Nga Dritan Hila
Është i njëjti. Është po ai që nis turmat përpara dhe pastaj i kalëron ato. Kështu bëri në vitin ‘91 kur e pa që komunizmi kishte rënë dhe nuk do reagonte. Vetëm atëhere shkoi mes turmave. Edhe kur u formua PD priti derisa u mor vesh që nuk do kishte raprezalje për ta marrë dhe përzënë themeluesit. I njëjti që kundershtarët nuk i përballonte me idetë por me dhunën e falangave.
Është po ai që në ‘97-ën çoi ndjekësit e tij të masakroheshin në jug e në Cerrik ndërsa vetë po rrinte në presidencë. I njëjti që në ‘98 ën sulmoi institucionet me arkivolin e Azem Hajdarit në supe kurse vetë priste rezultatin në seli. Ndaj edhe sot nuk kishte si të bënte ndryshim. Nisi të tjerët përpara dhe pastaj shkoi vetë.
Nuk ka ndryshuar fare. Është njeriu i cili e ka kulturën e vet të sulmojë institucionet. Është ai që ka sulmuar çdo institucion dhe tashmë po sulmon selinë e partisë së vet. Por është njeriu që më shumë se kushdo shkatërron imazhin e shtetit shqiptar.
Është ky që në tridhjetë vite ka vërtetuar tezën e antishqiptarëve që ne jemi të paaftë për tu vetëqeverisur dhe e ka nxjerrë Shqipërinë në mediat e botës si vend të kaosit dhe dhunës. Tani po sulmon shtëpinë e vet bashkë me falangat shkatërruese që gjithmonë ka pasur dhuntinë magnetike ti thithë. Është bipolari që në një krah sillet si njeri normal por nën rrogoz shfaq natyrën e tij të vërtetë të dhunës duke nxitur edhe tek të tjerët të njëjtat instikte kafshërore.
Për fat, trazira e tij ka për të mbetur brenda atij oborri bashkë me 200 ndjekësit e tij. Shqiptarët nëse nuk ia dalin të përballojnë Ramën, ikin. Por Berishën nuk kanë për ta zgjedhur më kurrë që ti qeverisë. Koha e tij ka marrë fund. Gjithë fuqia e tij është katandisur me aë njerez aq sa kishte Zani në Çole. Nuk është çudi të ndjekë fatin e Zanit./dritare.net
Qe te fitonte keshtjellen salihi, paloqja,trikari e te tjere duhet te ishin ata te paret me shkallare duke u ngjitur ne keshtjelle apo me qysqi duke hapur dyert pastaj te vinin taboret pas tyre , kjo do ishte fitorje me e garantuar dhe sot ne darke do valvitej flamuri i salihit mbi taracen e SHQUP-it
E mbani mend kryebanditin, kryegangsterin, kryekriminelin, krykrokodilin e pds, organizatorin e grushtit te shtetit ne 1998 Sali Lushe kundertankun kur e la arkivolin e Azemit tek shkallet e kryeministrise dhe ju turr zyrave te kryeministrise me naziskinet e mamurrasit dhe harruan se ishin nisur ne varrimin e Azemit te shkrete. Dhe duan perseri pushtet keta horra. Kurre me Vucidoli ne pushtet, mire tha Basha sot, Vucidoli doli sot nga selia e pds me arkivolin e tij politik ne krahe. Shprehje legjendare kjo e Bashes qe sot luftoi si burrat me kete bande naziskinesh te komanduar nga Geringu i pdse Muli kryegangsteri .