Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, kreu i KOKSH, Fidel Ylli, tha se Armando Duka ka ardhur në krye të FSHF-së me mbështetjen e politikës, pasi deri ditën që mori detyrën, nuk kishte asnjë lidhje me sportin.
“Zoti Duka ka ardhur me mbështetjen e politikës si president. Hera e parë që ka shkuar në stadium ishte kur u bë president i FSHF. E mori Nard Koka përdore”
Ylli bëri një kronologji të shkurtër të raporteve të qeverive me kreun e FSHF-së, duke theksuar në fund se marrëdhënia e tij me kryeministrin ka qenë gjithmonë shumë e ngushtë dhe përjashtoi përfshirjen e Ramës në sulmin e fundit ndaj Dukës.
“Iku Fatos Nano, vjen Sali Berisha. Ky e sulmon me ato sulmet që i bën gjithkujt. Çështja e Dukës ishte totalisht politike. Ai e përballoi edhe me ndihmën e UEFA-s. Vjen Edi Rama. Me ardhjen e tij u bënë 5 stadiume. Në bashkëpunim me paratë e UEFA-s, u gjet formula. E mira është që stadiumet ti bëjë shteti.
Marrëdhënia e Dukës me Ramën ka qenë jo e mirë, por unë nuk i kam folur Ramës një vit se loboi Rama dhe më prishin klubin olimpik. Pasi loboi i dha 10 mijë metra katrorë në mes të Tiranës, ku ka qenë ish-klubi Dinamo. Pesë mije metra katrorë zyra nuk i ka as FIFA.
Rama nuk ka lidhje fare me këtë histori. Po të kishte vendim politik”, u shpreh Fidel Ylli.