Nga Aranit Muraçi
Sa herë që ka pasur zgjedhje në FSHF (një herë në katër vjet) një muaj ose dy para se të shpallet fituesi, është bërë zakon që të bëhet zhurmë e madhe. Zhurma dhe poteret po tregojnë gjithnjë e më tepër se ato janë sporti më i preferuar i shqiptarëve, përveç futbollit.
Por sa herë që është bërë zhurmë e madhe, po aq herë fitues ka dalë kreu i saj, Armand Duka. Sa më e madhe ka qenë zhurma, aq më e thellë ka qenë edhe fitorja e Armand Dukës.
Në atë sportive, garën për kreun e FSHF-së, ai e ka fituar çdo 4 vite që prej 2002, duke sfiduar çdo rival që ka pasur përballë.
Ish-ministri Ylli Pango u përpoq në vitet e para të qeverisë së dytë të Berishës që të shkarkonte Armand Dukën, por dështoi, madje nga ajo përpjekje e pastër politike Shqipëria u përjashtua nga FIFA dhe UEFA. Pango emëroi drejtues të rinj në disa klube futbolli, që ishin në varësi të bashkive të djathta në atë kohë, por gjatë rrugës ata duket se kishin ndryshuar mendim, për shkaqe që mbetën të paqarta, përderisa pas votimit fitorja e Dukës, rezultoi më e thellë.
Pango u përfshi më pas në një skandal punësimesh në ministri duke e mbyllur karrierën politike me ‘nder’ .
Edhe ish-ministri Bujar Leskaj mori përsipër të njëjtin mision, por u tërhoq më shpejt kur kuptoi që ata (politika+ekonomia) ‘ishin bashkë’. Me kaq përfundoi beteja ‘politike’ e Armand Dukës me qeverisjen e djathtë.
Gjatë tetë viteve të qeverisjes së majtë nuk ka pasur përplasje direkte politike mes qeverisë dhe presidentit të FSHF-së. Vetëm në një rast, për fondet e rindërtimit të stadiumit të ri kombëtar qeveria dhe FSHF u përfshinë në një ‘luftë të ftohtë’ që duket se ende vazhdon mbi administrimin e ambjenteve brenda e përreth.
Qeveria e majtë ndryshe nga ajo e Berishës kishte më shumë mundësi për të bllokuar Dukën. Nga kandidimi i ish-kryeministrit të ndjerë Bashkim Fino në zgjedhjet e kaluara, dhe përpjekja për të deligjitimuar disa shoqata enigmë, që sipas tij, vendosën fatin e zgjedhjeve, PS thuajse nuk u përzi fare.
Edhe përpjekje ligjore e Finos në institucionet ndërkombëtare dështoi për faktin e vetëm se ai vinte nga politika dhe kishte të drejtë apo jo, mund të ishte paragjykuar prej tyre.
PS-ja kontrollon prej kohësh të gjitha bashkitë e vendit, të cilat kanë në pronësi klubet e futbollit, pjesë e të gjitha kategorive. Presidenti i FSHF-së dhe strukturat drejtuese të futbollit shqiptar zgjidhen me shumicë dërrmuese votash nga asambleja, e përbërë nga një përfaqësues i zgjedhur nga secili klub futbolli.
Kështu që, nëse do të kishte një betejë politike PS-FSHF, Armand Duka thjesht do të priste humbjen me ‘qetësi dhe dashuri’, sipas shprehjes së famshme të Presidentit të Republikës.
Por Armand Duka do të kërkojë në zgjedhjet e Asamblesë, që do të zhvillohen në fillim të muajit mars mandatin e 6-të radhazi në krye të FSHF-së. Si në çdo rast tjetër kur i është dashur fitorja, zhurmën e ka shfrytëzuar me shumë mjeshtëri për të fituar bindshëm.
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, qartësisht nuk është përfshirë në një betejë politike me Armand Dukën. Ndoshta sportive, por klubi i tij i Tiranës sado i madh që është, dihet se ka vetëm një votë për të zgjedhur kreun e FSHF-së. Ajo është e barabartë me atë të Domosdovës, të Këlcyrës, Shënkollit apo Luzit.
Paralelisht edhe hetimi i nisur në këtë periudhë për fondet e FSHF-së, nëse ka nisur një i tillë, që të ishte më i besueshëm mund të zhvillohej në çdo kohë tjetër, veçse jo në kohë fushate.
Me vullnetin politik të PS-së, duke qenë se futbolli drejtohet politikisht nga bashkitë e majta, Duka është teorikisht i rrëzuar në çdo kohë.
Beteja në FSHF këtë herë nuk është politike, por pak e zhurmshme, pra, sportive. Ajo duket më tepër si një betejë ekonomike!
Në betejë u përfshi edhe Presidenti Ilir Meta, i njohur më herët si tifoz i zjarrtë futbolli me ekipet eTiranës, Celtic Glasgow dhe Poliçanit, teksa i doli kundër Veliajt duke përkrahur Dukën.
Kryeministri Edi Rama vështirë se mund të thotë një fjalë për të ardhmen e Presidentit të FSHF-së, deri në zgjedhje. Kjo për faktin se kreu i qeverisë i ka pasur me kohë (3 vite) votat për të përcaktuar se cili do të jetë Presidenti i ardhshëm i FSHF-së. Rama ka gjithashtu votat e mjaftueshme për të zgjedhur në këto ditë zgjedhjesh edhe Presidentin e ri të Republikës.
Arianit mos u bej i gjitheditur.Lexo statutin e miratuar se fundmi ne FSHF.Nuk votojne te gjithe bashkite si me 2018.Ai e ndryshoi duke i dhene me shume force ne zgjedhje shoqatave.Pra nuk kane gje ne dore kryetaret e bashkive si zgjedhjet e kaluara.Duka i ben ligjet e zgjedhjes se kryetarit te Fshf si i duhen atij vete.Kete here ai e pa se nuk kishte pushtetin lokal prandaj po merr votat e futbollit amator.Shoqatat vete i krijon dhe vete i drejton me njerez qe shiten e blihen per nje rroge dhe 1 here ne 4 vjet shkojne e votojne per te
Problem numer 1 eshte se Edi Rama ështe mafjoze hajdute Turke nje lloje si Sali Berisha, lir Meta, Armando Duka dhe Agrone Duka me shoke keta njerze bën sikure luftone njëri tjetri por në të vertet keta horra Jane të gjith bashke për të rrepure Shqiprine dhe psastaje ndane leket dhe pushetet.. Edhe Lulzim Basha thote se tani do ndahet nga 3 kenshi I Bormudes!?? Por dele e mbrone nje mafjoze e hajdute si Armando Duka!! Kjo mua nuke më duket ndarje…
Pa asnje diskutim Aranit Muraçi eshte gazetari dhe analisti me i mire ne gjithe hapesirat e ballkanit Perendimor.
Kur flasin ne Shqiperi per zgjedhje me shkohet ne WC….vend I botes se trete dhe tribal….
vend i erret, metastaze e se keqes!
Ky vend do te denohet rende nga perendimi ne nje te ardhme te afert!!
shkurt, do te ndahet, dhe do te menaxhohet nga 2 shefa nga ballkani (2 vende patronazhiste) dhe nje shef nga evropa-usa.
Kjo do te realizohet menjeher pas ri-prezantimit te rusise ne evrope.
Shkurtimisht shqiptari do te kthehet ne argat te shefave, siç edhe e meriton, pasi eshte qenie-shoqeri idiote dhe negative.
Si mund te kesh kurrajo te shkruar per nji problem duke mos qene FARE PO FARE (do thonte Erion Brace) ne dijeni per nji problem. Kerko falje “gazetar” dhe mos e bej me se s’eshte ndonji qamet mos shkruash!
Perse kerkojne ta perfshijne Edi Ramen ne nje lufte, qe nuk do te marri pjese?
Sipas teje o aranit bythlepirsi si thu ti ta bejm mbret kte bastrdin e shijakut dhe te Haremit , po si nuk ju vjen turp o burra bythlepires qe esht turp tju thuash burra qe mbroni kte sharlatan qe ben si i do bytha me fondet e federates ka 25 vjet , qe shkon ben harem si anadollak oriental qe esht , pse mor pizeveng araniti behesh mburoj e se keqes o pler qe per dy kacidhe shisni bythen , ai esht post qe duhet te nderrohet kryetari xhdo 5 ose qameti dy kandidatura duhet te qendroj , por me legena si puna kti qe ka ber kte artikull ky vend nuk do behet kurr .
Gjithe problemi eshte se kerkojme te bejme pis cdo gje.Cfar pune ka politika ne sport.Duka apo kushdo tjeter po ka grabitur eshte detyere e organeve te drejtesise te merren me te.Jo Rama por askush nga politika te mos fut duart.Edhe manipulimi i votave per te cilat behet fjale eshte detyre e prokurorise dhe gjykatave te nderhy.
Duka i droges eshte shume e veshtire qe te rezohet sepse eshte i kapur, ne FNSH te gjith jane te koruptuar nga krimineli Duka….
Qe zgedhja a jo e Dukes eshte sot vrtem nje konflikt politike duket ashiqare mbasi pushteti , i cili eshte ne duarte e PSse po kujtohet vetem tash ne prag te zgedhjeve me marr nje tufe avokateshe nderkombtare e me trazuar gjithe institucionet nderkombtare- se nuk ju mjaftoj institucionet shsiptare qe i kane ba ma zi se lecka pa asnje vlere- pushteti filloj nje lufte per te kapur siç thot Veliaj te vetmin instituvione jo nen sundimin e tyre, duke urdheriar bile edhe Spakun me vepruar sipas urdherat e teket e Erion Veliajt!
E pak pamvaresia e FSHF ne qofte se i ´kané votat!
Po e pat edhe SPAKu i Kimes sot se u pa ne sherbim te kujt eshte…
Lali eri ketu na çeli sute per synimet e tij e te Partise: edhe kete qyp e duan per veti te pangopurit e pushtetit!
Votoni keso horra votoni se e bejne mut cdo gje, edhe footballin ku patem pak shelqim e pshurren ne shtepi siç e tha me goje te vete lali eri!
Aranit Muratori pregatitu tja marrësh në gojë Dukës se tët’ shoqe ngarkoi ca sportistë tja plotesojne defiçitet e tua te shumta. Vër atë dhëmballën që te kudermon era gjiriz, laj gojën, mbaj një cope limon qe ta kesh llapen plot lëng , dhe futu poshte tavolines se Dukës. Je ripjellës me fat. Do provosh gjithë Shijakun nga mbrapa buçe komunistësh.
nje gje nuk kuptoj. Ka shume vite ne ate post, ja ka ndjere lezetin cdo gjeje, po dreqi ta haje , leshoje ate dreq kolltuku se ka dhe te tjere qe presin ne radhe.