Erdogan paralajmëron Rusinë: Pushtimi i Ukrainës do të ishte një gabim, kujdes!

28 Janar 2022, 17:21Bota TEMA

“Pushtimi i Ukrainës nga Rusia nuk do të ishte aspak një ide e zgjuar”,  deklaroi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në mesin e tensioneve të përshkallëzuara mes Moskës e Kievit.

“Shpresoj që Rusia të mos ndërmarrë vërtet ndonjë sulm të armatosur apo të pushtojë Ukrainën. Një hap i tillë nuk do të ishte aspak veprim i zgjuar për Rusinë vetë, apo edhe për rajonin. Në këtë situatë, ka nevojë për dialog dhe për dikë që ta dëgjojë Rusinë e të davarisë shqetësimet e tyre te arsyeshme të sigurisë”, tha Erdogan.

Erdogan theksoi se e ka ftuar presidentit rus, Vladimir Putin në Turqi ndërsa është ofruar të ndërmjetësojë me Ukrainën për gjetjen e rrugës së paqes. Kremlini njoftoi se Putini e ka pranuar ftesën, por nuk ka caktuar një datë për udhëtimin.

Turqia, anëtare e Nato-s ruan marrëdhënie të mira si me Moskën ashtu edhe me Kievin, por pavarësisht interesave të ngushta në shumë fusha me Rusinë, Ankaraja i ka kundërshtuar politikat ruse ne Siri e Libi, si dhe aneksimin e Krimesë në 2014-tën.

Kievi nga ana tjetër ka blerë dronë ushtarakë turq të cilët me shumë gjasë, do t`i përdorë në rast të një agresioni të fqinjit të vet të madh.

 

3 komente në “Erdogan paralajmëron Rusinë: Pushtimi i Ukrainës do të ishte një gabim, kujdes!”

  1. anticensurë ??? says:

    sa bukur e thotë sulltan salepi”“Shpresoj që Rusia të mos ndërmarrë vërtet ndonjë sulm të armatosur apo të pushtojë Ukrainën. Një hap i tillë nuk do të ishte aspak veprim i zgjuar për Rusinë vetë, apo edhe për rajonin. Në këtë situatë, ka nevojë për dialog dhe për dikë që ta dëgjojë Rusinë e të davarisë shqetësimet e tyre te arsyeshme të sigurisë”, tha Erdogan.”
    pra “nato dhe amerika të “dëgjojnë shqetsimet e rusië”??
    jo mër sulltanaq,jo!!pra nato të këthehet dhe njëherë në fazën fillesetare,pak a shumë në ’90ën??
    apo,se si dihet çfar i vjen në mëndje atij sivëllait tën që del me cica e bark jashtë,ta shuajnë fare si aleancë!!ndoshta do të ishte dhe më i sigurt??
    sulltan salepi shiko bythën tënde e mos e dridh se nuk është kohë llogjesh!!të lane¨boll të livadhishësh me pranverat arabe isis dhe miqsi me putanën!!kujdes se këta nuk e kanë problem të hapin dy fronte,ose më mirë ta zgjerojnë frontin!!

    1. Korrak....300....bithe-cpuar... says:

      “Keto” nuk po kane bithe me Putinin e jo me “hapin” frnte te dyte o tarallak i Anastasit…..dhe ate te bejn …te “hapin” frontin e dyte kunder Turqise (me nje fjale te hapen bithesh)….e para qe i behet….suma XXXL…eshte Greqia….apo do ta “ndihmoj” Franca me ato mercenaret e vet…..hahahahaha

  2. Korrak....300....bithe-cpuar... says:

    “Keto” nuk po kane bithe me Putinin e jo me “hapin” frnte te dyte o tarallak i Anastasit…..dhe ate te bejn …te “hapin” frontin e dyte kunder Turqise (me nje fjale te hapen bithesh)….e para qe i behet….suma XXXL…eshte Greqia….apo do ta “ndihmoj” Franca me ato mercenaret e vet…..hahahahaha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje