Ne flasim për 21 janarin, ata për reformën

21 Janar 2022, 13:04Blog TEMA

Nga Pëllumb Kulla

Në kalendaret e historisë së shqiptarëve ka plot ditë të tjera shumë më të përgjakshme se 21 janari, por kjo e janarit, përveç gjakut ka në ballë edhe turpin, ngaqë shënohet në kalendarin e bardhë të të ashtuquajturës demokraci brenda kornizës së BE-së dhe NATOs.

Ishte i rëndë dhe i turpshëm 21 janari i 2011, por gjithsesi më pak i rëndë dhe më pak i turpshëm se 21 janarët që vijnë vit për vit!

Para dhjetë vjetësh vrasësit ishin prepotentë, të paprekshëm. Ata vranë katër vetë teksa po mbanin duart në xhepa dhe tani që njohim karakterin e pushtetit të tyre, ai akt kriminal, thjesht, u shtohet historive të përgjakura qeverisëse në arkivat e njerëzimit. Ajo histori e tyre vrastare pasurohet me faktin se patën mjaft kohë, që formalisht ta mbyllnin kapitullin me gjyqe të stisur dhe me fajtorë nga kundërshtarët, nga ata që po u rrezikonin tua shqitnin kulltuqet nga bythët.

Nuk e bënë dot! Kësisoj ishin gati të mirëkuptuar, kur fshihnin gjurmët e krimit me shuarjet e filmimeve, ndërrimet e tytave, injorimin e Prokurores së Përgjithëshme…

Edhe 21 janari i vjetshëm, bile, ishte më i kuptueshëm dhe më pak i turpshëm se ky i sivjetmi! Ja, thjesht, do të shtohen dërdëllitjet dhe premtimet e reformës së drejtësisë… Premtojnë t’u ngjiten alpeve, kur nuk u ngjiten dot pirgjeve me dhé!

Nuk ka reformë më të thjeshtë se sa kjo e juaja:

Formuloni vetëm një akuzë për 21 janarin dhe shpjereni në gjykimin e Prokurorisë! Ose dorëzoni për hetim dy akuza të kundërta: një të kësaj qeverie për të shkuarën dhe një të qeverisë së shkuar, për këtë të sotmen! Lerini listat me Rrugë Kombi, me Gërdec dhe me naftën e Millosheviçit! Ndaluni tek njëra! Përqendrohuni vetëm tek njëri nga turpet e kësaj gjenerate politikanësh!

Qërroni dhe kthjelloni 21 janarin 2011!

Dhe ta shikoni sa e thjeshtë është reforma juaj e famshme e drejtësisë! Jepini paqë pikëllimit të 21 janarit dhe do ta shikoni se reforma është bërë vetvetiu!

……………………………………………………..

Botuar e ribotuar, në çdo 21 janar!

3 komente në “Ne flasim për 21 janarin, ata për reformën”

  1. Polici says:

    Del Rama ne Facebook o Pellumb dhe i rregullon keto gjera.

    Andej nga dreka gazetat dhe mediat do freskojne lajmet e dites se ky perkujtim qe u be qe heret me mengjes ne dreke eshte lajm i vjeter dhe ne darke harrohet se kemi zgjedhjet afer.

    Neser as qe behet fjale me deri ne 21 Janarin tjeter.

    Per cudi ministri i brendshem dhe ai i drejtesise nuk duken gjekundi sot te dy pergjegjes per hetimet e 21 Janarit.

    Ndersa Rama si papagall perserit nuk jam une gjykates dhe nuk eshte 45. Tallje me te madhe nuk ka.

  2. 1 says:

    Shkrim i drejte.Ketij populli i eshte fikur cdo ndjenje.Shiko si vene turmat pas vrasesit .Duke pare qe SPAK meret me celulare e arka me peshk as qe besoj se do vene ndonjehere te Berisha e familjaret e tij.Ai ua ka gjetur ishantazhon dhe ata struken ne folene e tyre se e dine qe jane te molepsur.Sa per Ramen ai e realizoi qellimin ,e mori pushtetin dhe per te

  3. senu says:

    Vetem ne Shqiperi apo ne ndonje vend si Brimania apo ne ndonje shtet ne Afrike, ndodhin vrasje ne mes te sheshit, nga policia apo ushtria dhe asnje nuk denohet. Dhe kjo eshte Shqiperia e futur ne Nato apo qe kerkon te futet ne BE. Pa denime, s’ka asnje mundesi qe vrasje t etilla te perseriten. me 8 janar, Sali Berisha dhe injorantet e veriut ishin te gatshem, por pak me te frikesuar se ne 2011. Duhet burg per Sali Berishen, t epakten edhe simbolikisht. Nicolas Sarkozy u denua ne France, te tjere politikane jane denuar, pse nuk preket me dore shkqterruesi i demokracise se brishte shqiptare?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje