Muli tregon mesazhin e koduar të Metës, tek poezia anglisht për Skënderbeun

27 Janar 2022, 18:56Antena TEMA

Të gjithë shqiptarët u gjendën të papërgatitur nga befasia me të cilën Ilir Meta i kapi.

Ai befas filloi të recitojë anglisht një poezi të një poeti amerikan për Skënderbeun, aq sa moderatorja e emisionit, me zor arriti ta kuptojë që nuk po fliste shqip pas disa minutash.

Po pse Meta e lexoi anglisht peozinë.

Muli ka shpjegimin e vet për mesazhin e koduar të Metës:

“Nëse e vini re, nëse e përktheni në shqip pjesën që recitoi, bëhet fjalë për momentin ku Skënderbeu hyri në kështjellen e Krujës dhe detyroi përfaqësuesin e sulltanit t’i jepte vulën dhe fermanin fallco për të marrë kështjellën.

Kjo ka shumë domethenie.

Është një mesazh për Lul Bashën, i cili i ka marrë Doktorit vulën e selisë dhe fermanin nga SHBA.

Mesazhi i Metës është i qartë.

Do vijë një ditë pas 24 korrikut, kur Meta të mos jetë më president, që ai do sulmojë me ushtri SHQUP, do hyjë në katin e dytë, në zyrën e Lulit, dhe me kallash në dorë do t’i thotë: “Firmos këtu që jam unë kryetar opozite”.

Luli do përpëlitet, po nuk ka ku shkon.

E drejta historike i takon Metës, bazuar në poemën për Skënderbeun.

Siç mund të shikohet në video, Meta është fokusuar vetëm tek ai moment dhe vetëm tek mënyra se si Skënderbeu e merr vulën dhe fermanin me forcën e shpatës.

Ai është dhe momenti më emocionues për të.

Pastaj, pas kësaj atë poemën do ta bëjë tekst të detyrueshëm në çdo shkollë, që fëmijët shqiptarë ta mësojnë mirë si merret vula me force, kur ta vjedhin.

 

Ky është mesazhi sekret që Meta donte të shpërndate me atë recitim, që është dhe një vërejtje për Doktorin, që u tregua i dobët që i besoi vulën.

Këtë deshi t’i sqarojë dhe Ulsiut në mesazh, por patën kontradikta, se Ulsiu thotë “Skënderbeu është prej Dibre, e ne jemi të drejtë”, kurse Muli mbronte tezën që “Skënderbeu është prej Hasi dhe fis me Kastratin””.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje