Nga Skënder Minxhozi
Në tetë janar u sulmua selia e Partisë Demokratike. Me të gjitha mjetet e arsenalit të një proteste të dhunshme, si ato që Shqipëria ka njohur jo rrallë në dekadat e fundit. Sali Berisha dështoi në këtë aventurë të dhunshme jo vetëm sepse Lulzim Basha kishte zgjedhur dyer të forta dhe xhama të trashë dritaresh, por sepse në thelb Doktori u braktis nga ata që kujtonte se i kishte me vete. Një mijë veta janë shumë pak për të marrë një seli me histori 30 vjeçare, disa mandate qeverisëse, e plot foto presidentësh e kryeministrash në muret e saj.
Tani të gjithë brenda Foltores e kanë të qartë se nuk do të ketë pushtim të SHQUP-it. Vula dhe selia mbetën në duart e atyre që duan largimin e Berishës nga PD dhe këtij të fundit i mbetet të kërkojë një godinë dhe një emër të ri për partinë private që do ta përdorë si strehë kundër amerikanëve.
Berisha dhe të tjerët vijojnë të kapen fort pas idesë se Lulzim Bashën nuk e do askush, se ai është pakicë dhe për pasojë duhet të hapë krahun. Janë kaq të bindur në këtë ide sa bëjnë sikur harrojnë se ishin po këta persona, së bashku me Berishën në krye, që certifikuan me heshtje apo me duartrokitje rizgjedhjen qesharake të Bashës me 41 mijë vota në krye të partisë, pas humbjes së katërt elektorale.
Megjithëse në thelb kjo është e shkuara, në rrafshin kronologjik të ngjarjeve, e tashmja ka të bëjë në një masë të madhe me atë që ndodhi gjatë verës së vitit 2021. Kushdo brenda Foltores mund t’i përplasë sot në fytyrë Lulzim Bashës Kuvendin e 10 dhjetorit në stadium, ashtu si dhe referendumin e një jave më pas, kur Berisha e shkarkoi me një votim të organizuar nëpër lokale e kafene fshati. E vërteta është gjithsesi e ndryshme dhe gjendet mes rreshtave të procedurës.
Askush në PD dhe rreth saj nuk është në gjendje të thotë se proceset e nismat statutore që kanë vënë në lëvizje dy kampet pas shtatorit, kanë një farë integriteti dhe meritojnë të merren si të paanshme dhe si pika reference për atë që ka ndodhur. As 4220 formularët e zyrës së Edi Palokës nuk u verifikuan nga palë të treta, as dy kongreset e Air Albania dhe të Pallatit të Kongreseve me votimet dhe ngritjet e duarve si në mitingje, nuk u verifikuan sa të sakta ishin. Edhe referendumi për shkarkimin e kryetarit të PD nuk u zhvillua në kushtet e pranisë, kontrollit dhe certifikimit të një pale të paanshme. Berisha dhe Basha vetë kanë propozuar, vetë kanë votuar, vetë kanë vulosur. Kjo është e vërteta e asaj që ka ndodhur me nismat politike të katër muajve të fundit në Partinë Demokratike dhe në Foltore.
Sot demokratët kanë vetëm një rezultat formalisht të pranuar nga të dyja palët: rizgjedhjen e Bashës kryetar në qershor. Sado ironik dhe qesharak të duket ky konstatim, kjo është e vërteta therëse e një partie që la në krye pas 25 prillit një person që duhej të ishte dorëhequr qysh në vitin e largët 2017! Treni që kalon në stacion nuk kthehet më mbrapsht. Duhet të presësh tjetrin!
Sa për nivelin e mbështetjes/kontestimit të Lulzim Bashës brenda partisë, mjafton që kundërshtarëve të Lulit t’u kujtohet një precedent i thjeshtë në Evropën Perëndimore. Në vitin 2016, në një sondazh të porositur nga gazeta prestigjioze “Le Monde”, presidenti i republikës i kohës François Hollande gëzonte vetëm 4% të mbështetjes së votuesve francezë. 96% e tyre kërkonin largimin e tij ose thjesht nuk e pëlqenin. Megjithatë askush nuk mori heshta, matrapikë dhe shkallë bojaxhinjsh për të sulmuar muret e dritaret e Pallatit Elysee. Të gjithë, qytetarë dhe opozitarë të François Hollande pritën zgjedhjet e radhës presidenciale të një viti më pas për të zgjedhur dikë tjetër.
Nuk ka dyshim se Lulzim Basha është sot një figurë shumë jopopullore, e urryer madje nga një pjesë e partisë së tij. E meriton nivelin e ulët të pëlqyeshmërisë që ka. Problemi është se Shqipëria e sotme, megjithë një mijë problemet që ka, ndodhet në një sistem ku procedura, e jo skena si të romanit të Kadaresë “Kështjella”, përcaktojnë ciklet politike. Nëse duam t’i zgjidhim punët me “revolucione paqësore” si të Foltores, i bie të mos kemi më klasë politike, por një repart xhenierësh me kazma, litarë, shkallë zjarrfikësash dhe sopata. Duhet ta kishit votuar Lulin kundër kur ishte momenti, të nderuar demokratë. Tani është vonë. Tetë janari këtë tregoi.
Lulzim Basha eshte nje figure politike qe na kujton Enver Hoxhen, per te cilin Nako Spiru nuk la fjale nencmimi pa i thene;
por historia vazhdoi me vetevrasjen e Nakos dhe sundimin e Shqiperise nga Enver Hoxha per 40 vjet me radhe.
Tamam shkrim i qarte dhe i shkurter.
Nje analize e thjeshte ne permbajtje por e kuptueshme. Per aq kohe sa strukturat zgjidhen me parimin keshtu dua une, kete perfundim do te kete. Vetem merita nepermjet konkurimit eshte ajo qe i ben strukturat jetegjata dhe krijon stabilitet.
Ne vazhdojme ende me mendesi sulltani, te gjithe ne, sepse nuk dime ndryshe. Ne kohen e sulltanit, gjithcka perfaqesohej dhe zgjidhej prej tij. Ai ishte Zoti, ligji, suksesi dhe deshtimi. Njesoj si me Enver Hoxhen. Me ikjen e qoftelargut u pa se shteti nuk kishte struktura, dhe nuk kishte se si.
Gjithsesi nuk mund te vazhdojme duke u qare per te shkuaren. Duhet reflektim nga klasa politike dhe vullnet i forte nese duan qe ta bejne kete vend.
Megjithate, z. Minxhozi, eshte evident fakti qe pothuajse te gjithe analistet, ne argumentet e tyre, vene ne ballance Berishen me Bàshen. Edhe medja nuk çlirohet dot nga miti i lidershipit. Per here te pare ne 30 vite demokraci, ne nje kuvend partie, me 18 dhjetor, pame qe partia nuk ishte lidershipi, por mendimi pjesemarres, ndersa krytari ishte nje ze ne kete pjesemarrje e si pjesemarres. Pse nuk i jepet besim kesaj fryme te re, por lidershipit ” me bole”? Sepse kjo fryme e re brenda partise, duke filluar nga Berisha, nxjerr zbuluar te gjithe lideret partiake, kë me shume ke me pak, dhe po u zbeh roli i liderit si pronar, “zbehet” dhe xhepi i gazetareve….
Zoti Minxhozi ja tani,tani fare te gjithe demokratet po presin fjalen tuaj.Na e vonove pak por na e solle.
Ashtu do ebejme sic ju na porositni.Pra e zgjodhet kete trapin Bashist do t eduhet ta mbani.
Pse?
Sepse ashtu do Rama ashtu duan edhe soji e sorollopi i Minxhozeve.
Se ju spiune denbabaden te sigurimit i dini te gjitha.Ore derezi.po c’dreqin ke qe fut hundet tek PD?
Mos u nxito o Nazarko duke thene se Basha nuk ka mbeshtetes , Ai ka aq shume mbeshtete sa nuk do jua mori mendja te gjitheve juve qe keni kete mendim . Basha nuk ka qene I pelqyer perpara sepse ka qene kuklla qe u drejtonte nga Berisha ndersa tani mbasi e shkarkoi Berishen dhe po tregon dhe do te tregoje aftesine e tij drejtuese do te shikojsh se sa shume mbeshtetes do te kete, ai tani me levizje e fundit qe beri jo vetem ka fituar mbeshtetes te tjere brenda antareve te partise, por ka fituar edhe mijra mbeshtetes nga simtatizantet e PD , nga elektorati Gri pse jo edhe nga elektoratii i PS qe jane te pakenaqur nga korrupsioni qe po gryen PS. Do ta shikoni kete mbeshtetje te Basesh ne xgjedhjet per kryetare Bashkie ne Ata bashki qe kane ngelur pa kryetare dhe jam i sigurte qe keto Bashki ka per ti fituar PD dhe atehere o Minxhoz do na thuash: Nuk ma priste mendja se Basha paska kaq shume mbeshtetje.?????
Lori gjum, jo Nazarko por Minxhozi
Per komentuesit duke filluar nga Xha Jaho e me siper-se pari duhet te pergezoj zotin Minxhozi per kete analize te shkurter por teper te sakte qe i ka bere PD-se se sotme dhe lidereve te saj.
Per Salih Berishen nuk do zgjatem, pasi se kush eshte ai, ate e ka marre vesh me kohe cdokush qe ka dy para mend ne koke. Shkurt do te thoja se ai ka qene, eshte dhe do mbetet deri ne fund, nje kufome politike dhe nje kriminel qe duhet te kishte hyre ne burg vite me pare, qe ne kohen kur per pak shkaktoi nje lufte civile per te ruajtur karriken e Presidentit.
Sa i perket Bashes:
E para, eshte qesharake qe te pretendosh se ai paska “perjashtuar” Berishen nga PD-ja
E dyta, Basha i zgjodh ne mandatin e tij te ri ne krye te PD-se po nga Berisha, qe e nxorri nga hici, ne krye te kesaj partie. E thene ndryshe, Basha eshte nje krijese e Berishes dhe kukulla e tij, qe u detyrua gjoja ta perjashtonte Berishen nga Grupi parlamentar i PD-se, nen presionin amerikan. Po te ishte per Bashen, Berisha do ishte gjithmone ai qe ka qene.
Duke qene se Basha eshte vazhdim dhe produkt i Berishes, eshte jo-legjitim ne krye te PD-se.
Nese PD-sa do ishte vertet e denje per emrin qe mban, duhet qe Basha te iki dhe te organizohen zgjedhje te tjera per kryetar partie.
Packa se nuk besoj se kane mbetur shume intelektuale te vertete ne PD, perseri besoj se do te gjendet dikush qe do te jete i paperlyer me krimin qe te marre ne dore PD-ne. Kjo eshte jetike per demokracine ne Shqiperi, ndryshe Rama do kthehet ne nje dhespot qe nuk ka oponence reale dhe kjo nuk eshte ne interesin e shqiptareve.
Per Benin! Koha do e vertetoje se a ka mbeshtetje Basha apo nuk ka , mos u nxito .
Drejt e ke, sidoqofte Amerika e ka treguar me mijera shembuj te ngjashem se mbeshtet ate qe arrinn qe te ruaje statuskuone. Shembulli me i mire eshte mbeshtetja qe i ka dhene vazhdimisht Berishes derisa ky e beri balte qe i detyroi amerikanet ti jepnin mandaten.
Basha eshte akuzuar shume here per korrupsion dhe kurre nuk ka patur kellqe qe te paraqitet para nje gjykate per te pastruar emrin e tij. Me kete nuk dua te them se ai eshte i korruptuar, por fakti qe e kaloi gjykaten me raporte mjekesore (procedure per afatet e gjykimeve) le nje shije te keqe.
Amerikanet i mbajne shenim keto gjera dhe koha do provoje, sic thoni edhe juve me te drejte, se kush nga ne ka te drejte.
E sakt
jo o zoti skender saliu, basha ilir meta perfitojne nga SPAKU ,gjykata, prokuroria qe bejne sikur i marrin ne hetime dhe i leshojne per mungese provash