë politikanët.

7 komente në “Drejtorët e marketingut të Shqipërisë dhe gazetarët e Kosovës përballë Sali Berishës”

  1. Superhajduti says:

    Ashtu eshte. ?

  2. baca says:

    hahahaha qeros Fevziu i pari ne liste.

  3. Sul Koburja says:

    Pas këtij Shqipes se Kosovës,pres që ta pyesin për këto çështje Prokurorët e SPAKUT.Sali kështu si e ke zënë atë të Sheqeres ke për të ngrënë.Shumë shpejt

  4. Adhurueset e Mëros says:

    Kjo dy- qindarkëshja me kollovarin e vet Kar-lo merr para me shumice nga iceneratoret e plehrave !? Per reklame thotë ?! Reklame plehrave !! Çfarë reklame ??!! Reklama behet per te fituar treg dhe kliente ?! Plehrat ishte caktuar do digjeshin tek iceneratoret. Donte apo sdonte Karlo jot. Atehere mund te na spjegoje kjo hajdute breksalep cfare reklamonte ??? Perse merrte leke nga iceneratoret ?? Kurve dyqindarkeshe.

  5. On says:

    M9re ndonje gje 1 euro kto dite

  6. Pensionisti i Porcelanit says:

    KOMUNISTI SALI VUK KARAXHICH VURI NE JETE MESIMET E SHOKUT ENVER

  7. Indignados says:

    Nuk e lexoj kete se e di se cfare thote pa e lexuar. Shoh vetem se si ka ndryshuar pamja e saj; sa me e kuruar eshte dhe sa te shtrenjta veshjet e aksesoret. Duket qe 1€-shi Kar(i)lo Bol(ja)ino i ka ecur mire ekonomia dhe bizneset nenpronat tona te marra me 1€

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje