Nga Dritan Hila
Zgjedhjet e pjesshme lokale që pritet të mbahen, nuk janë zgjedhje ku konkurrojnë kandidatët e Ramës me opozitën, pasi përçarja e saj, nuk ia prish gjumin pushtetit. Elektrizimi vjen pasi ky është një test force për fraksionet e opozitës.
Me shumë gjasa në zgjedhje do të kemi katër konkurrentë, ku tre janë ata tradicionalë me sigla tashmë të njohura dhe një të katërt që do të jetë lista e Sali Berishës.
Si do formalizohet kjo listë mbetet për t’u parë. Ndoshta do të kemi kandidatë të pavarur ose, në formë partie, që është më e pamundur pasi Berishës pavarësisht rezultatit do t’i duhet të vazhdojë betejën për emrin e partisë.
Por njerëzit e Berishës do të jenë me siguri në vendin e atyre që do të konsiderohen në numrin e votave që do të marrin.
Kjo është një provë zjarri për të dy mëtonjësit e PD.
Është për Berishën. Pretendent se ka shumicën e demokratëve me vete, do t’i duhet që këtë ta vërtetojë me një test elektoral dhe jo me grumbullime dhe votime të organizuara nga ai vetë. Shkurtësia e periudhës së kohës mes shpalljes së zgjedhjeve dhe votimit e bën që vota të jetë tërësisht e pastër për Berishën. Nëse kandidati i Berishës merr më pak vota se kandidati i Bashës, mund të thuhet se lëvizja e Berishës vdiq akoma pa lindur. Si zgjedhje lokale edhe këtu ka vlerë figura e kandidatit, por jo si zakonisht, pasi këto janë zgjedhje më shumë politike se lokale. Ndaj Berisha do punojë fort.
Edhe Basha ka të njëjtin problem. Por me një ndryshim të vogël. Edhe nëse nuk fitojnë kandidatët e tij më shumë vota se ata të shemrës në PD, ai ka qetësinë e pasjes së simboleve të PD dhe shpreson që në të ardhmen të afrohen pranë tij edhe ata që janë larguar. Humbja do ju tregojë demokratëve se fitorja arrihet vetëm të bashkuar dhe brenda një sigle zyrtare. Por nuk mund të humbë në mënyrë katastrofike pasi atëherë rryma do të shkojë në drejtim të Berishës me të cilin nuk kanë për të fituar ndonjëherë. Megjithatë i mban shpresa se nën udhëheqjen e tij do të mundin Ramën dhe më pas imperializmin amerikan.
Kjo është një provë edhe për Metën. Por ky e ka më të thjeshtë. Vetëm do të konstatojë nëse LSI është shkërmoqur apo jo./dritare.net
Dritan djali.
Pushteti lokal ne Shqiperi ka vetem çelsat e kashtës. Nga 61 bashki Rames i mjaftojnë 55 qe i mbeten. Mendoj se ne mënyrë indirekte ai do t’u kërkojë socialistëve te votojne per Bashën dhe komisionerëve te vet qe te vjedhin zgjedhjet po per Bashën qe ta “legjitimoje” përballë Berishës. Me nje opozitar “me porosi” si Basha qe nuk ka
blere, El Commandante Ramen do ta kemi ne krye te vendit deri sa i Lumi Jezu Krisht ta thërrasë Atje Lart.
Po pse budalla e di Edi Ramen ti te ndihmoj Bashen te fuqizohet duke i bere gropen vetes ne te ardhmen.Atij dhe Ps i leverdis nje PD me Berishen qe nuk e do Usa sesa nje Pd e Bashes qe neser Usa ti thote liro vendin.
Nqse Basha e humbet Shkodren, aleatet e tij do i vene thonjte ne fyt.
Nqse e fiton Shkodren, ka nje shans te qendroje deri ne 2023.
Une mendoj Basha do iki pa kthim. Berisha dhe Ilir Meta do bejne ceshte e mundur qe Basha te humbase.
Fakti qe Ilir Meta kundershtoi te caktonte date zgjedhjesh ne Dhjetor, dhe papritur caktoi nje date 6 Mars, tregon qe ishte levizje taktike e Sali Berishes, per te mos u ftohur foltorja.
Në fillim Dritani, pastaj Driti dhe ne fund Tan Hila kaluan me sukses sprovën plot lëng “salepi” të xhungës me lesh.