Të tjera ngjarje dëshirojmë në 2022, por të tjera do ndodhin…!

2 Janar 2022, 19:56Blog TEMA

Nga Kreshnik Spahiu

Pse shqiptarët vlersojnë ata që i genjejnë dhe ndërkohë urrejnë ata që thonë të vërtetën?

Pse populli dërshiron ti thuash ato që pëlqejnë, dhe jo ato çfarë do ndodhin?

Ku ndryshon analiza nga avokatia?

Analiza është e vërteta e pavarur mbi fakte.

Avokatia është mbrojtje e njëanshme e palës që përfaqëson.

Shpesh gazetarët ndërtojnë analizat dhe parashikimet mbi ato çfarë dëshirojnë të ndodhin.

Shumë pak zëra dëgjohen të njesojnë qefin e tyre me parashikimin.

Po ku ndryshon dëshira nga parashikimi

Psh: Viti i ri 2022 do ketë shumë ngjarje kundër dëshirës sonë:

– Ne mund të duam që të zhduket Pandemia, por ajo do vazhdoj me valën 4 dhe 5.

– Ne mund të duam të rrëzohet qeveria, por ajo do vazhdoj mandatin e plotë.

– Ne mund të duam arresitimin e 4 pashkaqenve shqiptarë, por kjo nuk do ndodhë, thjesht do vazhoj peshkimi sardeleve.

– Ne mund të duam shqyerjen e dyerve të Lulzim Bashës, por ai s’ka për tu shkulur nga zyra.

– Ne mund të duam zgjedhje të parakoheshme, por ato nuk do bëhen..

– Ne mund të duam që Albini dhe Edi të bashkojnë Shqipëri-Kosovë, por ata se kanë as në axhendë.

– Ne mund të duam antarësim në BE, por askush s’do na pranojë, madje edhe në Ballkan s’do hym.

– Ne mund të duam që Berisha të fitoj luftë kundër Amerikës, por ai do të humbas edhe kundër Gaz Bardhit.

– Ne mund të duam, që kënga “Ta marrsha” të fitoj Eurovision, por ajo do fishkëllehet.

Për këto arsye urimi më i mirë për shqiptarët, nuk është: “Ju realizofshin ëndrrat” por “Mos shihni ëndrra me sy hapur.

Koha të dëgjoni të vërtetat që do ndodhin dhe jo ato çfarë ju pëlqen.

5 komente në “Të tjera ngjarje dëshirojmë në 2022, por të tjera do ndodhin…!”

  1. Dhe Ti Kreshnik na the një të vërtetë , që të gjithë e dinë , PRAPASHIKIMI është më i vërteti !

  2. Veshgues says:

    Nik! E verteta eshte aresyetim dhe besim! E shume njerezve!
    Genjeshtra eshte sajim, edhe i nje personi. Per me shume genjeshtra mund te ballafaqohet me realitetitin dhe te gjenden prova. Dhe del. Te djallezuarit por edhe te kulturuarit jane te interesuar te fshehur te verteten. E verteta eshte e rrezikshme dhe gjithmon ka pasoja, ndoshta te pariparueshme. Prandaj e verteta eshte e veshtire.
    Ketu qendron edhe problemi me politikanet! Genjejne edhe per ngjarje reale te cilat ka identifikuar publiku. Prandaj edhe politikanet genjeshtar jane te deshtuar. Me te rrezikshem jane ata qe fshehin te verteten.

  3. drini says:

    I bukur urimi. Mos hihni endrra si keto qe rendit Kreshniku.
    Edhe nje enderr tjeter mos shihni se do tu vije ndonje e mire nga politika.

  4. Linguist says:

    Pamvaresisht natyres thelbesisht nacionaliste, Kreshniku nuk ben avokati, por analize. Ai edhe kur shpreh pakenaqesi ndaj qeverisjes, di te dalloje faktet nga propaganda. Kurse shumica e atyre qe quhen analiste ne fakt bejne avokatine e atyre qe i paguajne, gje qe u faktua dhe nga rrogat marramendese qe marrin. Me mire te vertetat e hidhura tw Spahiut sesa sofizmat e Bushatit, Bejtes dhe Lubonjes. Vetem nje te mete ka Spahiu, nuk di ta perdore veten e trete, as e ka idene e zgjedhimit te foljejeve.

  5. Vrac vet. says:

    Kreshnik !
    Edukimi juaj shkollor eshte profesional per te me kuptuar edhe ate cfare nuk po e shkruaj ketu .
    Ju e filloni me pyetjen e raportit : e verteta dhe genjeshtra .
    Une kam bindjen se persa kohe qe nuk ka ligj qe cdo punonjes shteteror nese provohet plotesisht ligjerisht qe “mbjell” genjeshta zyrtare dhe kete nuk e paguan me humbjen e vendit te punes , te vjetersise se punes per pensionin , si dhe me nje pagese te nxehte nga xhepi i tij , atehere kjo do mbije ne shpirtin e cdo njeriu ne bote .
    A ke pyetur se si funksiononte ndeshkimi moral dhe ai material pergjate perandorise me jetegjate ne trojet tona ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje