Gjyqtarët që bien në ‘rrjetën’ e vettingut, Rama publikon pyetjen e rradhës: Të pezullohen automatikisht apo sipas procedurave në fuqi

25 Janar 2022, 11:04Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pyetjen e dhjetë në kuadër të nismës së Këshillimit Kombëtar, ku qytetarëve u kërkohet mendim për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk kanë kaluar ende Vettingun.

“Ka njerëz që thonë se gjyqtarët dhe prokurorët, që nuk kanë kaluar ende Vetingun, duhet të pezullohen automatikisht nga sistemi i drejtësisë nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin. Të tjerë thonë se pezullimi dhe përjashtimi nga sistemi duhet të kryhet sipas procedurave në fuqi. Si mendoni ju?

Pavarësisht se vitet e fundit janë bërë ndryshime legjislative për të luftuar fenomenin e njohur si KÇK, një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve në pritje të Vetingut vazhdojnë të abuzojnë me pushtetin e drejtësisë. Aktualisht, nuk është i mundur pezullimi automatik i tyre nga institucionet kompetente të drejtësisë në rastet kur konstatohen vendimeve haptazi të paligjshme, sepse për të realizuar pezullimin institucionet duhet të kryejnë hetime të thelluara që kërkojnë një kohë të gjatë”, thuhet në formular.

Ndërkohë qytetarët kanë 3 opsione për përgjigje.

“Gjyqtarët dhe prokurorët që abuzojnë me detyrën e tyre duhet të pezullohen automatikisht nëse vendimmarrjet e tyre janë haptazi në kundërshtim me ligjin.

Gjyqtarët dhe prokurorët që abuzojnë me detyrën e tyre nuk duhet të pezullohen pa një hetim të thelluar sado kohë që ky hetim të kërkojë.

Nuk di të gjykoj mbi këtë çështje”.

Rama fton ndër të tjera qytetarët që të bëhen “pjesë e këtij kuvendimi popullor për çështje me rëndësi strategjike për Shtëpinë tonë Shqipërinë”.

6 komente në “Gjyqtarët që bien në ‘rrjetën’ e vettingut, Rama publikon pyetjen e rradhës: Të pezullohen automatikisht apo sipas procedurave në fuqi”

  1. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    Kryeminister legen

    1. Kalec Dega says:

      Lol, mos e shani piktorin skulptor lider globalin e open ballkans

      Doni Berishen ju leg ena!

      Ose doni ate qe eshte me diktatori se njashtu jua gjeti sekretin Dulla e kompani…

      Lol

  2. andi says:

    Ne Fakultetin Juridik, viti I, semestri I, behet nje lende per Teorine e se Drejtes. Aty flitet per ndarjen e pushteteve, si parimi themelor i organizimit te shtetit. Ky parim eshte i parashikuar edhe ne Kushtetuten e Shqiperise. Gjyqesori, me te gjitha te keqiat e tij, eshte i pavarur dhe nuk mundet ekzekutivi te heqi nga puna gjyqtare, se ashtu mendon ai qe “vendimet jane haptazi ne kundershtim me ligjin…”.

  3. Detari says:

    kete e meson Erdoqeni i anadollit.
    Ky vend behet vetem me Arberesh, kur gjithe qeveria te jete 100% Arbereshe shpeton vendi, ndryshe duroni xhamite dhe islamin e turqise qe ka skllaveruar token e Arbrit.

  4. beso veten, jo te tjeret sot ! says:

    Andi, kjo ndodh ne shtete te konsoliduar, por mbi vullnetin e popullit nuk del dot as gjyqesori as edhe perendia, ne qoftese ti po e beson. Ky eshte parimi kryesor i demokracise dhe jo gjyqtari te beje si te doje si ka bere deri tani me ata te plepave. Bile Enver Hoxha dhe diktatura qendrojne me larte se demokracia e sotme, ndoshta formalisht, njesoj si zgjedhjet, por gjyqtarin e votonte ne popull, se per jeten e tij eshte populli qe vendos, ai ndryshon dhe kushtetuten , ai vendos per gjitheçka. Nje referendum popullor per kushtetuten apo per zgjedhjen e gjyqtarit, do te ishte i domosdoshem. Ne Shqiperi s’ka pase dhe s’do te kete drejtesi; shiko si jane bere miljoneret e miljarderet, ndersa gjoja jane te shqetesuar per varferine e popullit, kriminelet hajdute. Duhet pastrim me fshese te hekurt!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje