Nga flimat “Dimri i fundit” “dhe “Malet me blerim mbuluar”, edhe ata që nuk i lidh as historia e gjyshërve me sulmet e gjermanëve gjatë operacionit të dimrit më 1943, kanë mësuar diçka. Më shumë se të tjerat, të mban vëmendjen heroizmi i atyre vajzave të një moshe fare të re të fshatit o të ardhura nga qyteti.
Ndër shumë, njëra binte veçanërisht në sy. Jo vetëm mes shoqeve, por edhe mes burrash të rëndë që lufta ndër male i kishte kalitur edhe më. Për Ramize Gjebrenë, gjirokastriten që u rrit në Berat, është folur.
Dëshmi e dokumente rreth jetës së saj të shkurtër kanë zënë shpesh faqet e gazetave. Kemi folur me një mikeshë të sajën, vajzën e vogël vunotase me të cilën Ramizeja, duke u dridhur, ka ndarë natën e fundit në një shtrat. Ollga Lazri ishte thuajse moshatare me vajzën që kishte ardhur në zonën e bregut të Shqipërisë, së pari për të kontribuar në radhët e rinisë së luftës e më pas për t’u bërë pjesë integrale e saj.
Për shkak se dy vëllezërit e saj dhe një motër më e vogël, vetëm 14 vjeç, kishin dalë partizanë, Ollga, me babain në mërgim, duhej të qëndronte në shtëpi me të ëmën. Veçse, jo me kurriz nga lufta. Edhe ajo merrej me punët e rinisë, por nuk ishte maleve me pushkë në krahë. Ishte vëllai i saj, Sofokli Lazri, që u njoh nga të parët me Ramizenë, sapo ajo zbriti në Vuno, për ta prezantuar më tej me Zaho Kokën, komandantin e çetave të jugut për të cilët ai ishte i pari. Megjithatë, i gjithë ky shkëlqim i dy figurave më të spikatura të Luftës Antifashiste nuk zgjati shumë. Siç është thënë tashmë, Ramize Gjebrea u pushkatua për shkak të dashurisë.
Një dëshmitar i vetëm doli e tha se e kishte parë nëpër shpellat e bregut bashkë me Zaho Kokën në situatë të disfavorshme për imazhin që kërkonte partia. Fjala e tij ishte kundër të gjithëve dhe mjaftoi për të shkrepur mbi trupin e 20-vjeçares edhe fishekun e fundit. A ishte vërtet dashuria goditja e patjetërsueshme e Ramizesë dhe Zahos apo “komandantët më të lartë” u frikoheshin suksesit që të dy bashkë ata po arrinin. Në dashuruan apo jo, askush në të gjithë Jugun nuk i gjykoi. Veç qanë me kujë vajzën që kishte ndenjur vetëm pak muaj nëpër fshatra me ta. Nuk kishin parë të ngjashme deri më parë. Se si ishte historia, parë tashmë nga një dëshmitare e moshatare e Ramizesë, mund ta kuptojmë më mirë duke folur me Ollgën. Ajo ende lexon gjithë kujtimet e librat që janë shkruar për Ramizenë, duke mos e shlyer kurrë nga koka imazhin e saj të fundit dhe duart që i dridheshin në kraharor…
Si e keni njohur Ramizenë?
Thuajse sapo zbriti në Jugun e Shqipërisë, Ramizeja u njoh menjëherë me tim vëlla, Sofokli Lazrin, që ishte partizan. Të njëjtën gjë kishte bërë edhe vëllai im tjetër dhe motra më e vogël 14-vjeçare. Pra, e gjithë familja ishte në atmosferën e luftës dhe shtëpia jonë në Vuno, siç merret me mend e siç ka treguar historia, kthehej shpesh në bujtinë për shokët e tyre të tjerë partizanë. Njëra ndër to ishte edhe Ramizeja. Përveçse, edhe unë isha pjesë aktive në organizatën e rinisë antifashiste. Nisi të vinte shpesh në shtëpinë tonë bashkë me shokë të tjerë, ndër ta dhe Zaho Koka.
Si ishte, na flisni pak për të ashtu siç e kujtoni nga ato përshtypjet e para…
Ramizenë e deshën menjëherë të gjithë. Kishte vullnet dhe këmbëngulje të jashtëzakonshme në gjithçka që bënte e thoshte. Sado që në moshë fare të re, kishte logjikë të admirueshme në rrjedhshmërinë e gjykimit, pasion në të folur, gojëtari për t’u pasur zili. Ndoshta të gjitha këto ngjallën zili…
Ç’doni të thoni me këtë?
Dua të them që si Ramizeja, si Zaho ishin ndoshta rrezik për të gjithë ata që donin vendet e kreut. Me siguri, të dy ata do të ishin ndër drejtuesit e vendimmarrësit e mëvonshëm të Shqipërisë, por u zhdukën….
Pra, dashuria me Zahon është një vënie në skenë. Përderisa edhe ata që e vranë u bënë pishman pak kohë më vonë, kur gjithsesi nuk kishte më vlerë…
E dini, bregu i detit ka qenë asokohe më i hapur nga ana e mentalitetit. Për dashurinë me Zahon, njerëzit e morën vesh vetëm pas pushkatimit me Ramizenë dhe të gjithëve, përveçse u erdhi shumë keq, ishin të çuditur se si mund të dënohej njeriu për shkak të dashurisë! Madje, thoshin, shumë mirë nëse ishin të dashuruar, le të ndiqnin rrugën e tyre.
Po, por nga ana tjetër, Ramizeja ishte e fejuar me Nako Spiron…
Asokohe, fejesat ishin të stisura për njerëzit e luftës që duhet të luftonin maleve për t’iu mbyllur gojën njerëzve, që të mos flisnin rreth tyre. Duke i prezantuar si të fejuar, puna ishte më e qetë. Siç nuk ishte për të dhe Zahon… Në të vërtetë, a është diskutuar ndonjëherë në Vuno, përpara pushkatimit, në rrethet e partizanëve apo të njohurve të afërt, për dashurinë mes tyre. Dikush i kishte parë… Zaho kishte shtëpinë e njerëzve të tij poshtë në Jal. Shkonin shpesh qëndronin atje, por bashkë me partizanë të tjerë. Më vonë u tha se kanë qenë edhe vetëm, nuk di t’jua them, por thelbi nuk qëndron fare këtu.
Jo, në fakt nuk duam të themi asgjë të rithënë. Na tregoni për natën e saj të fundit. Thatë se e ka kaluar në shtëpinë tuaj?
Atë natë Ramizeja kishte nisur të nuhaste diçka, i kishte marrë disa sinjale, sepse ishte gjithë kohës në ankth. Im vëlla ishte plagosur dhe qëndronte gjithë kohës i shtrirë në dhomën e zjarrit. Ajo më kërkoi t’i shtroja edhe rrobat tona aty për të qëndruar pranë tij dhe ashtu bëra, sado që Zahoja tha të flinim (ne vajzat) në dhomën lart. Atëherë partizanët flinin jo vetëm të veshur, por duke mbajtur edhe armët në trup. I pari u kumbis Zahoja, që donte të dukej se nuk shqetësohej për asgjë. Pas tij, pak më vonë, u shtrimë edhe ne për pak orë dhe kemi qëndruar ngjitur me njëra-tjetrën, kurriz më kurriz. Më ka shtrënguar fort përgjatë gjithë natës dhe ndieja që gati i plaste kraharori, qante nën jorgan. U shtri për të fjetur, por gjumë në sy nuk vuri. Më kujtohet që përpara se të shtrihej i pat recituar tim vëllai një pjesë nga “Ferri” i Dantes, ku flitej për dashurinë e Françeskës me Paolo Malatestën. I gjithë recitimi ishte si një rënkim i gjatë nën zë. Vëllai im, Sofoja, e përshkruan kështu këtë skenë në librin e tij “Rikthimi i dhimbjes”: “La bocca mi bacio tutto tremante”- përsëriti duke shtuar se sa bukur e kishte përmbledhur ndjenjën në një fjali të vetme.
Në ato momente, fjalët e saj u komentuan si të një njeriu të apasionuar pas letërsisë, ende nuk dinim asgjë, pra nuk mund ta lidhnim me ndonjë gjendje të saj shpirtërore. Ime më që nuk i pëlqyen edhe aq këto sjellje, ndërhyri duke thënë “Dëgjo bijo, po gdhihet e ti me Zahon do ikni shpejt në Ramicë, se u kërkon kumanda. Le të mbarojë lufta e të shpëtojmë gjallë, pa do bëni edhe nga këto shkollëra, do bëheni doktorë me doemos”- doktori konsiderohej kulmi i diturisë. “Ja edhe pak mëma e Sofos”, iu përgjigj.” Pas kësaj, në mënyrë që askush përveç Sofos të mos kuptonte, nisi të fliste italisht për cilësitë e Zahos. Aq sa atij nuk iu desh shumë për të kuptuar dashurinë e saj për të. Ai kishte qenë i pari që dyshoi që në ato momente, por natyrisht pa e ndarë këtë me të tjerë. Pas kësaj nuk foli më. Në mëngjes, ime më u përgatit për të ngrënë dhe ua dha me vete. Erdhi Zaho ta merrte dhe u nisën. Nuk kaluan shumë orë përpara se të mbërrinte lajmi se e kishin pushkatuar.
Pse mendoni se e çuan deri në Ramicë për ta bërë këtë gjë?
Sepse atje e kishin më të thjeshtë. Ajo ishte një vajzë fare e vetme, që nuk mund ta mbronte askush. Njerëzit e familjes së saj ishin larg. Nëse do ta kishin bërë këtë gjë në Vuno apo në ndonjë zonë tjetër të jugut, populli do të kishte reaguar, ndoshta edhe do ta kishte penguar pushkatimin, aq i fortë ishte reagimi pas vrasjes së saj, sa e mendoj vërtet këtë.
Pse nuk e vranë Zahon?
Se e dinin që do t’u ngrihej gjithë Himara e do t’u vihej kundër. Ai ishte mjaft i famshëm në radhët e luftës, njerëzit e donin dhe e vlerësonin, e kishin pikë referimi. Pastaj, Himara e jugu në përgjithësi nuk e kishte për turp dashurinë. Gratë e fshatit dhe nëna ime e qanë me kujë e me ligje për ditë të tëra, aq shumë e deshën. Edhe në Ramicë, megjithëse u mendua si një proces më i lehtë, vajzat që kishin vënë për t’i drejtuar pushkën kishin qenë jo pak të tronditura. Ato nuk donin ta qëllonin dhe i drejtonin plumbat anash. Të paktën kështu na kanë treguar.
Kishin hezituar… megjithatë në fund…
Eh, në fund do bënin atë që i kishin urdhëruar. Megjithatë, Ramizeja as që e priste fundin. E dinte se ndoshta do të shkonte atje për të bërë ndonjë autokritikë, por kurrsesi pushkatimin. Dy vajzat partizane që duhet ta qëllonin, së pari kishin goditur në drejtim tjetër, ngase nuk u bënin duart. Ajo u pat thënë “Ç’bëni kështu, ç’është e gjithë kjo”, por nuk arriti të flasë ende për gjatë… Kjo histori jetoi për shumë e shumë vite në Vuno, askush nuk mund ta harronte. Ashtu siç ime motër nuk mund të harronte se si vranë një partizan 14- vjeçar vetëm për një kalli misër.
Ç’mund të na thoni për dëshminë, ku thuhet se i kanë parë të dy në shpellë? Keni dëgjuar ndonjë variant historie asokohe?
Patjetër, kam dëgjuar nga im vëlla, që ishte gjithnjë pranë tyre. Zaho vetë u kishte rrëfyer disa shokëve të tij më vonë se natën pasi kishte shkuar për të kontrolluar pozicionet e luftëtarëve të tij, ishte drejtuar për të shpella e Ilqes. Ramizeja nuk ishte aty, por ai nuk e kërkoi. Ja, lexoje te libri i Sofos: “Kuadrot qëndronin të shpërndarë në kompanitë e skuadrat partizane, të gatshëm për t’i drejtuar e udhëhequr në çdo situatë. Kur ra nata, Zahua u fut në shpellë, ku ishin partizanët e bërë kruspull, të ngjitur e të shtrënguar me njëri-tjetrin. Bënte shumë ftohtë e vend për të ndezur zjarr nuk kishte. Pas pak aty erdhi Ramizeja. Ajo qëndroi afër grykës së shpellës, por atje të grinte era. Hodhi sytë rreth e rrotull për të gjetur ndonjë pëllëmbë vend të pa zënë, por nuk gjeti. Ajo pa vetëm Zahon të mbështjellë me një kapotë ushtarake e të shtrirë kundruall hyrjes së shpellës për të diktuar e dëgjuar zhurmat që vinin nga jashtë. Ajo shkoi qëndroi fare pranë tij. Dridhej e tëra.
Në këtë gjendje e hodhi turpin tej e i kërkoi me zë të mekur të ngrohej pranë tij. Zahua nuk iu përgjigj, por hapi kapotën dhe e afroi pranë vetes. “M’i jep duart të t’i ngroh”, i pati thënë. Ajo ia pat vënë duart përpara fytyrës dhe ai ia ngrohte me frymë. S’kaloi shumë dhe ajo nisi të ndjejë shpinën t’i ngrohej. I kërkoi të kthehej nga ana tjetër, ta ngrohte, por ai nuk lëvizi, as ajo nuk foli. Takuan buzët dhe nuk u shqitën më. Do thoni a mund të lindë dashuria në një kohë kur s’është kohë, kur jeta është në fije të perit e njeriu mendon vetëm të gjejë një shteg?!” Mbase pikërisht në këto grahma mund të lindë dashuria, kush është ai që mund ta gjykojë? Në luftë njeriu është tjetërsoj…(panorama)
Dashurija eshte forca me sublime me e pakontrolluar me shperthyese tek njeriu.
Sot me plot gojën ai veprim dua te them pushkatimi i nje vajze 20-te vjeçare pse u dashurua me nje djale,eshte pamedyshje nje krim partizan.
PO mire, kjo qe tregon historine, ishte vete ne Ramice apo ja kane treguar te tjere historine dhe ketu çfaqet si deshmimtare? Se me duket sikur dhe e teperojme me keto deshmite. Ne psh kemi deshmi qe i kemi pare me sy tane, hequr ne kurrizin tone, na jane vrare njerez me urdher te Sali Berishes sot dhe po i rruajme bythen Saliut, po atehere qe kishte nje ligj te luftes qe s’kish nevoje per SPAK?! Merruni me jeten, lereni vdekjen ne vendin e saj se aty perpara e keni, do tu vije nje dite!
Cka ketu per te mos u kuptuar ? keto artikuj jane per te karikuar debilat shqiptare jo per te treguar historine.
Askush mbi moshen 40 vjec nuk e di dhe spjerdh fdare per luften kunder fashizmit.
Me keto shkrime duan te mbulojne gjendjen fatale ku ndodhemi sot. Cdo dite do kemi shkrime per luften. dhe nuk kemi asnje shkrim per gjendjen ku ndodhet sot ky vend. vend pa ekonomi. pa industri. pa ushtri. pa kultur.
Nje histori e trishte
por nuk ishte koha e
“big brother” it te sotem.
Nga refimi I nje partizani
shume me i besushem se
dokrat qe shkruhen ( priashto shkrimin e mesiperm) urdhri per
pushkatim e Ramize u anallua por korrieri nuk mbriti ne kohe.
Prej atij momenti Zaho luftonte ne kembe per tu vrare e jo per te jetuar.
Hapni pak veshet e syte tru shperlare , se sa kriminela ishin komunistet , ( jo te gjthe ) vrahet nje femer se beri dashuri ?! jo me kot komunistet krahasohen me islamiket , ja edhe nje e perbashket , si islamiket ashtu edhe komunistet i llunojne kufomat …. Me bani pershtypje kur shkruesi thote se partizanet vrane nje person sepse volli nje kalli , e pabesuar, gjyshi im me ka pas treguar se partizanet paten plaçkitur nje pjese te mire e fshatit kur paten kaluar aty ….
Mund te na e thuash emrin e fshatit qe kane plaçkitur partizanet?
Po ik more rrote k..i. E di surrati yt se nje partizan u denua me vdekje se pati mare pa leje nje kalli misri? As nuk behej fjale te plaçkisnin partizanet. Rregullat ne ushtrine partizane ishin te qarta. Po te shkelje rregullat te priste vdekja. Duhej luftiar pushtuesi nuk kishte kohe per llafe.
me rrote kari je ti qe do shesesh baker per flori tek argjendari. Historia i njeh se kush ishin komunistet. Ato nuk ishin hajduter por kriminele me te poshter se fashistet dhe nazistet te marre se bashku. E gjith fatkeqsia e ketij kombi ne shekullin e XX ishte dhe eshte komunizmi.
Janar 2022. Kombi Shqiptar eshte njesoj sI evgjitet e europes. Thuaj jo po deshe . KUSH ESHTE FAJTOR PER KETE ???????????
Deshmi e gjenezesse barbarise se sapolindur qe do tye rritje ne gati 5 dekada… ajo qe nuk kuptoj ende sot, eshte si nuk arrijne ta denojne ende kete BARBARI?!
kane shku per lesh te dy per nje te qime …………gjynaf !
Venjeshtër me bisht, vrasja ishte urdhëruar nga Jugosllavet sepse Ramizeja në bisedë me ta ishte shprehur se Kosova ishte Shqipëri. Uvra me intrigën e kurdisur nga dpiunët e Jugosllavëve nën rradhët tona.
Leo Rrapini
Është llogjike, Ramizeja me origjinë ishte nga Gjakova, idetë e saja për Kosovën ishin të qarta, ajo shpresonte që me çlirimin e Shqipërisë do çlirohej edhe Kosova dhe do t’i bashkohej vendit amë.
Por Enver krimineli kishte Mugosh serbin si koordinator të partisë komuniste jugosllave dhe asaj shqiptare dhe është rrjedhojë llogjike që Mugosha duke parë intelektin, zgjuarsinë dhe idetë futuriste të kësaj “Teute shqiptare”, do këmbëngulte që të merreshin masa ndaj kësaj “armike” të komunizmit.
Kështu që Enver qeni në emër të komunizmit dhe ideve çnjerëzore leniniste do bënte ç’të ishte e mundur që të neutralizohej një rrezik real kundër ideve komuniste.
Përfytyroni këtë partizane inteligjente që kishte lexuar Dante Alighierin, në një periudhë që më shumë se 90% e popullsisë shqiptare ishte analfabete, ajo dhe lloji i saj do ishin udhëheqësit e ardhshëm të Shqipërisë dhe kjo gjë ishte në kundërshtim me ideologjite vrastare të Enver kriminelit.
Komunizmi (dhe 500 vjet pushtim islamik turku) kanë qenë dy plagat më të rënda të historisë së popullit shqiptar qysh prej ekzistencës së tij.
leo mu më duket se kanë pas dorë iluminati dhe rotshildët!!
duhet pyt cako i plevitosur një herë!!
Sara , kush ta denoje ate barbar , kofte largun ? njeriu i ri qe pati lane mbrapa , sigurisht qe jo , shiko sa te semure qe jane , e sa te pa fytyre , mburren me krimet qe paten ba ne popull , , mburren se arriten ti burgosin njerezit per nji fjale goje , ,ose edhe ma keq, keta ne emer te popullit i denonin njerezit edhe mas vdekjes duke ja u dhunuar kufomat , gje qe besoj se nuk mund te kene ndodhur shume ne bote . pa harruaar persekutimet e pleqve apo femijeve te porsalindur , me pak fjale ky ishte shqipetari per shqipetarin ne kohen e perenduar te koleres komuniste te kjofte largut Enver … Po ju kujtoj tru bunkereve edhe nji krim tjeter me grate e huaja te cilat u tralletuan e burgosen si mos ma keq vetem se keshtu mendonte kofte largu Enver , e ne anen tjeterne mburremi se jemi mikprites e njerez te beses …. po ku kane bese komunistet , e ketu e kam fjalen kryesisht per drejtuesit e mallkuar te birose se mallkuar komuniste … nga skizofreni i Gjirokastres ….
Kur per ngjarjen gjykohet me mendjen e sotme te Big Bradherit.Ajo kohe kish mentalitet tjeter dhe luftae clirimtares e forcoj kontrollin per te mos patur shthurje ,per tecilat akuzohej lufta.Kjo gje nuk mund te ndodh sot.
Siç komentojn mè lartè èshtè pranè sè vèrtetès se u anullua urdhèri dhe korrieri mbriti me vones nè Ramic .Njè kujtim me vlera e Zonjès Lazri pèr dy viktimat Gjebren dhe Koka, pèr disa ligje idiote partizane jeta humane s’kishte sens.Zonja Lazri tregon natyrshem rrethanat e asaj kohe dhe bindèse ne kujtimet e veta.Ti jepet drejtesia R,Gjebres edhe e vdekur sepse e mbuluan me turpe injoranca e diktatorit hoxha i cili me neperken nexhmije i lejohej te bridhte me te tiranes ndersa gjebres jo.
PO ÇMERENI ME KOKEN DHE GJEBRENE QE NUK I RUHET KUJT ÇFARE KANE BO JANE PALLU SJANE PALLU, MIRE KY RAKIPLLARI KATI SKA ME MUSH GAZRTEN E DHJERE TE IRFANIT PO DHE TI MERO LUFTETARI BO TE NJOJTEN GJO. ÇHALL KA SHQYPNIA CBONI JU. PO KAN BO QEJF ZAHO DJALI ME KETE RAMIZENE HONGREN KOKAT E TYNE. KAQ O HISTORIA.
Nuk baltoset lufta nacional çlirimtare o plera me kto histori qesharake , ne kohen e luftes kush ngacmonte nje femer ne rradhet e partizanve denohej me pushkatim , se jeni ju qe shkruani te degjenerum pa as nje lloj morali , nuk kan qen dhe te tjedret si ju o shkerdhata qe mereni me kto histori , thua se ky popull nuk k as nje hall tjeter , ju qifsha kurvat po ja u paska bo mir Enveri qe jau ka shkerdhyer mamat per 50 vjet se e paskeni pas hak , ju paska pas njoft mir çfar kurvash paskeni qen , keni 30 vjet vetem hidhni balt sa te mundeni mbi luften ncional çlirimtare te vetmen luft qe na ben krenar si komb mas kohes se Skenderbeut , se tjeter nuk kemi çte tregojm vetem tradhti dhe kurvlleqe lepirje bythe majtas djathtas mas xhdo pushtusi dhe as gje tjeter , dhe te vetmen luft qe na ben krenar si komb nuk e len pa e baltosur kelyshet e tradhtarve te kti kombi , ne vend qe te kerkojn falje per kurverit qe kan ber te paret e tyre me pushtusin dhe tradhtit e turpshme , baltosin te vetmen lavdi te kti vendi luften per çlirim , o bythqira pa moral , nuk thon kot dardha nen dardh bie si te paret tuaj jini pushta e kurva pa moral vemje qe flisni shqip asgje tjeter nuk jeni , thua se ky popull nuk k as nje lloj halli tjeter dhe meren me baltosje plerat llumi dhe ish llumi shqiptar o ju qe jeni turpi i kombit tim .
Se pari, ka nje dosje per Ramize Gjebrene. Aty jane 4 denoncime per te, te bera nga njerez qe me vone u bene anetare te KQ, ministra, oficere nadhore, sekretare te pare ne rrethe.
Se dyti, Ollga Lazri nuk ka qene me Ramize Gjebrene naten para pushkatimit. Lexoni librin e te vellait, Sofo Lazrit, ne te cilin ai shkruan per Ramizene. Per Ollgen asnje fjale. Lexoni edhe librin e Vasfi Barutit, as aty nuk ka asnje fjale per Ramizene. Edhe Pavllo Gjidede ka shkruar nje liber per Ramizene. As aty nuk permendet Ollga. Eshte bere rruge te flitet per ngjarjet e luftes, pasi kane ikur nga jeta ata qe e njihnin ate.
Se treti, ne gjyqin partizan, Zaho Koka ka treguar gjithe historine e dashurise. Ajo nuk ishte sekret per partizanet e Brigades se peste.
Se katerti, nuk ka mbetur cfare drejtesie ti jepet Ramizese. Ajo eshte rehabilituar pas kufte, ndersa sot te gjithe e dine se pushkatimi i saj ishte nje akt cnjerezor i drejtuesve te brigades, qe u denua nga vete Enver Hoxha.
Fatkeqesisht ne Shqiperi triumfoi rryma Staliniste e Komunizmit.
Pra ajo e vrasjes dhe e terrorrit.
Kete rryme e sollen Serbet me Miladin Popovicin e Dushan Mugoshen ata qe krijuan Partin Komuniste te Shqiperis.
Qellimi i tyre ishte percarja mes Shqiptaresh dhe vllavrasja mes tyre.
Kete gje e kuptuan komunistet intelektual e te ndershem si Anastas Lulo,Mustafa Gjinishi,Sadik Premte , Llazar Fundo etj qe u shmangen nga kjo politike anti Shqiptare e terrori.
Nuk mendoj se mostolerancen ne mardhenijet dashurore apo intime e vendosen komunistet ne Shqiperi. Ne fakt e kunderta ka qene nje nga akuzat qe kundershtaret iu benin komunisteve ne ate kohe. “Ç’bejn femrat ne mal? “. Me siguri pune te liga”. “Komunistat duan te prishin familjen” Komunistat duan degjenerimin”. Keteo kane qene akuzat me te shpeshta. Ramizaeja ishte pjese e ketij grupimi qe i duhej te mbrohej nga keto akuza. Ne artikull shkruhet se ajo ishte e fejuar pikerisht per te çvlersuar keto lloje akuzash. A ishte gabim qe la Nakon per Zahon ? Jo ne aspektin njerzor dhe sentimental. Por ajo ishte e perfshire ne nje grupim i kushtezuar njelloj si njerzit e idealeve te tjera si p.sh. feja ( kujtoj ketu murgeshat dhe prifterinjte katolik) te cilet ose duhej pranonin kushtet ose duhej te hiqnin dore nga antarsia. Kujtoj ketu p.sh. edhe burrneshat qe hiqnin dore nga te qenurit femra per nje qellim qe e konsideronin me te rendesishem , mbajtja e deres se babait hapur. Mesiguri Ramizeja per shkak te moshes nuk e kuptonte se ne ç’loje ishte futur. Nuk e kuptonte se nuk ishte ne Itali ku mund te luhej me burrat por ne nje shoqeri shume me teper maskiliste siç eshte shoqeria shqiptare e asaj kohe . Turpi vlente me shume se jeta . Zahoja e deshmoje me aktin e tije kete .
Dashurine e kane shpikur kamunistat se donin te qinin pa leke
?
Kurse,kurvllikun e shpiken kapitalistat,qe t pallonin grat npnat dhe gocat e njoni tjetrit me pare.
MUABET I SAKTE NGA NJERI I SAKTE THOT NJE SHPREHJE POPULLORE AMERIKANE. NJERIU I MBREKULLUSHEM (SI GJITH POPULLI I VUNOIT) OLLGA LAZRI KA THENE TE VERTETEN PA SHTESA E PA MANGESI) TE UROJ PLEQERI TE BARDHE NEN E ART. PLEQERO E QET ZONJE E NDERUAR SE ZOTI U MORI HAKEN RAMIZES, ZAHOS E TE TJEREVE. VRASESIT E TYRE U VRANE DHE ATA QE NGELEN PERFUNDUAN EDHE ME KEQ SE I MBULOI TURPI I PERJETSHEM.