Mbi debatet politike në TV

12 Janar 2022, 20:30Blog TEMA

Nga Ermelinda Meksi

Megjithe interesin per zhvillimet e fundit  politike ne vend po behet perhere dhe me e veshtire te ndjekesh ato nepermjet debateve politike ne TV te ndryshme.

Disa te ftuar nuk kane durim te degjojne.Ata nderpresin me arrogance/fyerje panelistin kundershtar ne mungese te argumentit,duke shfaqur nje mungese te theksuar te kultures se debatit, pa u shqetesuar per impaktin  negativ qe lene te ata qe po i ndjekin(?!)

Verehet nje moderim i dobet  i pothuajse gjithe ketyre emisioneve ku mungojne rregulla debati qe mos te lejojne degradimin e tij.

Bie ne sy se  panelet e te ftuarve jane pothuajse  te gjitha mashkullore, dhe mungesa e respektit per ndonje te ftuar  te gjinise femerore ne debatin politik  eshte uleritese.

Nje nga rregullat e vendosura ne shume institucione nderkombetare  eshte nje raport i ekuilibruar gjinor ne konferenca, panele debatesh etj. Duke ndjekur keto emisione ndjen sa larg ketij standarti ndodhet debati politik ne TV tona ,megjithese ne qeveri dominojne gra, parlamenti ka nje perfaqesim te madh te tyre , administrata shendetesia, arsimi etj.

Mungesa e ekuilibrit gjinor ne emisionet politike te TV- ve shqiptare, krahas mungeses se argumentit ,pregatitjes dhe pergjegjshmerise te te ftuarve i ka kthyer ato ne arena agresive tejet toksike per shendetin dhe edukimin arsye qe ulin interesin per ti ndjekur.

6 komente në “Mbi debatet politike në TV”

  1. top_njishi says:

    bie dakord me pothuajse gjithcka. ironikisht opinioni i fevziut (ai vete ka nevoje per moderator i shkreti pasi eshte drejtues mizerabel – mjaft te shohe dy ose tre moderime ne BBC dhe do e kuptoje kaushi se c’eshte moderimi) eshte emisioni qesharak (pas atij te ylli rakipit) ne ekran. shume si ai nuk kupton qe ka shume njerez qe shohin keto emisione per t’u gajasur dhe (large qofte) jp per t’u informuar. arsyeja? nje pjese e mire e panelisteve nuk bejne as per fshesaxhi ne perendim / nje pjese tjeter paguhet per te folur shatra patra / nje pjese shume, shume e vogel nuk para ngaterrohet me keta budallenj qe dalin ne TV perhere.

  2. Une says:

    E vertete qe ka shume te ftuar arrogante qe s’degjojne dhe ofendojne, por te ben me shume cudi qe te njejtet tipa ftohen ne debate televizive perseri e perseri. Nuk di ke te fajesosh, keta tipa te pavlere, apo “te zotet e shtepise” te televizioneve qe i ftojne neper studio.

  3. Sara says:

    Po ku je mi zyshe se ke humbur fare…. zonja si ty i mungojne politikes sot…

    1. vezhguesi says:

      Sara-faleminderit per kete koment qe ke shkruar per zonjen Meksi, te cilen e kam njohur vite me pare si njeren nga ministrat me te vleresuar te qeverive socialiste. Me zonjen Meksi kemi ndare nje respekt reciprok te vecante. Ajo eshte nga ato gra, qe perfaqeson denjesisht gruan shqiptare.
      Kam vite qe nuk e kam takuar apo degjuar me per te, por sebashku me bashkeshorten time, nje ish studente e profesoreshes Ermelinda Meksi, si gjithmone do te ruajme nje respekt te vecante per te.

  4. Ben says:

    Gra te tipit GD jan ulerima o profesoreshe e nderuar, nuk jan si ju.

  5. drini says:

    Egzakt! Respekt per mendimin tuaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje