Nga Kimete Berisha
Kurrë nuk ka ndodhur që një politikan të bëhet kaq shpejt i neveritshëm dhe i urryer, si Albin Kurti.
Makiaveli ka thënë se një udhëheqës bëhet i urryer kur i prek popullin në xhep dhe në moral.
Asnjë njeri normal, as në zorin më të madh, nuk e fut dorën në xhepin e popullit të varfër, popullit më të varfër në Evropë.
Kushdo që i varfëron të varfërit – është asocial dhe psikopat.
Kur Kleopatra u jepte miell popullit të saj, e donin dhe e respektonin, kur magjet e popullit zbrazeshin-e gjuanin me gurë!
Nëse qeveritë e kaluara e kanë vjedhur Kosovën deri tash, i kanë vjedhur ato pasuri që nuk kanë qenë tonat, personale.
Prandaj, nuk i kemi ndjerë direkt në xhep.
Kur nuk të humb sendi yt, nuk të humb as shpirti.
Hajnitë e qeverive të kaluara janë abstrakte (pa procese gjyqësore), kurse hajnia e qeverisë Kurti është konkrete, reale, sepse ai po e vjedh mbijetesën tonë!
Po na vjedh personalisht, drejt në xhep.
Jo veç pasuritë e shtetit, por po e vjedh bukën tonë, shtëpinë tonë!
Qeveria Kurti në mënyrën më të vrazhdtë, raciste dhe cinike po e vjedh popullin shqiptar, duke e shtrenjtuar veç për ta rrymën me arrogancë dhe vrazhdësi të tmerrshme!
Mbijetesa në Kosovë është bërë kaq e rëndë, me një shoqëri depresive dhe shumë të varfër.
Është anarki, çmimet nuk i kontrollon kush, në të gjitha anët plaçkitet populli, nga qeveria dhe nga tregtarët skllavopronarë.
Gjithçka që bën Albin Kurti, e bën për t’i detyruar shqiptarët të largohen nga Kosova!
Ku me ditë për çfarë motivi u bë armiku më i madh i mirëqenies, i lirisë dhe i pavarësisë.
P.S. Magnet për urrejtje e bën cinizmi, e fjalori i cinizmit është sarkazma (përbuzja).
Lere oj Kimete se je ba e merzitshme.
Ke filluar pa fije sensi te shkruash .Hajde ne Evrope e jeto pak shikoje si ti fusin duart neper xhepa.
Une përsonalisht kam degjuar nga njeri qe i ka se paku 10 Shtepi familjar te tij qe e vjedhin rrymen .Mos te flasim sa ka te tjere qe nuk i njoh.
Pse kush e urren, shqiptaret apo kosovaret?
=
lol
Po me kontributin tend te “paqmuar” shoqja Kime. Vazhdoje reciklimin e “studimeve” tua per Zotin Kurti, se nashta ta bon Zanzibari kabull.
Une po bazohem vetem tek titulli -Pse u be kaq shpejt i neveritshem dhe i urryer Albin Kurti???? Albin Kurti i tille ka qene dhe nuk u be tani. Kjo konfirmon ate qe une e kam theksuar vazhdimisht qe ky trung,ky bryl,ky tutkall duhet larguar fare nga politika ndersa per BALIUN e komentit te me siperm ndjej keqardhje per mosnjohjen e gjuhes shqipe por flet si nje analfabet. O Baliu ! Shko ne shkolle,meso te shkruash dhe meso te perdoresh shkronjat atje ku duhet dhe ti shkruash e ti shqiptosh ashtu sic duhet dhe ashtu sic i di ti.
Bravo Kimete !
Albini me ate surrat qe ka, shihet nga larg qe esht Debil!