Mbyllen ‘primaret’ e Berishës: Ja cilët janë kandidatët e tij që do të garojnë për 6 bashkitë

30 Janar 2022, 18:33Politika TEMA

Procesi i numërimit për shpalljen e rezultatit përfundimtar të Primareve në Vorë ka përfunduar. Kështu, me 277 vota, kandidati fitues që do të përfaqësojë Komisionin e Rithemelimit në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit, është Lulzim Vrana.

“Sot grupi Rithemelimit vendosi standarde të reja në zhvillimin e garës për kryetar bashkie, primaret. Sot në këtë garë që u zhvillua mes meje dhe kandidatit Luan Beta, e falenderoj shumë për korrektësinë që kishim gjatë gjithë kohës së votimit. Objektivi im është që të jem gjithmonë me qytetarët. Mendoj se do të arrij ta fitoj këtë bashki”, tha kandidati Vrana.

Ndërkohë, Premtim Kryemadhi do të jetë kandidati i Komisionit të Rithemelimit për kryetar Bashkie në Dibër.

Ai mori 424 vota të anëtarëve të Partisë Demokratike, të cilët u thirrën për të votuar përmes Primareve kandidatin që duan t’i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për kryetar Bashkie.

Komisioni i Rithemelimit edhe në Rrogozhinë ka emrin e kandidatit për zgjedhjet e 6 Marsit. Ai është Hekuran Xhani, i cili përzgjodh me 211 vota të anëtarëve, në primaret e zhvilluara këtë të diel.

Anëtarët e Partisë Demokratike u thirrën këtë të diel për të votuar përmes Primareve kandidatin që duan t’i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për kryetar Bashkie.

Në Durrës, Komisioni i Rithemelimit ka kandidat për Bashkinë Ardian Mukën. Ai u zgjodh me 1162 vota të demokratëve.

Anëtarët e Partisë Demokratike u thirrën këtë të diel për të votuar përmes Primareve kandidatin që duan t’i përfaqësojë në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 Marsit për kryetar Bashkie.

VIJON numerimi ne Lushnje e Shkoder…

4 komente në “Mbyllen ‘primaret’ e Berishës: Ja cilët janë kandidatët e tij që do të garojnë për 6 bashkitë”

  1. Luli i vocer,doli burre i madh says:

    Na cudite o -Non Grada-po si s’ke marre,o i marre,po si u katandise keshtu,o beu i jane,po si te zbathen,o vule humburi jone,po si arrite ti o trimi jone,te tall koqet Luli me ty,po c’fare pjerdh ti o udhe humburi jone,po si nuk i le mashtrimet,trillimet e shpifjet,o Nastradini jone,po si te hodhi si lecke USA,o demokrati jone,po kush i rrun bolet per ty,o udheheqsi jone,mos te rreje mendja se mund te shqetesos kend o sampisti jone,megjithe ata unuket tu qe te vine nga mrapa,se te gjithe nga mrapa,do e hani,se ka cecoja bicak,thone ata te jugut,thone te vjetrit,se kopili e vret te jatin,ashtu si ti vrave burrin e nanes parti,ashtu te vrau Luli ty

  2. Koli says:

    Te gjithe nje Mut do fitoni.Plehra qe shkoni mbas nje Krimineli Non Grata.

  3. vero shehu says:

    O koli muti eshte resku i pulave luli dhe salae kane haram.te 2 do hane tum piloti me dizanteri.

  4. Shoku says:

    kane votuar fare e fisi nga ishin e nga s’ishin . Une besoj se Rrogozhina nuk ka me shume se 300 antare te PD kur ishin bashke ejo tani qe jane ndare. Kontrolloni listat ne qoftese egziztojne dhe do te shikoni se kane votuar edhe disa te LSI-se

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje