Rrëfehet Roberto Saviano: Mafia po “ha” Evropën përballë heshtjes së të gjithëve

27 Janar 2022, 20:50Bota TEMA

Roberto Saviano jeton fshehurazi prej 15 vitesh, i mbrojtur nga policia që me botimin e librit të famshëm “Gomorra”, ku denonconte hapur mafian dhe krimin e organizuar në Itali.

Një libër i cili u shndërrua në ndër më të shiturin por që i solli një jetë plot andralla e të vështirë. Së fundmi, Saviano ka nxjerrë romanin grafik me titullin “Jam ende gjallë”, një bashkëpunim me karikaturistin Asaf Hanuka. Sipas shkrimtarit italian, mafia është duke ‘ngrënë’ Evropën dhe përballë këtij realiteti të gjithë po heshtin. Në një intervistë për gazetën spanjolle Lavanguardia, Saviano shpjegon se si sot nuk është më ai solidaritet që ka qenë dikur kur kërcënoheshin me jetë gazetarët.

Thirrja e fundit e këtij romani grafik, “Jam ende gjallë!” Është triumf apo një klithmë dëshpërimi?

Një klithmë e dëshpëruar. Sepse nuk më kanë lënë as të gjallë e as të vdekur. Të thuash që jam gjallë është më tepër shpresa e së ardhmes. Meqë akoma më ke lënë trupin, frymën, tani përpiqem të rikuperoj jetën time. Kur isha 26 vjeç dhe e gjithë kjo ndodhi, gjithçka që perceptoja ishte komplet ndryshe. Kanë kaluar 16 vite dhe kam humbur kaq shumë. Ka qenë shumë e vështirë. Dhe gjithashtu kuptova se gjërat kishin ndryshuar kur vitin e kaluar Capo Bidognetti u dënua për kërcënimet ndaj meje dhe lajmi as që bëri bujë. Ndoshta nuk kishte ndodhur kurrë më parë në Evropë që kapoja i një klani të ishte dënuar për sulme ndaj një gazetari.

Është sikur të ishte diçka e zakonshme në të njëjtin kontinent ku Daphne Caruana Galizia në Maltë, Jan Kuciak në Sllovaki dhe një gazetar holandez u vranë. Ky i fundit pasi doli nga një kanal televiziv në qendër të Amsterdamit. E gjithë kjo nuk ka gjeneruar një reagim nga ana e shoqërisë civile, aq sa krimi i organizuar të kishte një perceptim shumë herë më të mirë se politika. Po ta mendosh mirë, mafiozët bëjnë punën e tyre dhe thonë atë që duan: para, pushtet, në vend të kësaj, politikani thotë se do të mirën time dhe do vetëm pushtet. Mafiozi nuk thotë se është më i mirë se unë, por se është i fortë. Këtë vit kam parë humbjen totale të asaj që dikur ishte forca e luftës antimafia.

Keni folur për Sllovakinë, Maltën, Holandën… A flasin këto vdekje për fuqinë e mafies dhe mungesën e frikës dhe neglizhencën evropiane?

Ata nuk kanë frikë. Dhe kësaj gjendjeje nuk i jepet më rëndësi. Ishte një kohë, në vitet shtatëdhjetë nëse një autor apo gazetar ishte në rrezik, kishte një lëvizje të madhe solidariteti. Nuk ka ndodhur qëkur Ahmet Altan, një shkrimtar turk, është dënuar me burgim të përjetshëm me një akuzë zyrtare se ai kishte nxitur grushtin e shtetit përmes medias. Askush nuk ka lëvizur as gishtin. Në të kaluarën, kur burgosej një shkrimtar për romanet e tij reagimi do të kishte qenë i jashtëzakonshëm. Askujt nuk i intereson sot.

Logjika është se ai që ekspozon veten është sepse shpreson të fitojë diçka dhe për këtë arsye nuk ia vlen të dëgjohet. Pra, ne jemi të gjithë në një vetmi totale. Kam parë gjëra të pabesueshme. Gazetarët polakë i kanë duart e lidhura, hungarezët janë nën presion të pafund, po ashtu edhe shqiptarët  Unë jam dërguar në gjyq nga Matteo Salvini dhe nga Giorgia Meloni. Imagjinoni sikur të kishte ndodhur me Berlusconin: Berlusconi e çon Savianon në gjyq, do të ishte folur kaq shumë në media. Por tani kjo gjë shihet si normale. Asgjë nuk përbën rëndësi. U jepet rëndësi gjërave krejt të tjera dhe mafia e ka kuptuar këtë gjë, shumë mirë.

A po rriten mafiet në Evropë?

Pandemia ka dobësuar një pjesë të krimit të organizuar. Ashtu si me kompanitë, ato që ishin në krizë, të njëjtën gjë pësoi edhe krimi i organizuar. Në Spanjë problemi nuk lind sepse qeveria është krejtësisht e verbër. Por tani me krizën e Covid-it, kush blen restorante në Barcelonë apo në Sevilje duke qenë në krizë? Këtu hyjnë në lojë grupet kriminale. Gjeorgjianët, rusët, kalabrezët, me emra shoqërish që thonë asgjë për botën spanjolle. Djali italian që u vra në Lloret, ishte e qartë që u ekzekutua nga dy çeçene, pjesë të një organizate kriminale. Ka një kolonizim të Spanjës nga mafia çeçene, gjeorgjiane dhe ruse prej shumë vitesh. Është e vërtetë që tani ka një gjyqësor që i njeh mirë këto dinamika, jo si 20 vjet më parë. Por nuk kjo mjafton sepse politika nuk merret direkt me këtë problem. “Mafia po ha Evropën përballë heshtjes së të gjithëve”.

2 komente në “Rrëfehet Roberto Saviano: Mafia po “ha” Evropën përballë heshtjes së të gjithëve”

  1. Katonak says:

    Meloni dhe Salvini të hodhen në gjyq për ofendimet që shkruaje o Bosi,dhe në Loret de Mar italiani vdiq se do bënte kar,,derrin ,tipiku fiorentini hundë përpjetë

  2. Eshte per te ardhur keq ,qe Savianos i paska shpetuar ajo se
    jovetem Klubi i Brukselit ,
    por shumica e qeverrive Europiane , funksionojne me metodat e Mafies ,
    mbasi Kopiuan Stilin Mafioze Italiane ,
    duke e strukturuar ate realisht ,ne cdo institucion dhe paralel ksaj , injektoj ne heshtje
    turmat histerike Medie etj si kto mjete komunikoationi , ne nji shoqeri Fashiste ,
    Sot Banda e Mafies Bankierve qe diktojne ne Bruksel ,
    kerkon te shtrije tentakulat e saja ne gjithe Kontinentin madje edhe jshte tij .etj etj

    Pra , PREGO …
    per cilen Mafie eshte duke folur Saviano ?
    Gjithe institucionet europiane jane te lidhura sipas nji rrjeti Mafioz
    dhe veprojne ne cdo fushe si te tilla ,duke u perfeksionuar e vepruar nen mbeshtetjen e Ligjit dhe Policise ,
    # nga Mafia Italiane .
    Nga dritaret e Monitoreve eshte e veshtire te shikosh qarte ,ate cfar ndodh ne Europe
    i nderuar Savioni .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje