Nga Raimond Cimbi
8 Janar 2022! Ora 12:00!
Të shtënat në ajër të kobures së Gent Strazimirit do të shënojnë fillimin e sulmit mbi ndërtesën e SHQUP-it.
Gjithçka do të transmetohet live nga Televizioni i pavarur “Syri TV”, nën komentin e gazetarit profesionist dhe më objektiv të tregut mediatik shqiptar, Çim Peka. Në studio do të jetë edhe ambasadori Gim Nesho, i cili do të shprehë edhe një herë bindjen e tij se ndodh që Amerika gabon, sidomos në rastin e Sali Berishës, duke qenë i sigurt se vendimi për shpalljen “non grata” të tij, do të revokohet shumë shpejt. E thënë kjo nga një ish Ambasador në OKB, që njeh në imtësi principet e politikës amerikane, nuk ka dyshim se gjithçka mbetet çështje kohe…
Sulmi do të ndiqet gjithashtu live edhe në Amerikë, në zyrën e ish- presidentit Donald Trump, së bashku me krahun e tij të djathtë Evis Kokalari, ekzaktësisht siç u ndoq live nga presidenti Obama dhe sekretarja Hilary Clinton, aksioni i marinsave amerikanë në sulmin për likujdimin e njeriut më të kërkuar në botë Osama Bin Laden.
Ashtu siç e shprehu edhe vetë Berisha, sulmi për të pushtuar SHQUP-in do të jetë paqësor. Shqiptarët atë ditë do të jenë mjaft të qetë, pasi Berisha nuk i ka zhgënjyer kurrë. Ai fjalën e mban!
Madje atë ditë shqiptarët do të shijojnë edhe buzëqeshjen e stampuar, të palëvizshme dhe të pakuptimtë të drejtoreshës Floriana Garo, e cila si për të konfirmuar se çdo gjë do të jetë mëse paqësore, nuk do të ketë në xhepat saj mjete luftarake, por vetëm një krehër.
Pushtimi paqësor do të kulmojë me përcjelljen nga zyra të Lulzim Bashës nga një tufë vajzash të Forumit Rinor të PD, ideuar dhe garantuar nga Lisandër Hoxha, tropojani – ish Drejtor në Bashkinë e Tiranës.
Mbasi gjithçka të ketë përfunduar me “Happy End”, siç do ta komentonte Evis Kokalari nga Trump Toëer, vetë Berisha do të thërrasë në zyrën tashmë të tij Albana Vokshin, për t`i transmetuar urdhrin e parë në cilësinë e kryetarit të PD (megjithëse ende de facto): të gjejë menjëherë dhe të ftojë në stafin e ri të dyja gratë që zbuan harbutçe nga godina atë dhe Evis Kokalarin, pasi ai, Berisha, mund të ketë një mal me vese, përveç hakmarrjes.
Sigurisht që një revolucion paqësor nuk mund të quhet i përfunduar pa një atmosferë festive dhe muzikë. Kaubojsi Jamarbër Malltezi, i hipur mbi veturën Benz të ish Kryetarit Lulzim Basha, do të përshëndesë Yuri Kim me këngën “Sëeet Home Alabama”.
Në emisionin e tij të darkës, Arjan Çani do të bëjë përmbledhjen e ngjarjeve të ditës me fjalën e preferuar: Putaine!!!
Fantastike!!!
O Mondo po qenke i madh ne shkrime, me le pa fjale. Artikull exelent. Dhe ne fund o Mondo, Vicidoli do kerkoje nga Floriana qe tja krefe pak floket se i jane shpupurisur nga atmosfera e revolucionit paqesor te udhehequr nga kryevagabondi i pdse Muli horri.
Raimond Cimbi ke per te thene ndonhe gje per tenderat ku je bashkegrabites me Ilir Beqajn?Me keto paçavure mendon ti shpetosh dites se gjykimit?Gabim se ne vrime te miut do te gjejne.Hajdut i shpifur i taksave te shqiptareve.
Mendoj se Berisha, si një demokrat i klasit “brilant”, i shquar për zëmër butësi dhe armik i betuar i përdorimit të forcës në politikë, do t’u thotë përkrahësve të tij të papërmbajtur të tregohen të mëshirshëm dhe ti japin pengkryetarit edhe një mundësi. “Por nëse ai vazhdon me kokëfortësi, – do ngrehi zërin deri në kup të qiellit Berisha, atëhere t’a hedhim në Lanë në 20 Shkurt, ashtu siç hodhëm në tokë bustin e diktatorit të urryer Hoxha”.
Kush vë bast me mua se do ndodhi kështu dhe se fjalët që kam vendosur në thonjëza do të jenë pikërisht ato që do të thotë Berisha në përmbyllje të mitingut? Gjithë lëvizjet politike që bënë Berisha ngjajnë me filmat e Kinostudios që na i jepnin tre apo katër herë në javë dhe i dinim përmendësh fjalët që aktorët do të shqiptonin.
Partia Serbe e Shqiperise (PS) e Edvin Vučićit eshte promotore e qyqarizmit, kukuvajtizmit, banditizmit, hajdutizmit, nepotizmit, serbizmit dhe antikombetarizmit.
Robte ku t’i keni. ????????????????????
Strazimiri eshte ai trimi, qe plagosi veten ne prapanice, te protestat tek Liqeni?
Stazimiri me kobure
Vret ardhucka nëpër mure
Mos i vrit o budalla
Se ardhucka nuk të ha !!!!!!
Nje shkrim ” i mbrapshte” shume i bukur. BRAVO O O O O O O!!!!!
Plako, me ke kenaq shume me ate Gim Neshon. Nuk e di si mund te perfundoje nje ish-ambasador si letyre. Nuk kam fjale per ate, te behet burri ne pleqeri kaq bq…
Revolucioni Berisha eshte vazhdimi “foltores” me mjete dhune.Kjo eshte ndarja e prese nga grabitesit.