Nga Frrok Çupi
Njeriu që zgjati dorën dhe shpoi ‘thesin’ me pagat, më duket se bëri një punë arti. Ka ndodhur javën e kaluar dhe ‘alarmi’ ka marrë dhènë. Këta e quajtën punë ‘skandali’ pa e menduar më gjatë. As ai, apo ata, që kryen aktin e ‘rrjedhjes’ së sekreteve, nuk besoj se kanë besuar se po bëjnë ‘art’; por ja që kështu ndodhi.
Si në një lojë arti me maska, kur aktori Tom Cruise në filmin ‘Eye Wide Shut’, lëvizte lirshëm në sallën e mbushur me njerëz krejt të zhveshur por me maska në fytyrë. Qe një moment kur lojtari i madh i filmit ‘se ku la maskën e fytyrës’, por ç’rëndësi kishte(!) përderisa në trup kishte veshje. Erdhi çasti kur rojet i kërkojnë të zhveshë rrobat.
Kjo ishte tragjike!
Kur kishin maska, bëhej edhe pa veshje; por teksa ka rënë maska, çfarë tmerri t’i vijë radha veshjes?!… Filmi i regjisorit të famshëm Stanley Kubrick, ka më shumë se dy dekada që transmeton mesazhin e lakuriqësisë pas rënies së maskave. Puna e kryer nga dora që hapi thesin e pagave sekrete, edhe pse aq e thjeshtë, por patjetër që është një ‘art’ me maska.
Një pjesë e madhe njerëzish u tronditën se ‘ky është një skandal’. Po, një ‘skandal’ mund të quhet, të paktën sipas moshës shumë të re të demokracisë sonë, dhe gjithashtu sipas ‘totalitarizmit’ që mban brenda zhavorri i demokracisë sonë. Por pa ‘skandale’, vallë si ta korrigjojmë ‘demokracinë’. Në manualet e famshme mbi Demokracinë, teoricienë të shtetit e kanë konsideruar skandalin një ‘qen roje të demokracisë’. Në shoqëritë totalitare nuk ka asnjë skandal; aty banesat janë pa perde dhe pa gardhe, divanet dhe sobat janë njësoj të gjitha, rrogat janë të barabarta, shtëpia jote nuk të përket ty…
S’ka asnjë maskë.
Skandali i hapjes së thesit nxori në shesh jetesën e lartë dhe jetesën e ulët. Jo thjesht ‘pagat’, por zotësinë e dikujt për t’u zhytur në lëmin e pasurisë së kombit dhe pazotësinë e të tjerëve për të marrë aty bukën e fëmijëve. Edhe në këtë rast ka një ‘qen roje’, por ky ruan te dera e sekretit të rrogave në favor të ‘të shkathëtëve’. Me rrjedhjen ‘skandaloze’, e fshehta doli në dritë të diellit.
Kjo maskë ka rënë.
Kush e hodhi poshtë maskën e parë të shoqërisë sonë? Të gjithë po e kërkojnë e nuk po e gjejnë; as ka për t’u gjetur ndonjëherë. E ç’e se e gjetët; do ta bëni hero? As këtë nuk e bëni dot kurrë; të paktën derisa në sallën mondane atyre njerëzve t’u hiqen edhe rrobat. Kjo mund të vijë pas ‘skandalit të parë’. Deri tani nuk kishte ndodhur, vetë shteti dhe enturazhi i tij, ndodhen prapa maskave.
Çfarë nuk ka dalë akoma nga maskat:
Doktori vrau njerëz; njeriu ‘i ndershëm’ vodhi pasurinë e publikut; demokracia u kthye në një komunizëm më të egër; pronën e pronarit e mori një ‘ufo’; patrioti ditën thërriste për kombin por natën furnizonte me energji kasapin e kombit- Milloshevicin ose Mlladicin; presidenti hyri në zyrë si një ‘kalë prej druri’ i mbushur me militantët kundër shtetit; persekutorët u fshehën si moralistë; prapa vjedhjes së fëlliqtë qëndron një njeri me kravatë; tenderin e fitoi një njeri që nuk duket; vrasjen kush e bëri e kush e pagoi?, deri te kreu i shtetit shkon hija… Të gjitha rrinë pas murit të hekurt.
Kjo u zbulua pas maskës së parë. Prandaj na lind e drejta të hamendësojmë se ‘cili i zbuloi pagat?’. Mund të jetë një njeri kureshtar i thjeshtë që i ranë në dorë ‘datat’ dhe këtë e bëri si lojë fëmijësh; mund të jenë partnerët tanë që u lodhën duke e parë popullin të fshehur pas maskave të ‘engjëjve’; mund të jetë vetë drejtësia që po përgatit hapjen e perdeve dhe të maskave të djajve…
Pas maskave, sigurisht, është radha e veshjeve.
Kjo e ka tmerruar ‘sallën mondane’ ku luhet arti me maska, si i Tom Cruise. Do të shikojmë se sot pa shohim pako gjë reale. E gjitha është ‘alias’. Kurrë nuk kemi pyetur nga vjen lideri ynë… Ish presidenti i Republikës dhe ish- kryeministër…, kurrë nuk ka zbuluar cila ishte origjina e tij; a ishte praktikant i krishterë apo mysliman; a kishte rrahur apo vrarë njeri; a kishte marrë në qafë njerëz gjatë diktaturës; pse dha urdhër për të shkatërruar ekonominë që në vitin 1990; po gjatë postit të lartë a kishte dhënë urdhër për të vrarë në popull; sa human e njihte veten?… As presidentin që kemi nuk e njeh njeri cili është; as gjyshin, as fisin, as arsimin e tij, as sa të gjatë e ka vegjetacionin e trurit; as shijet e artit; as marrëdhënien me mafiozët…
Flitet se në këtë vend është vjedhur aq pasuri e publikut saqë mbulon njëzet herë këtë pasuri që kemi…, po ku ndodhet tani?, a do të vihen në pranga vjedhësit?, a do të kthehet pasuria?, kur do të kthehet?…
Prandaj ata u alarmuan shumë për ‘skandalin e parë’ që hoqi maskat.
Tani pritet të dalin lakuriq
Kendveshtrim shume interesant i ketije “Skandali”.Gjithmone me pelqejne analizat e Frrokut se jane te verteta,therese por shkruhen dhe me art.
Ky ciban(SB) i ketije kombi na futi thiken ne palce ne cdo gje keto 30 vite.Nuk ka fushe te jetes qe nuk e denatyralizoi per te mos thene qe e shkaterroi,,pronat,drejtesine,shoqerine vete,gjithshka.Ka 30 vjet qe e shohim ne TV e kudo dhe na duhet te nderrojme kanal se te krijon pershtypjen qe po te fut thonjte ne fyt sa here qe del.Historia do te tregoje qe nuk ka pasur ne Shqiperi demon me famekeq se ky njeri.Mallkuar qofte brez pas brezi.
Qazim bravo.Eshte vertete ashtu si thua ti ne kontekstin e shkrimit brilant te zotit Frrok Cupi. Per bemat dhe krimet qe ka bere Sali Berisha ne e ndrrojm kanalin e televizorit kur del ai qen. Edhe neve i lexojme artikujt e Frrok Cupit dhe kenaqemi me ato te verteta dhe ato fakte qe thote ai per Sali Berishen,familjen dhe shpuren e tij qe e rrethon. Saliu eshte antishqipetari me i madh i kohrave per krimet e te zezat qe i ka bere ai ketij vendi e ketij populli. Edhe per çudi Saliu thot nuk kame bere asnje krim,jame i paster.Krimineli nuk dorezohet kollaj.
Shume te verteta jane sto qe shkruan Rroku Ćupi. Psh deklaroi me ze e me te shkrojtur se Berisha pa asnje pike dyshimi do arestohej me 8 Dhjetor. Dhe se çfar ndodhi po e shohim e degjojne te gjithe
Bukur, me pelqeu qasja.
Te lumte pena o Frok Trimi. Gjithmone me jep kanaqesi te vecante kur te lexoj. Thanks so much.
Thjesht, je i jashtezakonshem.
Brilant!???
I madh Froku pershendetje
Ketij ka per tirene damllaja…ne epitaf:Ketu prehet Llulla , vdiq nga damllaja nuk e pa dot Berishen poshte.
shume realist, dhe nje antikomunist dinjitoz e pranon se hoqem monizmin por instaluam te mbrapshten, sot hileja, dyfytyresia e abuzimi Jane sistem, moto jete dhe kjo vec larteson te shkuaren e thjeshte por dinjitoze te socializmit
me poshte se kaq ku do ta shofesh shpellarin Berisha o kar me xhufka? Non grata dhe objekt humori per te gjithe shqiptaret pervec ca ceceneve si puna jote
Brilant si perhere
Maskat nuk bien Frok sepse ato tashme jane ngjitur ne fytyren e rregjur te “qytetarit digjital” i cili here pas here furnizon me material ate qe e montoi pasi u montua vete prej fabrikes me te sofistikuar !Ndaj maskat s’kane per te rene kurre sepse kane imunitet e jane te dekoruar me urdher nga larte po shume lart dhe pse kane marre pjese ne vrasje,ne shperberjen e shtetit te 97,ne aksionin per te futur vellavrasjen veri-jug e qe nuk e realizuan dot !tani perpiqen se paku ta ndajne kete shoqeri duke bere gjysmen e punes nen kthetrat e ulkonjes qe i rriti dhe tash ju jep gjoja hirr ne vend te qumestit te saj!Ata jane te paprekshem se e tille eshte mburoja,keshtu funksionon ne kete sistem, ku pa te fantazia Juaj do ishte shteruar dhe gjithçka do kalonte ne monizem si ne vitet para 90-tes.Ndaj me vjen keq qe ju ka ngordhur intuita e beni sikur i kuptoni te gjitha .
Më në fund shkroi edhe Froku ky mbrojtës i regjimeve pas demokracisë.Po paga jote dhe Blendi Fevziut kur do Dali që t’i marrim vesh.Po e Ardit Gjebresë pse nuk ka dalë akoma.Da do të presim akoma Jeni shumë vonë për këtë artikull
O zoti Frrok aq sa eshte pergjegjes Berisha aq jeni pergjegjesa eďhe ju te medjave qe i keni sherbyer diŕekt me veprimet e mosveprimet ndaj Berishes dhe berishajve tjere qe e vjedhen dogjen Shqiperine tash 30 vjete . A i sheh medjat tona sot pas 30 vjeteve qe ju i thoni demokraci ndersa une i them anarsh ( djegje shkatrrim ) , se si e mbrojne e flasin mite per kryeministrin kur ju jep favore dhe sapo tju prekesh xhepin d.m.th , ti kontrollosh nga ju vine te ardhurat e paligjshme , te çohen kundra duke tte share e te shpife nga mengjesi deri ne darke . Ja edhe ti edhe Meroja keni qene me Berishen sot me Ramen , neser me dreqin , Prandaj jeni te pabesueshem se ndryshoni nga tju vije paraja me shume , pse keshtu duhet te jete punonjesi i medjave ? TURP PER TE GJITHE JU .Me kriminelat jane : Frangaj me dy punonjesit e tij Fevziun , Arjan Çanin , pastaj Çim Peka , Andi Bejtja dhe Bushati , Rakipi , Rakipllaret , Lubonja , Lesi .
Frok urime, një nga shkrimet e tua më të mira deri më sot,pres edhe më të mira.Do shtoja tu hiqen rrobat e tu vihen prangat. O zot bëje realitet.
Frroku tha se kishte informacione të sigurta qe Sali Berisha do te arrestohej në 8 Dhjetor dhe nuk do te Ishte në gjendje te mbante Kuvendin në 11 Dhjetor.
Frroku eshte brillant. T’ia kesh zili penen.
Mbas pagave duhet te dalin listat e pronave ku pushtetaret, prokuroret, gjyqtaret i kane vene ne emer te vjehrres gjalle apo vdekur, vjehrrit gjalle apo vdekur, kunates, kunatit, shokut, djalit te dajes, vajzes se halles, fqinjes, dashnores apo dashnorit, ehhhh moj Shqiperi, bijte e tuaj qe moren pishtarin e drejtimit paskerkan qene te gjithe djaj nen lekuren e deles.
Ju flet Cupi per Maska, madje edhe per Veshje si me eksperti i tyre.
Ka 30 vjet qe i nderron sipas pushtetit te rradhes.
Eh more Frrok Gazepi, mjaft se u bane ma zi se Ngjela.
Qazim bravo.Eshte vertete ashtu si thua ti ne kontekstin e shkrimit brilant te zotit Frrok Cupi. Per bemat dhe krimet qe ka bere Sali Berisha ne e ndrrojm kanalin e televizorit kur del ai qen. Edhe neve i lexojme artikujt e Frrok Cupit dhe kenaqemi me ato te verteta dhe ato fakte qe thote ai per Sali Berishen,familjen dhe shpuren e tij qe e rrethon. Saliu eshte antishqipetari me i madh i kohrave per krimet e te zezat qe i ka bere ai ketij vendi e ketij populli. Edhe per çudi Saliu thot nuk kame bere asnje krim,jame i paster.Krimineli nuk dorezohet kollaj.
Më në fund shkroi edhe Froku ky mbrojtës i regjimeve pas demokracisë.Po paga jote dhe Blendi Fevziut kur do Dali që t’i marrim vesh.Po e Ardit Gjebresë pse nuk ka dalë akoma.Da do të presim akoma Jeni shumë vonë për këtë artikull