Atë që për 40 vjet s'e bëri dot askush për të likuiduar Enverin, e bëri Basha kundër Bershës në vitin 2022

10 Janar 2022, 11:01Blog TEMA
Atë që për 40 vjet s'e bëri dot askush për

Nga Spartak Ngjela

Saliu dje u kthye te vendi i krimit. Kriminalistika, kthimin e autorit te vendi i krimit, e ka normën e të provuarit për identifikimin e autorit.

E di prokuroria e Shqipërisë këtë?

Pardje shqiptarët kaluan sërish në mesjetë: në një luftë kështjellash; dhe sërish të bezdisur nga marrëzia e Sali Berishës.

Për këtë mjeran të dhunshëm publicistika shqiptare duhet të shkruajë një libër për bëmat e tij. Titulli i librit duhet të jetë: nga Ceno bej Kryeziu te Sali Berisha.

Në fakt, ne sot jemi në një situatë të një politike naive që nuk di ta përdorë sistemin e arsyes individuale: sak, jemi në një politikë krerësh që nuk dinë të bëjnë dallimin se ku mbaron interesi individual, si kërkesë për pushtet, dhe ku fillon interesi shoqëror i asaj shoqërie që i ka zgjedhur për t’i drejtuar.

Brenda këtij karakteri mesjetar, të vrazhdë dhe me deviacion psikik, kuptohet se hyn edhe Sali Berisha, që tani duket se, taman pardje, u fundos përfundimisht. Duhej të ishte likuiduar që para dhjetë vjetësh. Dobësi e shoqërisë shqiptare.

Por kjo kohë do të tregojë këto ditë se sa do të jetë aftësia politike e Lulzim Bashës. Këtij i ka ardhur shansi të mbetet në histori për ringjalljen cilësore të Partisë Demokratike.

Duhet të jemi të qartë: likuidimi i Saliut, i cili tani kuptohet se ka ardhur; e çon vendin në zgjedhje të reja brenda gjashtëmujorit të parë të këtij viti, sepse çlirimi i Partisë Demokratike nga Saliu, do të çlirojë energji të reja pozitive në shoqërinë shqiptare.

Shqiptarët janë torturuar për 30 vjet nga ligësia Berisha që ka gjeneruar në Shqipëri vetëm energji negative me konflikte sociale, që janë ngritur prej tij kundër Shqipërisë. Që dëmtoi shumë me këto konflikte, por që nuk i bëri dot gjë Shqipërisë.

Kjo është arsyeja  që, tani, me likuidimin e Saliut, në këta muaj, Partia Demokratike do jetë në kreshendo vlerash në opinionin publik, sepse ka likuiduar Sali Berishën, dhe, do të shihet se, bashkë me likuidimin e Saliut, Partia Demokratike ka krijuar vlerë të re.

Berisha ishte dhe mbetet një nga figurat me retrogeade dhe antishqiptare që ka pasur historia e Shqipërisë.

Çfarë duhet të sjellë e nesërmja?

Likuidimin absolut të Saliut dhe, menjëherë pas kësaj, ngritjen e Partisë Demokratike dhe rënien e polleve për Partinë Socialiste.

Po Basha?

Ai ende nuk e ka arritur forcën politike që  i duhet, ndonëse po paraqitet si deçizionist i vendosur. Megjithatë, duhet të përmendet se, likuidimi politik që i bëri Sali Berishës, sigurisht që në histori do të mbetet si një vlerë kombëtare. Historia do të shkruajë duke vënë në dukje se: atë që, në dyzet vjet, nuk e bëri dot askush për të likuiduar diktatorin Enver Hoxha; e bëri Lulzim Basha kundër Sali Bershës në vitin  2022.

Dhe kjo nuk është pak. Megjithatë, duhet të shohim ngjarjet që do të vijojnë dhe forcën e politikës amerikane në këtë situatë.

29 komente në “Atë që për 40 vjet s’e bëri dot askush për të likuiduar Enverin, e bëri Basha kundër Bershës në vitin 2022”

  1. Ilirjan says:

    Gjynah qe Luli eshte i perlyer me probleme te renda ne te shkuaren. PDse i duhet nje lidership i ri i pa komprometuar,ne menyre qe Shqiperia te kete nje alternative te besueshme.

    1. vang says:

      Ti o Ngjela qe hiqesh si njohes i mire i situatave si eshte e mundur qe krahason ENVERIN ME SALIUN.Qe te luftoje Enverin ahere duhej te ishe Don KISHOT NDERSA Saliun nuk u gjendnje burre i zoti ta luftonte.dhe LULI I KA SHPATULLAT ,nuk eshte aspak trim,aspak idealist,aspak lider por nje pragmatist qe ruan b…n e tij.

  2. rako says:

    Matufi plak filloi lehjen e dites?! Do vdes nga damllaja matufi .Ne epitaf: Ja shkurtoi jeten mllefi ndaj Berishes.

  3. Franz Kafka says:

    per te gjithe analistet apo ata qe mendojne se e keqja me e madhe e ketij vendi eshe Berisha, ne 8 janar paten mundesi te shikojne dicka te re: Basha eshte po aq gjaksor dhe barbar sa Berisha, ndoshta edhe me i keq nese neser do te marri pushtetin

  4. Sara says:

    “Decizionist i vendosur” – te keqen e “verb”-it o Avokat… mos shkruaj me pa pire kafen…

  5. gazetari says:

    Turp,avukat nga analiza qe ben..Ti mendon se Basha eleminoj Berishen, hahahaha
    Basha dhe Berisha jane siameze..bile Basha eshte me i fajshmi,…dhe ska asnje sheanc,te drejtoje opoziten..Bashen e detyroj Amerika..se Basha i ka dosjet plot me krime..
    Por ti je dhe budalla..mendon se Basha do behet lider i demokrateve, dhe do te te jape ty nje vend ne qeveri..hahaha
    Ke pjerdhur fare…

    1. anticensurë ??? says:

      gazo
      “basha nuk ka shans të drejtojë opozitën”!!
      asqë e diskutoj,por ka një gjë në dorë që askush nuk po e vlerson si duhet!!
      ai,do apo jo ti,dua apo nuk dua unë,ka në dorë legalisht një parti të regjistruar në gjykatë!!
      nëse ai do ta mbajë një “tagër”,”vulë” a thuaji çtë duash,pjesa tjetër”opozita e berishës” që ai e quan partia e vërtetë,nuk ka asnjë mundësi të hyjë në zgjedhje!!pra,berisha ose “opozita e vërtetë” sipas teje,duan apo nuk duan!?
      ata kanë përpara tyre vetëm dy zgjidhje:
      -të spostojnë bashën dhe të marrin,rrimarin drejtimin e PD,kjo tashti për tashti ju ka shkuar për lesh!
      -të krijojnë një parti të re!
      nëse këta do të vazhdojnë akoma kështu!?
      do ti japin mundësinë ramës ti shkelë me këmbë,si gjat përplasjeve me njëri tjetrin,dhe në zgjedhjet e radhës,ato administrative!!
      -do ti shkelë me këmbë gjat përplasjeve me njëri tjetrin,sepse po qe se basha kërkon mbrojtje nga policia!?rama do apo nuk do,do tia ofrojë!dhe aty dhunën e arsyeton jo vetëm me prishjen e rendit por dhe me kërkesën e “demokratëve”,pra “kundërshtarëve” të tij!
      -në zgjedhjet e ardhëshme administrative,në ’23,PD,ajo e bashës dhe PDB(berishës)do të jenë PS dhe LSI e ’05sës!!me një ndryshim të vogël se nuk do të humbin qeverisje,por do ti shtojnë ramës sundimin,pushtetin!!
      më e mira e të mirave do të ishte që sociopati berisha të kishte thyer qafën menjëherë pasi e mori vesh damkën që i kishte pregatitur amerika!pra kur e mori vesh,nën zë se ishte pregatitur për tu shpallur i “padëshiruar” në amerikë!!do të ishte lëvizja më e mënçur e tij,e dyta do të ishte një largim”dinjitoz” pasi u shpall si i “padëshiruar”,e treta para se të bënte këtë sulm të një qëni pa dhëmbë!!sot pas këtij dështimi ai nuk ma merr mëndja të ketë më guxim,pavarsisht atyre që thotë!!
      në një përpjekje të ardhëshme nuk do të ketë mbështetjen që pati të shtunën!!ai e di fare mirë se është ndjekur nga debila që e kujtojnë të fuqishëm,por këta nuk janë aq koqe sa duken!!ata kur e kuptojnë se nuk ka më takat do tia bëjnë si ja bëri ai dhe të ngjashmit e tij enverit!!ata më të egrit sot,do të jenë më të egrit kundër tij!!pra njëlloj si ai në ’90!!
      nëse një ditë do të ketë një “PD”,ajo duhet të jetë e pastruar nga “berishizmi”,pra duhet të distancohet qartë nga ndyrësia 30 vjeçare berishjane(ndyresi që ka hyrë sot PS) dhe të fillojë një veprimtari të vërtetë eeeeeeeeeuuuuuuuropiiiiiiiiiane!!pa një gjë të tillë nuk ja vlen as të shkruahet e as të lexohen brroçkulla analistësh e gazekarësh!!
      në shqipëri përveç lapaqenërisë,nuk mund të flitet për demokraci!!lejimi i të lehurit nuk është demokraci!grabitja në mes të ditës nga politika nuk është demokraci!përdhosja e qytetarit nga politikani nuk është demokraci!!
      e që të fillojmë hapat e para demokratike duhet patjetër të krijojmë parti demokrtike!!sido që ta kenë emrin ato duhet të jenë parti demokratike,ku kryetari është vetëm për momentin dhe jo i përjetshëm,ku kryetari është njeriu i thjeshtë që nesër do të vazhdojë jetën e tij si njeri i thjeshtë,dhe jo të “vdesë” si heroi shpëtimtar i plehut ku ka hipur!!
      dosjen plot me krime e ka gjithë politika shqiptare,prandaj o gaz shiko e mendo për bythën tënde dhe jo për bythën e berishës!!
      ai për bythën e tij ka hedhur në sul një tufë budallenjsh që nuk mendojnë për veten e tyre!!
      të garantoj se një nga këta budallenj je dhe ti!!

  6. Bu says:

    Po kush te linte me kohen e Enverit o I matufepsurAta jane te dy njesoj !Duhet te zhduken nga partia demokratike E ka trajnuar Berisha e ka bere si vehten.Te korruptuar,mashtrues,genjeshtar ,pa cipe.

    1. MacGr says:

      O Ngjela: po pse e larteson kaq shume Bashen o mavri.Nese i rezistoi tani ,ka mbeshtetje dhe nuk qe ai qe mbajti menjehere qendrim ndaj ”nongrata”-s.Ai eshte Berisha 2..Pardje hodhi lotsjelles para se te vinte policia.Nuk kishte pse blindonte dyert,nuk kishte perse ftonte demokrate qe te mbulohej prej tyre.Ti avokat behesh shume qesharak kur konstaton se Rama ndihmon Berishen apo ke ndonje shprese se mos merr ndonje funksion po e mori ndonjhere pushtetin BASHA ?PO TA PERSERIS: PO e mori ndonjhere pushtetin Basha.Rama mund ta humbasi pushtetin por Basha nuk fiton sepse pervec djallezise nuk ka asnje vlere.Dihet qe Berisha jo e jo por me Ramen mos u hiq se je i mencur per te bere parashikime.

  7. ngjala says:

    O avokat leshi. Akoma nuk e ke kuptuar se ke rrjedhur plotesisht?

  8. Toni says:

    Ndryshimi i vetem avokat, eshte qe Enveri ishte ne pushtet per 40 vjet dhe ishte ai qe e eleminoi opoziten e atehershme.. Saliu ka 9 vjet ne opozite.. Luli nuk eshte alternative per PD se ka qene kukulla dhe ministri me i llastuar i Saliut. Ai ka qene administratori i selise nderkohe qe pronari ka qene Saliu. Nderkohe, me nje analize te ftohte, i bie qe Enveri i sotem i Shqiperise eshte Edi Rama qe po ja arrin qellimit mjaft mire! Ngelet vetem per te thene … “Suksese ne jete o Populli Shqiptar”

  9. 21 Janari dhe rruga e kombit . says:

    Nuk mendoj se Lulzim Basha eshte me i mire se Saliu. Ai eshte person me rekorde ne te kaluaren. Zoti Ngjela mos na cudit.Te dime dhe burre te mencur . Nuk kemi kohe te bejme iken Lena ulet Prena. Luli do bej gjithcka per karrige e tij .Po pse me Lulin do eci e ardhmja jone. Po jo more zoteri .Luli ska shans me . Ai eshte me i keq se Saliu nuk ka bere asgje qe ta meritoje besimin tone .Po pse me hajdute do vazhdojme ne. Kur ai te vetohet per pasurite qe ka qe nuk besojme se do ti justifikoje ate here flasim. Populli nuk do nje person me te kaluar te erret.Paske inate te renda me Ramen. Se te pranosh e promovosh Lulin nuk vjen ere e mire.

  10. xhoxhi says:

    O Taku!Po na e ngre në qiell Bashën një injorant këmbë e kokë.Deri dje e bëje lolo tani na e bën hero se gjoja e largoi Berishën.Jo or Ttaku jo.Ai vetë e deklaroi se më erdhën në zyrë amerikanët dhe më urdhëruan ta përjashtoj nga grupi parlamentar dhe jo se ai e përzuri vetë.Pse nuk e largoi që kur u deklarua non grata po e largoi më 9 shtator?Ana tjetër ai njeri ka shumë kusure mbi supe ku ti vetë nga ke thënë për lobimin rus,rrugën e kombit etj etj dhe del sot na thua se tani kjo parti do reformohet dhe brënda 6 muajve do bëhen zgjedhjet e përgjithshme dhe do fitojë basha se ka mbështetjen amerikane!?Një njeri i ligjit nuk flet kështu.Zgjedhje bëhen kur partia socialiste me deputetët e saj nuk mund të miratojë ligje d.mth ska 70+1 deputetë dhe nuk bëhen kur don ti, ose kur ngrihet në këmbë gjithë Shqipëria.Se don Basha zgjedhje kjo nuk e detyron Ramën të shkojë në zgjedhje.Basha nuk duhet të jetë fare në atë parti e kupton?Ai ska asnjë meritë në atë parti.Pra në këtë shkrim më shumë ka filozofi se sa ka realitet.Të dy janë për në burgun e Reçit.Kështu e mbështetën amerikanët Berishën që në fillim e lanë 30 vjet e bërë Shqipërinëlesh e li dhe sot ska burë nëne që e areston sepse ka 100 taborë që i shkojnë mbrapa dhe e ruajë.Pse nuk u arestua më 8 janar?Nuk i dha urdhër Berisha të sulen me Vare?Po skanë bythë SPAK -u ta arestojë..Ja kështu janë punët vetë ke thënë se partia demokratike ka 80% sigurimsa apo ske thënë kështu.Atëhere pa na thuaj si do reformohet kjo parti me një injorant në krye?

  11. Rrofshin ppp says:

    Fakti eshte qe nqs formula basha jep prodhim radhen e ka ndermarja tjeter private me emrin ps
    Prandaj analiza e avukatit nuk eshte e mirpritur sepse statuskuoja ne radhe te pare ose te vetmit i leverdis km

  12. TURIEMIGR says:

    O NGJELA, MOS E SHTREMBERO HISTORINE KAQ SHPEJT!! E BERI AMERIKA!!! SE PER BASHEN???????

  13. Beni says:

    E beri Amerika zoteri,dhe jo Basha!Prandaj duhet ti themi faleminderit Amerikaneve qe po na cliron nga kucedra Sali

  14. FCB says:

    Cohu Enver nja dy ore nga varri sa ta fusesh dhe njehere ne burg ket trapin , pastaj po deshe futu prape ose mos u fut si te duash .

  15. kokshpulla says:

    Sinonim i fjales K..RR me Syxe

  16. Landi says:

    nuk krahasohet Enver Hoxha me nje sharlatan frikacak si Salih Shpellari o Spartak Ngjala Te ka ngel ora 50 vjet me pare

  17. kushtrimi says:

    Tentoi Kiçua po shkoi ne te semes o Taku,ndaj mos ha mender se ka akoma okulare e po te ishte nga ata burra ti perse nuk perserite ate qe desh te bente yt ate me Enverin ,tek Saliu apo s’ta mbante e kerkon ti nxjerresh geshtenjat nga zjarri me duart e te tjereve.Te falet Taku ,brgu ka bere te veten.

  18. Niko Shpiragu says:

    Me vjen keq te flas kunder S. Ngjeles, por ky shkrim i tij tregon nje nivel shume te ulet dhe nje karakter shume te ndyre. Saliu dhe Luli jane dy copa bajge njeri me i keq se tjetri dhe Ngjela nuk e paska pikatur. Turp, bulmezi e gjen vet rrugen e rrjetes. Edhe pse na je hequr si avlokat e filozof, kur nuk arrin te shohesh ate qe e shikon nje femije i klases se peste, tregon se ke qene vetem nje idiot ose nje i rrjedhur. Mos shkruaj me se le nam. Nuk kemi te drejte te perdorim fjale fyese, por a ka fyerje me te madhe se kjo qe na ben nje i rrjedhur duke menduar se ne jemi kope pa mend dhe duhet te degjojme budallalleqet e nje fujksi si ky mavria me emrin Spartak. Zoti Mero, te lutem mos i lere me hapsire ketij matrapazi ne gazeten tende.

  19. ?? says:

    Z Ngjela, je 1 !!!

  20. Bujar Kanapari says:

    Avokati me kujton nje mesues ne 8 vjecare qe na thoshte;

    Kush mbytet?
    Mbyten vetem ata qe dine not.
    Kush nuk din not, nuk mbytet.
    O zotni, nderhyri nje nxenes i fillores.
    Edhe ne qe nuk dime not mbytemi, por ne nuk mbytemi ne det.

    Ne mbytemi mi grope te vogel ose kana
    l.
    Nuk e njeh aspak terrenin.
    Ne nuk fituam me 25 Prill kur ishim te unifikuar, do fitojme tani te percare.
    Anetaret e partise demokrstike dhe socialiste, me pak i arsimuari eshte me shkolle te mesme, nuk ndikohen nga faktore te jashtem, kane bindjet e tyre.

    Basha po e pati shumicen ta gezoje partine dhe seline, por fitorja ne zgjedhjet e ardhshme behet edhe me veshtire ose e pamundur.

  21. Shpetimi Debatik says:

    0 Tak ti je tamam sinonim i fjales, karë me zile .

  22. Pokeristi says:

    Spartak!
    Bjeri derrit te egër se e ka hak
    Derri do plumb dhe e ka pak.
    Sahliu është njolla me e zezë ne historine e Shqiperise.
    Qoftë i fundit!?….

  23. Qemal says:

    Lulu kamerit qe e hoqi neser behen zgjedhjet erregullta dhefiton kush eshte isakte.

  24. iksi says:

    Po si ore je edhe avokat he mospriç me ken po Luli u mbrojt nga shteti e para . E dyta po Luli qe perdori gaz lotsjelles kunder pales tjeter , a mire veproj ? Kush jua dha te drejten me perdor gazlotsjelles , pra ka bere shkelje ligji se ate ka te drejt ta perdore shteti edhe per ato qe ju lejohet me e perdor kan disa raste kur nuk do ta perdori dhe kush i pergatiti per ti perdor dhe kush jua ligjroj ti perdore . Kete askush nuk e ka permend po le me ta sqarojne . Duke perfunduar duhet qe te dy te shkojne ne biruc te burgut , Ndersa ti e gradon per kryeminister hajde avokat mavrija hajde . Po edhe bemat e Lulit a i din qe ne çdo pozicjon pune qe ka bere deri sot aq here duhet te ishte fut ne burg po te ishte shteti shtet . P.sh Berisha duhet te ishte denuar me djegje ne turre te druve , ndersa Luli me prerje te duarve dhe kembeve , ose e kunderta si te doje populli .

    1. anticensurë ??? says:

      ikso bëmat e lulit i dimë me kohë,por ti i ke fshehur gjithnjë!!
      na çaje hajdarin duke thënë se është më i quti nga të gjithë!!
      bile ishte “i ri me shkollë jashtë shtetit”!!
      apo i ke harru??
      tashti që të futi gishtin fillove ta ndjesh se të dhem??
      ec se të pëlqen pastaj,vetëm prit pak,sa të ndalojë berisha duke të ndërsyerm me “ssssss,kape lulin iks”!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje