VIDEO/ Ish-kryeministri i Suedisë: Europa nuk ka parë një prezencë ushtarake ruse në dekada

24 Janar 2022, 16:54Bota TEMA
VIDEO/ Ish-kryeministri i Suedisë: Europa nuk ka parë një

Ish- kryeministri i Suedisë, Carl Bildt ka publikuar disa pamje, në të cilat shihet grumbullimi  masiv i forcave ruse  në drejtim të Ukrainës.

“Këtu janë tanket më të vjetër T72 në rrugën e tyre për në zonën e konfrontimit. Europa nuk ka parë një përqendrim të forcave ushtarake të këtyre përmasave prej dekadash”, ka shkruar ai në Twitter.

The massive buildup of ?? forces towards ?? continues. Here it’s older T72 tanks on their way to the confrontation zone. Eurooe hasn’t seen a concentration of military forces of this magnitude since decades. pic.twitter.com/HipXARtmCB

— Carl Bildt (@carlbildt) January 24, 2022

Më herët Bildt ka shprehur shqetësimin rreth planeve që Rusia ka ndaj Kievit. Ai është shprehur se në rast se ndodh pushtimi i Ukrainës, në Europë do të ndodhë një luftë e madhe me pasoja të thella.

Ndërkohë Bashkimi Europian synon të ndihmojë Ukrainën me një paketë ndihme financiare prej 1.2 miliardë Eurosh për të zbutur efektet e konfliktit me Rusinë. Lajmin e ka bërë të ditur Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen e cila ftoi partnerët ndërkombëtarë si Fondi Monetar Ndërkombëtar që të ndërmarrë të njëjtin veprim. Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky e falënderoi  BE për mbështetjen dhe tha se ishte një veprim i marrë në kohë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje