Ne, 'opozita' e vendit tjetër të Europës (ku çdo banor i ardhshëm lind milioner)

13 Janar 2022, 18:19Blog TEMA

Nga Aranit Muraçi

Ekonomia e Europës njeh dy popuj, territoret e të cilave mbi 2/3 e sipërfaqjes e zënë malet, që zotërojnë burime të mëdha natyrore, por dallohen ekstremisht nga njëri-tjetri prej ekonomisë dhe mirëqenies së tyre, përveç klimës shumë më tepër të favorshme që ka vendi më i varfër, paradokset ekonomike, politike dhe sociale të të cilit njihen dhe përjetohen gjerësisht çdo ditë në trojet tona.

Vendi tjetër njihet në Europë prej antikitetit si “Rruga e Veriut’ nga ku edhe ka marrë emrin.

Norvegjia është një nga vendet më të bukura dhe më të pasura në planet. Ka histori magjepsëse, qytete mahnitëse, kulturë të pasur dhe njerëz të mrekullueshëm. Ajo gjithashtu ka një standard të lartë jetese me një nivel mbresëlënës të zhvillimit njerëzor.

Paga mesatare në Norvegji aktualisht vlerësohet diçka më tepër se 4600 euro, ndërsa ajo minimale 2550 euro, çka e bën atë një ndër dy-tre vendet më të begata në botë.

Sikur të mos mjaftonin këto statistika pak kohë më parë norvegjezët morën lajmin e mirë: çdo banor në Norvegji u bë papritur një milioner teorik në një moment historik për fondin më të madh të pasurisë sovrane në botë, që është rritur falë çmimeve të larta të naftës dhe gazit.

Lajmi i keq ishte se ata nuk do të jenë në gjendje të shpenzojnë pasurinë e tyre më të fundit. Qeveria e ka rezervuar atë për brezat e ardhshëm. Sipas Bankës Qendrore të Norvegjisë, e cila menaxhon fondin, pasuria e përbashkët u rrit në 828.66 miliardë dollarë.

Ky fond bën milioner çdo qytetar të Norvegjisë që ka një popullsi prej rreth 5 milion banorë. Në fakt Norvegjia njihej prej vitesh si vendi me standardet më të larta të jetesës në botë dhe ekonomia e saj e pasur është një nga arsyet kryesore. Ekonomia e saj ushqehet kryesisht nga eksportet e naftës dhe gazit, gjë që jo vetëm e bën atë jashtëzakonisht efikase dhe të qëndrueshme, por gjithashtu e ndihmon të mbetet një ndër vendet më të pasura edhe për shumë vite të tjera pavarësisht çdo situate.

Ajo ka siguruar shuma të konsiderueshme pasurie nga eksportet e naftës pas viteve 1970. Gjithashtu të ardhurat që sigurohen nga shfrytëzimi i resurseve natyrore shpërndahen për çdo banor. Norvegjia përveçse eksportuese, ka ndër rezervat më të mëdha të ushqimeve të detit, hidrocentraleve, lëndës drusore, mineraleve, gazit natyror dhe ujërave.

Norvegjia gjithashtu ka një normë jashtëzakonisht të ulët të papunësisë në krahasim me vendet e tjera në botë, gjë që e bën atë një vend tepër produktiv.

Të tilla përfitime nga pasuria dhe produktiviteti i saj, u kanë ofruar norvegjezëve kujdes shëndetësor dhe arsimor falas. Nëse një i huaj viziton Oslon, do të gjejë atje shumë vende pune në sektorin e telekomunikacionit dhe teknologjisë. Për më tepër, shkalla e varfërisë nuk ekziston, duke qenë se pagat janë ndër më të lartat në botë.

Hendeku midis të varfërve dhe të pasurve është dukshëm aq i vogël, saqë edhe vetë teoria e Marksit do të ‘dashurohej’ me kapitalizmin social të Norvegjisë. Nuk ka shumë ekspertë dhe specialistë ekonomie, por njerëz punëtor, të edukuar, sigurisht të ndershëm për të ndërtuar një shoqëri sa më të drejtë dhe të barabartë, bazuar mbi rregullat dhe ligjet që zbatohen rigorozisht duke nisur nga mbreti i pari e deri te punëtori i minierës.

Është e vështirë të marrësh nënshtetësi në Norvegji, sepse ata besojnë se të huajt nuk duhet të kenë fatin e norvegjezëve; që edhe fëmijët e tyre të lindin milioner si ata, duke qenë se (të huajt) nuk kanë punuar për një të ardhme të tillë në atë vend.

Meqenëse norvegjezët gëzojnë një normë të lartë pagash, fuqia e tyre blerëse është gjithashtu e lartë. Ata bëjnë mesatarisht në raport me popullsinë më shumë pasuri se amerikanët, sikurse shpenzojnë shumë më tepër për kostot si dhe për standardin e tyre të jetesës. Kjo është arsyeja pse Norvegjia është gjithashtu e njohur ndërkombëtarisht për sistemet e saj të avancuara arsimore, sistemin e veçantë të sigurimeve shoqërore dhe kujdesin shëndetësor falas.

Në Norvegji të gjithë falënderojnë qeverinë e tyre (bashkë me opozitën që mund të jetë nesër) për të gjitha këto të mira që i kanë garantuar popullit, të cilat mund të mos arriheshin nëse vendi nordik nuk do të kishte një popullsi jashtëzakonisht të qytetëruar e të edukuar, të pasur dhe të arsimuar mirë.

6 komente në “Ne, ‘opozita’ e vendit tjetër të Europës (ku çdo banor i ardhshëm lind milioner)”

  1. shqipo says:

    Eshte vend i bukur i edukuar dhe i civilizuar. Klime e ftohte me njerez te civilizuar. Kane zgjidhur shume probleme por nderkohe kane te tjera probleme.
    Rrogat jane te larta eshte e vertete por mos harroni qe nje panine skifoze ne baret e Novergjise kushton nga 15-20 euro e keshtu me rradhe. Pra te thuash qe rrogat jane te larta do te thote se cfare fuqie blerese ka qytetari me ate rroge. Eshte e qarte qe te punosh ne Norvegji dhe ti prishesh parate ne Shqiperi apo Greqi atehere po.

    1. vezhguesi says:

      Per here te pare kam qene ne Norvegji ne vitin 2000. Me nje grup kolegesh, arritem ne aeroportin e Oslos rreth ores 9 te darkes dhe pasi kaluam procedurat e doganes dhe policise kufitare, vazhduam rrugen per ne qytet. Ajo qe me beri pershtypje ne aeroport ishte se e gjithe dyshemeja ishte e mbuluar me pllaka druri ose laminat ne ngjyre te hapur.
      Ne qytet arritem rreth ores 10.30 dhe kerkuam qe te gjenim nje restorant ku te hanim darke. Gjetem nje dyqan ushqimesh ku dukej qarte pronari apo punonjesi qe po bente pastrimin dhe pasi trokitem ne deren prej xhami, i kerkuam te na tregonte se ku mundet te gjenim nje restorant te hapur. Qeshi dhe na tha se ne kete ore nuk do gjenim asgje te hapur. I kerkuam nese mundeshim qe te blenim ndonje ushqim prej tij dhe pasi morem disa gjera dhe kerkuam qe te paguanim, na tha se kasa ishte e mbyllur, pasi mbas ores 10 te mbremjes, atyre nuk u lejohej qe te kryenin transaksione per shitje, por insistoi qe keto gjera ti merrnim falas.
      Te cuditur, u larguam duke e falenderuar dhe shkuam ne hotel.
      Te nesermen dolem ne mengjes per te shkuar ne zyrat e kompanise per te cilen edhe kishim shkuar ne Norvegji me perfaqesuesit e te cileve kishim per te bere bisedime biznesi. Duke qene se zyrat e tyre ishin shume prane hotelit tone, vendosem qe te shkonim atje duke ecur, nen drejtimin e njerit prej punojnesve te kompanise qe kishte ardhur per te na marre nga hoteli.
      Duke ecur, vura re se rruga ishte e mbushur me debore, qe vazhdonte te binte, por trotuari ku po ecnim ishte i paster. I habitur e pyeta norvegjezin qe po na shoqeronte dhe ai me ftoi qe te prekja me dore trotuarin. Ishte i ngrohet. Me treguan se cdo trotuar i qyteteve norvegjeze, si dhe gjiri ku ishin parkuar shume jahte private kishte serpentina me rezistenca elektrike te cilat e mbanin ujin siper temperatures se ngrirjes dhe se ngricat nuk mbeteshin ne trotuare. E njejta gje edhe ne banjot e dhomave te hotelit, ku dyshemeja kishte rezistenca elektrike qe e mbanin ate dhe te gjithe ambjentin te ngrohte.
      Norvegjia ne ate kohe prodhonte 4 fishin e energjise se nevojshme 100% me hidrocentrale. Ata kishin disa centrale me gas natyror, te cilat ishin ne gadishmeri, por qe kurre nuk ishin perdorur.
      Ky vend, para Luftes se Dyte Boterore ka qene nga me te varferit dhe me nje emigracion masiv, por qe nga koha e zbulimit te rezervave te gazit e naftes, niveli ekonomik u rrit jasht mase dhe qeveria e atij vendi shpalli kerkesen per cdo norvegjez qe kishte emigruar qe te kthehej ne vend kundrejt nje shperblimi te majme. Me kete rast qeveria vendore kerkonte qe te sillte ne vend fuqi punetore norvegjeze, por jo emigrante te huaj.
      Cmimet e cdo produkti ne Norvegji jane nga me te lartat ne bote. Kur i thashe disa kolegeve norvegjeze se kjo politike cmimesh demtonte turizmin, ata me nje goje mu pergjegjen se Norvegjia nuk e donte turizmin, pasi ai ka te mira se sjell para ne vend, por sjell edhe kriminalitet.

  2. loni says:

    na plasi kari tek norvegjia ne shqiptareve,ata qe nuk kan pranuar as 10 shqiptare gjithsej,edhe nqs ka pak shqiptare atje,ata jane me pashaporta ose greke ose italiane,para ca ditesh kjo gazete shkruante parajsa e shqiptareve gjermania,ka punesuar 30 mij shqiptare,dhe e thote me nje krenari te jasht zakonte,kush??kjo gjermania ky shtet pis dhe nazist,qe vizat e para te punes filloj ti leshoj nga viti 2014,dhe per 8 afersisht ka punesuar 30 mij shqiptare,ky shtet me 85 milion banor na paska ber nder,po greku qe ka pranuar 600 mij me letra,fut dhe gjysmen e ketij numri pa letra qe shkon afersisht 1 milion,cfare duhet te bejne ata??po italia qe po ashtu ka mbi 200 mij shqiptare,prandaj mos na cani karin me ekonomine e norvegjezeve se nuk i plas njerut kari,as nuk na intereson fare,ne duhet te shohim hallin tone,dhe te japim lajme pozitive per vendin tone,jo per boten,se po te pyes nje gay norvegjez ( se burrat jan bythqira,dhe grate norvegjeze lesbike ) nuk e di fare se ku bie shqiperia,dhe sa per kulturen e ketyre plerave,pame ate norvegjezin para 6 me 7 vjetesh qe u vesh si ushtarak dhe vrau 100 vete se ashtu ja tha kultura norvegjeze ne olso mundesisht,ne zemren e kesaj kulture,nuk mund te kete viking te mire,si nuk mund te ket nazist te mire fashist te mire etj,

    1. kacaku says:

      o loni , po tutje re loni tutje se te cau leri reeeee pse je gaxhgaun komplet , po ku e di ti qe ne Norvegji ska shqiptare ?? Ka plot , thjesht ne Norvegji ka regulla te hekurta , nuk e perballon dot goditjen e pare , sa te dale numri i lejes se qebdrimit , qe eshte dhe celsi qe te hapen dyert duhet te kalojne te pakten 3-4 muj gjete ketyre muajve duhet ti paguash te gjitha nga xhepi , dhe behet fjale per nje shume diku te 7 – 8 mije euro …..i ke ?? Qendron , si ke …mer trasten dhe nisesh per ne Albani …..e kupton o loni ???

  3. Pike. says:

    Nerkohe qe ti na informon se Norvegjia eshte vendi me social ne bote, portali me i njohur gazetaresk ne shqiperi, merret me “dy janaret e berishes”.
    Ndersa edvini i pare do komentonte, kjo qe na informon eshte e padëgjuar.
    Por, kryesorja, popudhi ine, gjen magesira eshe tek sistemi i pare boteror duke u ankuar per sanduichin e jo per cilesine qe mbart ai sanduich.

  4. Daku says:

    E kam vizituar para 6 vitesh, vertet pagat jane shume te larta por gjithashtu dhe cmimet. Nje paket Marlboro ne ate kohe kushtonte 15,50 euro per te patur nje ide… pergjithesisht jane te edukuar por si kudo nuk mund te thuash se jane te mire a te keqinj. Aty ketu gjen dhe njerez pa edukate plote. Nuk e dija qe qenka veshtire te fitosh shtetesine,e per rrjedhoje nuk mund te behesh milioner si ata qe paskan patur fatin te lindin nga prinder Norvegjez, sado qe prinderit e tyre,edhe pse emigrante mund te kene kontribuar ne shoqerine Norvegjeze shume me teper me punen e tyre se biri i nje Norvegjezi breze pas brezi qe nga koha e vikingeve… Norvegjezet qenkan aq shume te kulturuar sa paskan arritur deri ne racizem sipas autorit te ketij shkrimi,sepse ndoshta nuk eshte aspak keshtu sic shkruan ai

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje