ANALIZA: Çfarë do të bëjë më pas Putini? Ja çfarë na mëson “Teoria e Lojës”

30 Janar 2022, 12:01Politika TEMA
ANALIZA: Çfarë do të bëjë më pas Putini? Ja

Nga Tyler Cowen

Bloomberg

Ndërsa vazhdojnë të përshkallëzohen tensionet midis Rusisë dhe Ukrainës, po rritet edhe rëndësia e të kuptuarit të mendësisë së presidentit rus Vladimir Putin. Në këtë kuadër, me interes të veçantë janë dy pyetje:A është racional udhëheqësi rus? Dhe a mund të pengohet ai që të realizojë kërcënimet që artikulon?

Siç më pëlqen ta them ndonjëherë, është koha për një teori të lojës. Fatkeqësisht përgjigjet, për këto pyetje janë: Po dhe jo. Kjo do të thotë, se Putin është ndoshta racional, por nuk mund të frenohet dhe aq kollaj. Zakonisht ekonomistët e përkufizojnë racionalitetin, si përdoriminefektiv të mjeteve për të arritur synimet e paravendosura.

Për shembull, shpenzimi i parave për arritjen e kënaqësi maksimale. Kjo gjë është një gjë e mirë për disa qëllime, por dështon kur është fjala për të kuptuar ata udhëheqës politikë, përfshirë Putinin, të cilët janë të fiksuar pas pushtetit. Kuadri ekonomik nuk funksionon mirë kur pushteti është vetë qëllimi pëfundimtar.

Ndërsa askush nuk mund ta dijë vërtet se çfarë ka në mendje Putiniky i fundit e ka qeverisur Rusinë për 22 vjet me radhë, një shenjë kjo mjaft e mirë se ai kujdeset shumë për pushtetin e tij personal.

Po ashtu nuk duhet harruar se Putin u rrit në një epokë  si agjent i KGB-së pas Perdes së Hekurt, që ndante Perëndimin kapitalist nga Lindja komuniste – kur pushteti ishte simboli real i statusit. Por si e vështirëson frenimin e Putinit, synimi i tij për të ruajtur me çdo kusht  pushtetin që ka?

Për nga natyra e sajstrategjia e parandalimit përpiqet që ta kufizojë fuqinë e personit të shënjestruar. Në rast se një person kujdeset për shumë gjëra, dhe jo vetëm për pushtetin e tij, ai do tkundërpërgjigjet strategjisë së parandalimit duke kërkuar më pak pushtet, dhe duke shpenzuar më shumë energji për gjëra të tjera, si për shembull për pushime të gjata, dhe për kalimin e sa më shumë kohe me familjen.

Megjithatë, në rast se një person kujdeset kryesisht për pushtetin e tij, reagimi i nxitur ndaj parandalimit, është të përpiqet të rifitojë më shumë pushtet. Pra me fjalë të tjera, përpjekja për ta bërë pushtetin më të kushtueshëm” për Putinin nuk është e garantuar se do të funksionojë.

Kostoja e të gëzuarit të pushtetit mund të rritet, le të themi për shkak të sanksioneve që janë paralajmëruar tashmë. Por ndërkohë rritet edhe etja për një pushtet të ri, pikërisht për shkak se është zhdukur një pjesë e pushtetit të dikurshëm.

Parandalimi nuk funksionon gjithmonë në çështjet ndërkombëtare, apo në situata të tjera me individë që janë të fiksuar pas pushtetitNapoleoni dhe Hitleri u përballën me kosto të larta për shkak të gabimeve  tyre. Gjithsesi ata vazhduan me planet e tyre ushtarake ambicioze, të cilat në fund rezultuan të ishin të pamenduara.

Shumë revolucionarë përpiqen që të marrin pushtetin, dhe vdesin në këtë proces. Një metodë ideale parandalimit, do të ishte kërcënimi i Putinit me ndëshkim për sulmin ndaj Ukrainës, duke i dhënë atij një rritje të pushtetit diku tjetër. Por ku? Shtetet e Bashkuara nuk duan telashe në Baltik, dhe nga ana tjetër nuk duan që Rusia të ketë një prani më të fortë ushtarake në Venezuelë dhe Kubë, sikurse ka kërcënuar hapur presidenti rus.

Me kalimin e kohës, do të ketë gjithnjë e më pak mënyra të pranueshme për ta shpërqendruar atë nga ‘trofetë” më të mëdha dhe më të rrezikshme. Në parim, kërcënimi ndaj Putinit me asgjësim bërthamor, do ta ndalonte atë. Por ky nuk është një ndëshkim i besueshëm, duke pasur parasysh dëmet e rënda anësore që do të pësonte pjesa tjetër e botës.

Një nënkuptim i saj është se aktualisht Vladimir Putini, përbën një kërcënim më të madh sesa vetëm për Ukrainën. Ai mund ta rritë me çdo mënyrë fuqinë e tij shkatërruese, për shembull duke krijuar probleme në Baltik. Ose Rusia mund të sulmojë Kazakistanin në vend të Ukrainës.

Kjo do të ishte diçka e mirë për disa vende, por me pasoja të pasigurta shumë më të mëdha.Audienca e Putinit është shpesh e brendshme, dhe nuk është rastësi që gjatë vitit të kaluar,qeveria ruse ka bërë kaq shumë për të shtypur disidencën në vend.

Me Covid-in që është ende një problem serioz në Rusi, dhe me standardet e jetesës në stanjacion ose në rënie, Putinit i duhen dëshpërimisht një seri fitoresh diku jashtë. Një tjetër pasojë e këtij modeli pushteti, është se Putini mund të duket i çmendur për udhëheqësit perëndimorë, kur në fakt nuk është i tillë.

Shumë liderë perëndimorë mund të jenë të fiksuar pas një ndjenje të caktuar të pushtetit, por për shkak të kontrolleve dhe balancave të ndryshme sistematike, ata nuk mund ta ushtrojnë fare atë pushtet. Ata mund ta kenë të vështirë të kuptojnë Putinin, si dhe të parashikojnë lëvizjet e tij.

Ndoshta është gjithashtu e gabuar të supozohet se Putini nuk mund të ndihet i kërcënuar nga NATO, pasi aleanca nuk do ta pushtonte në asnjë rast Rusinë. Një NATO më e fortë dhe me më shumë anëtarë, veçanërisht në Lindje, do ta bënte Putinin të dukej dhe të ndihej më i kufizuar.

Prandaj kërkesat anti-NATO të Putinit, nuk duhet të shihen si një gënjeshtër apo si njëmanovër e gënjeshtërt. Ndoshta është tepër vonë, por NATO mund të kishte sinjalizuar më herët, se anëtarësimi i Ukrainës nuk ka gjasa që të ndodhë ndonjëherë.

Në ekonomi është e zakonshme të këmbëngulësh se stimujt kanë rëndësinë e tyre”.

Ndonëse është e vërtetë, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se funksionon strategjia e  parandalimitPutini nuk po kërkon të dalë në pension dhe të kalojë më shumë kohë në një nga jahtet e tij luksoze. Pasojat e plota të kësaj të vërtete po bëhen çdo ditë e më të qarta./ Bota.al

6 komente në “ANALIZA: Çfarë do të bëjë më pas Putini? Ja çfarë na mëson “Teoria e Lojës””

  1. K9 says:

    Me gjithe difektet, ne fund ngelet padyshim ne rang global lideri me racjonal dhe i sukseshem i epokes se tij. Ndofta pervec Merkelit ne Gjermani dhe presidenti kinez, lideret e ketyre 20 vjeteve, nga Amerika ne Europe, ishin sharlatane, medioker apo jo shume te zgjuar, megjithe mirqenien e garantuar me pare te vendeve qe drejtonin. Do te ishte kurjoze ta shihnim pushtetin e Merkelit jashte sqetulles amerikane, por edhe ne ato kushte ” pushtimi” , shfrytezoi hijen e pushtetit amerikan, per te forcuar jashtezakonisht shume ekonomine dhe industrine gjermane.
    Cfare do te beje Putin ne Ukraine?!
    Ndofta ate qe nuk pret askush;
    Te detyroje qeverine ukrainase, te marre vete vendimin e neutralitetit ushtarak. Nje marreveshje e firmosur nga nje qeveri thellesisht armike, do te ishte nje fitore e jashtezakonshme per Putin. Fitore pa lufte, pa sanksjone, ku dominon Putin dhe precedenti per te gjithe ish republikat sovjetike.
    Nese nje qeveri ukrainase pro ruse do te merrte vendimin e neutralitetit, do te konsiderohej antiperendimore, tabele qitje e opozites properendimore dhe kukull e Putinit, por nese do ta marre nje qeveri histerikisht anti ruse, atehere per Perendimin do te ishte nje poshterim nderkombetar dhe thyerje hundesh.
    Deri tani Putin ka arritur nje sukses te pjeshem me rrethimin e Ukraines. Ju deshmoi Ukrainasve qe Perendimi nuk eshte i gatshem te hedhe asnje pushke per ta. Asnje qeveri sado antiruse nuk mund te kete me legjitimitet perballe ukrainasve, qe te lejoje masakrimin e qindra-mijera qytetareve ne nje lufte te pergjakshme, thjesht per interesat e nje organizate ushtarake si NATOò, qe nuk eshte e gatshme as te hedhe nje pushke per ta.
    Dhe pikerisht se eshte me i zgjuar se cdo lider tjeter bashkekohes dhe se vendos objektiva te arritshem per aftesite e tij, Putin do te fitoje edhe kesaj here

    1. Devolli says:

      Bravo komen shumë inteligjent

    2. Devolli says:

      Bravo, koment perfekt.!

  2. Ceni says:

    USA e mbeshtet ukrainen ne kuadrin e politikes se saj mbarebotrore, te mos kthehet nga vend demokratik ne autoritar apo qender krize. Ajo nuk futet ne lufte per cdo krize e per cdo vend, vec per vendet anetare NATO. Putin eshte model i udheheqesve te vjeter, veti e vendeve te lindjes. Po dhe peng i kultures se tij si nje ish sigurims. Autoritar, nje manjak pushteti qe eleminon kundershtaret politik dhe synon teritore. Kur perendimi ka braktisur luften per teritore. Perse i duhen teritoret rusise kur ka teritore pa fund te pa zhvilluara? Ai krijon kriza si Siria dhe nuk i intetesojne pasojat. Te ikurit nuk shkojne drejte lindjes, rusise psh, po drejte perendimit ku standardi lirise dhe jeteses jane shume larte. Putin nuk eshte i forte. Eshte njeri qe interesohet kryesisht per pushtetin personal, jo per vendin. Shikoni standartin e rusise. Shikoni cfare eksporton rusia. Asgje, vec gazit dhe armeve.

  3. Putin dhe Biden kane interesa te njejta. S ka lufte...por ka makth (pasiguri) says:

    Putini ne tetor (jo ne shkurt,ka interes ta zgjate ankthin jo ta shkurtoje)) “do pushtoje” Ukrainen…E gjitha kjo ne kujtim te tetorit te kuq dhe per te testuar vijen e kuqe te perendimit…Deri ku toleron ai?.JEshte shaka…Besoj ne fund te kesaj Ukraina do jete vend neutral. Gjithe viti 2022 do jete loje nervash…dhe loje bursash…Sepse ne fund te fundit te gjitha keto provokime behen te rrjepin njerezit e thjeshte ne tregjet financiare prandaj dhe Amerika terheq e nuk keput. Cmimi i naftes dhe gazit do dyfishohet dhe kjo u leverdis te dyjave Rusise e SHBA jo vetenm se jane prodhues te medhenj te tyre por edhe sepse mund te shkatrojne bejne vulnerabel ekonomi qe jane rritur shume….Gjermani,Kine,Indi e Brazil. Aksionet do bien dhe kush ka $$$ mund te beje blerje masive.Po ne cdo moment Putin dhe Biden kane sigurine se vendosin c kah do shkojne tregjet financiare, gjithe te tjeret jane ne pasiguri per te mare vendime. Per mua ky eshte ne thelb jo operacion ushtarak por operacion financiar,grumbulliim kapitali.
    Kriptovalutat mund te bien dramatikisht per te rrimare veten po dramatikisht pas nje viti..Celsin e ka Purini dhe celsin e siguriise(konfirmimit te operacionit) e ka Biden…Ukraina eshte krize artificiale per te shkaktuar termet ne tregjet financiiare.

  4. Olimpia says:

    Nga te gjithe komentuesit ka gjera racionale ,sidomos nga k9.
    Mendoj se lufte nuk do te kete.Por Putin kerkon nje traktat te ri per sigurine ne Europe ,ku te garantoje paprekshmerine e Rusise.Jo thjeshte Putin ,por elita ruse e sotme nuk eshte si ajo e ish BS.Praktikisht elita ruse ne thelb eshte e njejte me eliten amerikane ,pavaresisht ndryshimeve ne forme.
    Se pari ,kerkon te garantoje hapsiren gjigande ,mbi 17 milion km2 hapsire me pasuri te pafund..
    Se dyti,kerkon te garantoje te drejtat e popujve rusofone te lene jashte Rusise per shkak te idiotsise se Gorbacovit dhe Jelcinit.
    Se treti ,te siguroje natyren imperiale te Rusise se vjeter cariste ,per tu mbrojtur ne distance duke detyruar te gjithe shtetet kuzhinete te jene ose neutrale ose miqesore.
    Se katerti,te riktheje peshen gjeostrategjike ne nje fare niveli me ate te para 90..s.Per kete Putin dhe elita ruse ,ka ndjekur nje strategji krejt te ndryshme ne krahasim me idiotet e dobishem te ish BS.Gjithe perqendrimi i shkences ushtarake ruse ka patur si objektiv jo nje gare idiote masive armatimesh por krijimin e armeve supermoderne te gjeneratave te reja inteligjente praktikisht te barabarata apo superiore ndaj SHBA.Kjo ka sjelle barazi force goditese dhe shkaterruese,gje qe e ben te pamundur fitoren e njeres pale mbi tjeteren .Dhe kete e kane kuptuar mire amerikanet ,por me shume gjermanet qe i dergojne Ukrahines helmeta dhe jo arme sepse nuk duan te shnderrohen si Polonia ne luften e 2b.
    SHBA e ka te qarte se 22 qershori i 1941 nuk pereseritet me.Putin dhe elita ruse,tashme jo komuniste por imperialiste nuk do te ngurojne te shfarosin kedo qe do ti rrezikonte .Dhe e para do te ishte Europa.
    Si perfundim qyteterimi modern varet nga marreveshja SHBA…RUSI…KINE dhe BE ne se bashkohet politikisht dhe ushtarakisht .Te tjerat jane propogande.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje