Ministri i Jashtëm rus: Tërheqja e forcave të NATO-s nga Evropa Lindore do të lehtësonte tensionet

27 Janar 2022, 17:24Bota TEMA

Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ruse këtë të enjte është shprehur se mundësia për një luftë të mundshme mes Rusisë dhe Ukrainës është i papranueshëm, duke vënë në dukje se tërheqja e forcave të NATO-s nga Evropa Lindore do të lehtësonte tensionet ushtarake në rajon.

“Ne kemi thënë vazhdimisht se vendi ynë nuk ka ndërmend të sulmojë askënd. Ne e konsiderojmë të papranueshme edhe të mendojmë për një luftë mes popujve tanë”,  ka thënë zyrtari rus Alexei Zaitsev.

Deklarata e tij është një nga të fundit në një seri deklaratash zyrtare që synojnë të zbusin frikën e një pushtimi të afërt rus.

Ndër të tjera, zyrtari i ministrisë ka theksuar se java e kaluar tregoi se konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës, është më shumë një konflikt që po e nxisin vendet e tjera, një konflikt artificial dhe se Moska është e bindur se pa “ndihmën” e Perëndimit, konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës do të ishte vendosur shumë kohë më parë.

Gjithashtu, Zaychev tha se aleanca ushtarake e NATO-s duhet të tërheqë forcat e saj nga Evropa Lindore dhe se një veprim i tillë do të ndihmonte në uljen e tensioneve ushtarake në rajon.

3 komente në “Ministri i Jashtëm rus: Tërheqja e forcave të NATO-s nga Evropa Lindore do të lehtësonte tensionet”

  1. Sara says:

    futi ndonje dopio vodka e te qarkullon gjaku me mire… ne tru sidomos…

  2. anticensurë ??? says:

    asqë e vë në dyshim askush,bile dhe largimi i amerikanëve nga amerika do lehtësonte tensionet,por çfarë ti bësh!?
    bllofin dikush do ta paguaj!!
    më duket se amerikanët nuk kan ndërmënd ta bëjnë një gjë të tillë!!ata po kërkojnë të shikojnë “kartat”!!
    zëdhënësi,o lali,si duken bathët e priftit!?
    amerikanët i kishin rënë erë këtij pisllëkut tuj prandaj u larguan ashtu shpejt e shpejt nga afganistani!!
    atë që ai xhuxhi juaj e kuptoi si “kapitullim” i amrikanëve,paska qënë me të futme!!

  3. american16al says:

    Ruset jane futur ne qorrsokak dhe kerkojne exit..!
    Luten qe te fitojne kredo politike duke kerkuar perendimit te largoje trupat..???!!! Si duket pasi u shkerdhye me Gjermanine gjithe naten i doli vodka dhe e shikon se nuk ka per te qene aq lehte te dali nga strofka, t’a filloje luften dhe do te shikoje cmimin…vetem dashnorja e saj Gjermani po qan per te……

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje