Bajatizmi nacionalist i Sali Berishës dhe pse e mbron lobin e kongresmenëve serb në Washington

29 Dhjetor 2021, 19:18Blog TEMA
Bajatizmi nacionalist i Sali Berishës dhe pse e mbron lobin e

Nga Ilir Demalia 

Dje Sali Berisha në intervistat e tij, u pyet për Richard Grenell, për atë çka Grenell ka lobular për ndarjen e Kosovës… Berisha u përgjegj, se Grenell nuk ka pasur dijeni dhe i’ka kanë veshur kot këtë punē pra planin për ndarjen e Kosovës.

Berisha ka kohë që mbron me këmbëngulje njeriun e serbëve Richard Grenell, i cili bëri grusht shteti në Kosovë duke rrëzuar qeverinë e parë Kurti me puç të njerëzve të korruptuar të politikës se Kosovës për te realizuar planin e ndarjes së Kosovës.

Berisha duhet ta dijë dhe e din, po pse vazhdon ta mbrojë Grenell e di Berisha, dhe dihet pse… që Grenell është perfaqsuesi i lobit serb në Amerikë në Washington.

Pra tetoritë konspirative të Berishës se i kanë dhënë None-Grata për arsye pse ka kundërshtuar ndarjen e Kosovës, bien. Aleati i tij Grenell është arkitekti i zbatimit të planit të Kosovës me Presidentin Trump dhe zv/ Presidenti Mike Pence përfaqsues tjetër i lobit serb në Amerikë.

Për mos të shkuar prapa në kohë kur Berisha me kompaninë “Shqiponja” nën drejtimin e Tritan Shehut, thyenin embargon që Amerika dhe OKB i kishte dhënë Serbise se Millosheviçit duke e furnizuar në naftë në vitet 1993-1997.

Për mos folur kur Berisha ishte kunder UÇK-së dhe e quante terroriste atë. Për mos folur që ishte kundër Marveshjes së Rambujes e të tjera.

Karta e nacionalizmit të Berishës, jo që nuk është e vërtëte, por është keqpërdorur aq keq nga demagogjia dhe retorika bajate e Berishës, sa e ka kthyer Berishën në nje flamur të reckosur të nacionalizmit si strehë e fundit e horrlikut dhe korruptit te tij politik.

Kjo foto më poshte është foto në Ambasadën serbe në Washington, shteuar nga Ambasadori Serb ne Washington Marko Duriç me lobin e kongresmenëve serb në Washington me në krye drejtuesin Richard Grenell.

5 komente në “Bajatizmi nacionalist i Sali Berishës dhe pse e mbron lobin e kongresmenëve serb në Washington”

  1. american16al says:

    Artikulli eshte realist dhe se bastardi Berisha per te kamufluar rrugen e tij antikombetare bene parrulla nacionaliste te cilat naivet, adoleshentet dhe “intelektuale” dallkauke i shkojne pas si servile per te perfituar ndonje krodhe..!!!
    Trump ishte simpatizant i serbeve eshte e vertete.

  2. Gimi says:

    Ilir, fotoja e publikuar pa daten e shkrepjes nuk vlen per asgje. Do behesh baraz me Erla Mehillin …
    Gimi

  3. Skypion says:

    Pervec mbeshtetjes se padiskutueshme nga demokratet, por edhe te nje pjese te madhe te popullsise qe e shpreh ate me ane te empatise ne heshtje, nje tjeter pike e forte e Sali Berishes ne levizjen e tij politike, eshte mbeshtetja qe gezon ne Partine Republikane ne ShBA.
    Eshte rast i paprecedente ne historine e SHBA-se, qe njera nga dy partite e medha politike, jo vetem qe ve ne dyshim nje rast “nongrata” per nje shtetas te huaj, por edhe akuzon vete administraten per nje vendim te lobuar dhe korruptiv. Dhe, kur kete e ben Partia Republikane, e cila eshte ADN-ja politike e SHBA-se, keto jane kredite qe askush se kishte menduar se do te mund t’i merrte Sali Berisha.
    Senatore, kongresmene, por edhe media konservatore ne ShBA, si kurre me pare, e cilesojne nje “nongrata” te Administrates se ShBA-se, si korruptiv dhe te papajtueshem me vlerat amerikane.
    Pra, mbeshtetja popullore ne Shqiperi dhe ajo republikane ne ShBA, perbejne bazamentin e forte dhe solid nga ku ka marre udhe aksioni politik i Sali Berishes, duke shenuar keshtu rikthimin me spektakolar te nje politikani ne arenen politike te vendit te tij.
    Richard Grenell ka thene nje te vertete ne lidhje me nongrata-n; kjo nuk e ben ate mik te Berishes; ashtu sic nuk e ben mik te Edi Rames edhe mbeshtetja publike , qe po ky Grenell, i ka dhene atij, me levdata te teperuara madje; akuzat si lobist pro-serb jane vertetuara tashme si shpifje; eshte qesharake qe nje politikan i nje niveli te Grenell, aq me teper kur ishte ne detyre, te lobonte per interesat serbe; kete vetem nje kokbosh si artikullshkruesi mund ta besoje.
    Ajo qe eshte shume e felliqur ne keto akuza, ka te beje me faktin, se te njejtit qe sot po mundohen te relativizojne mbeshtetjen e forte qe ka Berisha nga senatoret dhe kongresmenet amerikane, duke shpifur per ta si gjoja lobiste per interesa serbe, heshtin ndaj aktit te tradhetise se hapur, qe Kryeministri i vendit te tyre, po kryen ne aventuren e tij te rrezikshme antikombetare, me Ballkanin e Hapur, ide kjo e Sllobodan Milloshevicit te ri, sic cilesohet nga ekspertet nderkombetare te ceshtjeve ne Ballkan, Aleksander Vucic.
    Heshtin ndaj aventures antikombetare te Ballkanit te Hapur, ashti sic heshten edhe ndaj gjemes antikombetare te copetimit te Kosoves.
    E bera kete krahasim, sepse eshte kaq i forte, kaq kontrastues, sa diskretiton keqas te gjithe surreterit , qe ndersa sulmojne Sali Berishen, heshtin ndaj tradhetise se larte qe po konsumon para te gjitheve kryeminstri socialist.

    1. ben says:

      Skypion-duhet te jesh handikapat mendor qe te arrish ne konkluzion se Berishen e mbeshtesin shumica e demokrateve dhe sidomos kur thoni se ai mbeshtetet ne heshtje nga shumica e popullit shqiptar. Me siguri qe ose duhet te jesh pjese e nevojtores se Berishes, ose jeni verbuar nga propoganda e mediave te paguara nga parate e vjedhura nga familja Berisha.
      Populli shqiptar e tregoi me vote se sa e do Berishen dhe klanin e tij te vrasesve.
      Do benit me mire qe te heshtni, pasi duke folur gomarlleqe, po ofendoni te gjithe shqiptaret qe akoma i mendoni aq budallenj sate ‘mbeshtesin ne heshtje” nje maskara si Salih Berisha

    2. Ms says:

      Berisha se kalonte dot Atlantikun edhe kur Trumpi ishte president.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje