Dëshmia nga SHBA: Kryeministri që do realizojë ndërtimin e Skavicës do mbetet në historinë e Shqipërisë!

26 Janar 2022, 20:41Sociale TEMA

Bardhyl Reso, një ndër anëtarët e parë të Komisionit Nismëtar të Partisë Demokratike i ftuar në emisionin “Shqip” të gazetares Rudina Xhunga në “Dritare TV” këtë herë ka folur për një pjesë tjetër të jetës së tij, atë të profesionit të tij në kohën e komunizmit. Bardhyl Reso ka qenë specialist i hidroenergjetikës, asistent i profesor Petrit Radovickës në ndërtimin e një sërë hidrocentralesh në kohën e komunizmit.

Reso si specialist i hidroenergjetikës shprehet se në ditët e sotme është shumë e rëndësishme ndërtimi i Skavicës, sipas tij ai kryeministër që do të realizojë ndërtimin e Skavicës do të mbetet në historinë e Shqipërisë.

“Suksesi më i madh që ne do të kemi në fushën e energjetikës është ndërtimin i hidrocentrali të Skavicës. Kinezët në kohën e komunizmit nuk e kishin atë mundësi teknike për të na ndihmuar në ndërtimin e Skavicës dhe nuk e morën përsipër. Në atë kohë kinezët nuk kishin këtë eksperiencë të ndërtimit të digave të këtij lloji.

Skavica sot ka dy variante, një me lartësi më të madhe diga dhe një me lartësi më të vogël. Skavica krijon një rezervuar prej 6 miliardë metër kub ujë, që kur të mbushet ai, kaskada e Drinit do të bëhet një burim që do ta ketë prodhimin e energjisë shumë konstant, nuk do varen më nga shirat sepse të gjitha hidrocentralet do të punojnë në atë që quhet rregullim shumëvjeçar i ujërave, i prurjeve.

Kaq e rëndësishme është Skavica. Ky është problem teknik, ekonomik që duhet diskutuar edhe me Maqedoninë e Veriut, duhet diskutuar edhe me projektuesit që punojnë, nëse do ta marri firma turke-amerikane, nuk e di kush do t’i paguajë paratë pasi Skavica është një investim kolosal.

Po mbaj mend një fjalë që ka përmendur profesor Radovicka që ai kryeministër që do të realizojë ndërtimin e Skavicës do të mbetet në historinë e Shqipërisë. Edhe e kujtoj gjithmonë këtë frazë. Do të jetë një shembull i burimeve të rinovueshme në Ballkan.

Do të krijojë stabilitet të prodhimit dhe shfrytëzimit të ujërave të lumit Drin. Me ndërtimin e Skavicës ndryshon pavarësia jonë energjetike, sepse prodhimi i Drinit do të jetë një prodhim konstant. Për vazhdimin e punimeve të Skavicës shoh që nuk flitet edhe as bisedohet në media, unë çuditem se si probleme kaq të mëdha ekonomike nuk i jepet rëndësi. Për rëndësinë që ka për Skavicën duhet folur pafund.”, tha për emisionin “Shqip” Bardhyl Reso.

2 komente në “Dëshmia nga SHBA: Kryeministri që do realizojë ndërtimin e Skavicës do mbetet në historinë e Shqipërisë!”

  1. raul says:

    Kryeministri legjendar i Shqiperise per 27 vjet Mehmet Shehu kishte ne tavoline planin dhe projektin e Skavices me firmen e prof. dr. Petrit Radovicka legjenda dhe krenaria e hidroenergjitikes Shqiptare dhe Universitetit Politeknik te Tiranes. Po te mos ishte vrare Mehmet Shehu sot Shqiperia do krenohej me vepren energjitike me te madhen ne Ballkan , Skavicen, dhe Shqiperia do te ishte e garantuar deri ne vitin 2100 me energji elektrike , bile dhe Kosova, Maqedonia, Serbia , Mali i zi dhe ndofta dhe Greqia.

  2. DREJTESIA says:

    Skavica nuk do te behet. Nuk shuhet Dibra e dibranet, pale se cthone ata qe nuk e njihin historine e Dibres.
    E vertete kryeministri qe do realizoje Skavicen do te mbahet mend ne histori, por si kryeminister jo njerezor.
    Te ndertoje ne Vjose. Edhe ne Diber nuk ja mban nuk rrihet Dibra me komxhik zoti kryeminiter, mendohu nje here. Dibra i ka rrenjet thelle ne histor dhe do te mbetet historikisht Dibra heroike. Nuk zhduket per kollaj ore jo.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje