“Nëse Rusia pushton dhe zapton Ukrainën, çfarë vjen më pas?” Çfarë paralajmëron Ambasada Amerikane në Tiranë

24 Janar 2022, 11:43Politika TEMA

Ndërsa tensioni mes Ukrainës dhe Rusisë po rritet dhe ndërkombëtarët kanë paralajmëruar një luftë të mundshme. Një reagim lidhur me këtë konflikt ka ardhur edhe nga Ambasada e SHBA në Tiranë.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ambasada amerikane në Tiranë shkruan se konflikti ruso-ukrainas, mund të duket si një mosmarrëveshje e largët rajonale apo një tjetër shembull i persekutimit rus, por janë në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt dhe më të qëndrueshme për dekada.

Ky është një citim i Sekretari të Shtetit Antony Blinken, që Ambasada e SHBA ka zgjedhur ta publikojë, në kuadër të reagimeve për konfliktin në Ukrainë.

“Nëse Rusia pushton dhe zapton Ukrainën, çfarë vjen më pas? Mund të duket si një mosmarrëveshje e largët rajonale apo një tjetër shembull i persekutimit rus. Por janë në rrezik parimet të cilat e kanë bërë botën më të sigurt dhe më të qëndrueshme për dekada.” Sekretari i Shtetit Antony Blinken.”, shkruahet në postimin e Ambasadës Amerikane.

 

 

 

 

1 komente në ““Nëse Rusia pushton dhe zapton Ukrainën, çfarë vjen më pas?” Çfarë paralajmëron Ambasada Amerikane në Tiranë”

  1. Luli Xhikes says:

    Bo Bo Kimetja, sdo kap dot me peshq te vegjel…. ka halle me te medha….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje