Një gjuhë dhunë vertitet mbi PD, përgjigje për zëdhënësit e saj primitivë

7 Janar 2022, 13:14Blog TEMA

Nga Agron Gjekmarkaj

Një gjuhë dhunë vertitet mbi Partinë Demokratike ! Dhuna është primitive, instrument i kohes kur njeriu nuk e kishte elboruar arsyen. Zedhenesit e saj po kaq janë primitiv. Si iluzion pervers shfaqet ideja se nga dhuna lind demokracia, se prej saj vjen ndryshimi, se nga ajo merr jetë rithemelimi, se prej saj vjen pushteti. Dhuna mbron abuzimin dhe justifikon friken.

Dhuna për një karrige personale nuk është alternative per askënd sidomos per një vend si yni që një pjesë të historisë e se vet e ka të zhytur në gjakun e dhunes.

As një filiz shprese nuk rritet në të. Dhuna fizike, dhuna verbale, dhuna politike vetem projekton të ngjashmit e vet, asnjehere paqe, asnjehere bashkjetese, asnjehere garanci demokratike asnjehere zhvillim dhe mirëqënie ekonomike per femijet tanë. Ajo i vlen një individi jo demokratëve e shoqërisë shqipetare jo e jo.

Ajo ka vetem një emer-regres. PD është institucion themelor i ketoj vendi asnjë forme iligjitime pushtimi nuk e permbys legalitetin e saj. Ju bëj thirrje të gjithë demokratve që të mendojnë thellë dhe të kuptojnë momentin historik ku ndodhet Partia Demokratike dhe të mos bëhen instrumente të shkaterrimit të saj thjesht për të ardhmen dhe të shkuaren e një personi i cili me veprimet dhe mosveprimet e tij e ka percaktuar vetë fatin e vet.

I ftoj me modesti e shqetesim demokratet të mos i bashkangjiten kesaj shfaqje të shemtuar që po e bën PD-në forcen kryesore opozitare në Shqiperi qesharake perpara shoqërisë dhe opinionit publik shqiptar.

4 komente në “Një gjuhë dhunë vertitet mbi PD, përgjigje për zëdhënësit e saj primitivë”

  1. vetting says:

    Ka harruar te shkruaj “rrofte z.Basha me kunatin dhe dashnoren e tij deputete”.

  2. Asd says:

    Ha ha ha. Kujt po i drejtohesh??? Ata jane si tufa e qenve te uritur qe bredhin naten rrugeve te qytetit. Tani duan copen, duan postin, duan rrogen, duan trofene. Berisha po i perdor ata por edhe ata po perdorin Berishen. Jane tufe e uritur. Neser ata shpresojne te krijohen kushtet kur budallai i rradhes te filloje te godase dyert. Sigurisht qe e kane nje plan por kane edhe frike. Ka frike Berisha sepse e di qe hapi fals mund ta coje ne arrestim. Neser do te luhet ne ekuiliber midis guximit dhe frikes. Lufta eshte per ndertesen dhe Logon. Kush merr keto te dyja ka marre PD. Njerezit jane budallenj. Ata votojne Logon dhe ngjyren pa e pare kush qendron mbrapa. Berisha e di mire kete prandaj lufton ti marre.

  3. Sara says:

    Sa i “elboruar” qe je…!

  4. Benshkoza says:

    ASD,
    Je I madh.
    Nje pershkrim me i mire nuk mund te behej
    Qener te uritur qe bredhin neper nate….
    ….hahahaha
    Je i madh
    Zot sa e kam shijuar
    E drejte….duan pjesen tani …hahahaha
    Tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje