“Produkti i Vitit”: Kremviçet e tymosura HAKO, zgjedhja e padiskutueshme e tryezave

27 Janar 2022, 13:16Sociale TEMA

Çdo vend ka versionin e vet të salçiçeve. Gjatë gjithë historisë, kremviçet kanë përçuar shije kulturore dhe tipare individuale; shumëllojshmëria e tyre ka bërë bashkë njerëz të ndryshëm, me shije të ndryshme.

Kremviçet janë një burim i shkëlqyer i proteinash, vitaminash e mineralesh, por vetëm kur prodhimi i tyre është brenda standardeve. Në Shqipëri, kualiteti mban emrin e kompanisë HAKO.

Konsumatorëve u është dhënë për të dytën herë mundësia për të votuar për produktin që besojnë në sigurinë e cilësinë e tij, dhe ky produkt për vitin 2021 është pikërisht salçicja e tymosur HAKO.

Nën studimin neutral të kompanisë gjigande të matjes së tregut Nielsen, rezulton se kombinimi i mishit të përzgjedhur e erëzave mesdhetare shoqëron kurdoherë tryezat e familjeve shqiptare, qofshin ato festive ose jo.

HAKO është shpërblyer padyshim për devocionin e 28 viteve drejt më të mirës e së shijshmes; për përpunimin e mishit në mbi mbi 70 lloje sallame, proshuta e produkte të marinuara, por edhe për prezencën e rritjen e shërbimeve.

*Prej dy vitesh, kompania prestigjioze franceze “Elu Produit de l’Année Benelux” zhvillon në Shqipëri konkursin “Produkti i Vitit”, ku marka të fushave të ndryshme testohen e vlerësohen nga konsumatorët, krahas studimit neutral të tregut nga një kompani ndërkombëtare dhe e pavarur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje