Nga Andi Bushati
Grupi i diplomatëve amerikanë që merren me Shqipërinë duket se ka zgjedhur rrugën më të gabuar për të ndihmuar ushtarin e vet të bindur në opozitën shqiptare, Lulzim Bashën. Ata po përsërisin me këmbëngulje të njëjtën strategji, e cila konsiston në goditjen sistematike të Berishës, paralel me “takimet e shkëlqyera” që i rezervojnë pasardhësit të tij.
Kështu ndodhi edhe në javën që lamë pas. Brenda katër ditëve, tre herë me radhë, qoftë nga Uashingtoni dhe qoftë nga Tirana, u dha mesazhi i mbështetjes së grupimit të Bashës në testin e zgjedhjeve të pjesshme lokale që do të zhvillohen në 6 mars.
Ndryshe nga më parë, Gabriel Escobar nuk u mjaftua me kërcënimin standart të ndërprerjes së marrëdhënieve me PD-në nëse Berisha rikthehet kryetar, por ai e zgjeroi perimetrin e shantazhit, duke paralajmëruar se lideri historik i demokratëve nuk mund të drejtojë asnjë forcë të re politike.
Zyrtari amerikan, emri i të cilit mbahet mend lehtë në këtë vend, nuk e fshehu qëllimin për të goditur grupin e foltores, fiks para organizimit të primareve dhe përgatitjeve të fundit për fushatën e ardhshme zgjedhore. Paralel me të, ambasadorja Kim priti Bashën në rezidencën e saj, pa i fshehur aspak tonet e përkrahjes ndaj tij. Sikur këto të mos mjaftonin, një zëdhënës i Dash përsëriti për të disatën herë qëndrimin se “non grata” është një proces i pakthyeshëm.
Nuk ka dyshim se kjo valë goditjesh ka si qëllim ruajtjen e stabilokracisë, duke përkrahur grupimin qartësisht më të cfilitur dhe më të pabesueshëm në gjirin e opozitës.
Tashmë është bërë rrugë. Edhe kur filluan foltoret, edhe përpara dy kuvendeve të 11 dhe 18 dhjetorit, edhe në vigjilje të 8 janarit, diplomatët amerikanë bënë po të njëjtën gjë, duke marrë anë, në një shkelje flagrante të konventës së Vienës, pro njërës palë brenda PD-së.
Por këtu problemi nuk qëndron tek djalja e zyrtarëve të DASH përtej suazës së kostumit diplomatik- me atë në Shqipëri tashmë jemi mësuar- por tek fakti se këtë po e bëjnë në mënyrën më të pamençur të mundshme.
Po të shikosh atë që ka ndodhur që prej 9 shtatorit, kur Basha plotësoi ultimatumin e SHBA për të përjashtuar Berishën, sa më shumë përkrahja diplomatike ndaj tij është rritur, aq më tepër mbështetja e tij tek elektorati demokrat ka zbritur. Një anketim i fundit i Euronews dëshmoi se pikët e tij pothuajse janë përgjysmuar, në një kurbë rënia e së cilës nuk po ka të ndalur.
Kjo anomali që po zhvillohet para syve tanë e ka një shpjegim. Tek një pjesë dërmuese e elektoratit opozitar kanë zënë vend kritikat e Berishës, që e paraqesin djalin e tij plangprishës si një kukull të marrë peng prej Edi Ramës. Dhe në vend që ta amortizojë, sjellja e diplomatëve amerikanë po ndihmon që ta përforcojë këtë paranojë.
Për militantët, Basha po mbrohet prej të njëjtës qendër pushteti prej së cilës kanë dëgjuar se zgjedhjet e 25 prillit ishin të ndershme, se reforma në drejtësi po godet korrupsionin, se “heronjtë e fëmijëve tanë” janë kampionë të pavarësisë, po prej të njëjtëve diplomatë që kanë heshur për patronazhistët, për blerjen e faktuar të votave në Elbasan, për skandalin e vjedhjeve me inceneratorët apo për direktivat që Veliaj u jep prokurorëve të varur prej tij, për t’iu turrur FSHF-së.
Pra thënë shkurt, për këdo që është në gjendje të mendojë, Basha po mbështetet nga ata që që janë pro një pushteti të pakufishëm të autokratit shqiptar. Prandaj sa më shumë ai përkrahet nga amerikanët, aq më tepër braktistet nga militantët.
Që kjo kurbë të ndryshojë, nuk ka rrugë tjetër veçse të braktiset strategjia e deritanishme. As ambasada, as Departamenti i Shtetit nuk do të arrijnë dot ta bëjnë Bashën popullor duke e bërë atë pjesë e një krahasimi të pabarabartë me Berishën, përmes goditjes së këtij të fundit.
E vetmja rrugë për t’i dhënë atij sado pak frymëmarrje, do të qe që t’i jepnin të drejtë në raport me disa të denoncime që ai bën për Ramën. Nëse Yuri Kim do të kishte leje të denonconte efektet e prishjes nga kryeministri të marrëveshjes së 5 qershorit, nëse DASH do të tregonte me gisht prokurorët që u graduan në SPAK si shpërblim për fshehjen e krimeve zgjedhore të Elbasanit, nëse Escobar do të fliste për vjedhjen e të dhënave personale të qytetarëve, atëherë po, ata do të ndihmonin në besueshmërinë e Bashës, duke u dhënë kredibilitet atyre pak të vërtetave që ai guxon të thotë.
Por duke u sjellë ndryshe, duke mos e përfillur për kritikat që ai i bën qeverisë dhe duke e përkrahur në luftën që zhvillon me Berishën, diplomatët amerikanë po krijonë efektin boomerang. Ata vetëm sa po përforcojnë perceptiminn se po mbajnë në jetë kukullën që i duhet regjimit.
Tani Bushat priti komentet e kartifozeve te Rilindasit qe momentalisht jane edhe mbrojtes te flakte te Lulit
Andi Bushati ti je nga Gazetaret krysore që e ke shkatrrove PD dhe Lulzim Bashen duke thene ne puplike se duhet djegure mandatet dhe braktisure zgjedhjet dhe ashtu bën Sali Berisha dhe Lulzim Basha por rezultatin tani më e dime.. Tani ti done që ti japeshe mende edhe Amerikes ty te lumte.. Lulzim Bashes nuke i duhen fare militantet në qofte se bën per veti elektratin E pa varure e pa partie ose ate që nuke votone fare .. Sali Berisha, Edi Rama dhe ilir Meta me shoke duhet te dalin para drejtsise sa më pare ????????????
Po Andi, kane harruar te konsultohen me ty dhe me Agim Neshon. Si e bejne kete Amerikanet, ata qofshin. Akoma nuk e dijne ata se klani Kapo ben ligjin ne kete vend dhe duhet te konsultohen me ta. Po shko bej ndonje pune ne jeten tende o mavri se ngele tu dhon mend qe si duhen as qenve. Jemi fut ne nje epoke qe fiset e medha, kane vdekur bashke me komunizmin e UDB-se. Keshtu qe shko fshi qurrat perpara se ti japesh mend DASH. Plehre, vemje!
Z. Bushati, pyetja ime per ty eshte : Si do ta shpetosh ti Sali Berishen ?
Ne te gjitha shkrimet e tua ti ne nje menyre apo tjeter perpiqesh te
justifikosh e te mbrosh Sali Berishen. Cilat arsye apo detyrime te shtyjne ty te mbash kete pozicion?
Prej nje kohe te gjate ti u kunderrvihesh qendrimeve te Shteteve te Bashkuara.
Ti kete nuk e ben nga naiviteti por dicka te lidh ty me Berishen.
Eshte dicka e trasheguar qe nga koha e monizmit apo ndonje influence lindore ?
Sot qendrimi ndaj Berishes eshte nje ceshtje kruciale.
Kushdo qe e mbron ate sot ne nje menyre apo tjeter i kundervihet qendrimit amerikan,
aleatit tone kryesor e strategjik.
Husniu eshte i lumturuar atje ku eshte, qe nipi i tij i dashur vazhdon rrugen antiamerikane te tij dhe te shokut Enver.
Tashme si pro Berishist i punesuar,ka dale hapur si antiamerikan ! Fakti eshte qe kush ka “pak tru” kupton qe SHBA ka dhene dhe jep per shqiptaret vetem nje mesazh : Sali Berisha dhe forca politike qe ai do te drejtoje,kurre nuk do te konsiderohet nje partner politik me te cilin te bashkepunohet ! Aresyeja eshte e qarte per cdo shqiptar ! Nese SB eshte zyrtarisht non grata per SHBA’ne,do te jete po ashtu per BE’ne (qofte jo zyrtarisht) …… Pra nje “lider” politik I izoluar nderkombetarisht ! Kush nuk ka kuptuar kete,ose eshte idiot,ose i paguar.Ky pseudo analist I ka te dyja ! Cdo koment tjeter eshte I panevojshem ! Per pastrimin e kesaj klase politike (qe vete ne e ushqyem ne keto 30 vite),Perendimi ka vendosur nje “Rradhe Pune”, e cila tashme ka nisur me Saliun,vazhdon me Meten dhe me tej pa ndalur ! Lymi Tutit
Nuk ka faj Andi se eshte rrit duke lexuar librin Rreziku Anglo-Amerikan
Paska mare ilacet Andi gjyshit i qenka larguar gogolit Rama qe i qendronte ne koke 24 ore ne 24 i pakan bere efeke te shuara Andi gjyshit dhe mos e nderpit kurren se behesh keq
,??o bushat
Te gjithe kelyshat e sigurimit e te parties se sumes jane bere sot antiamerikane .
Amerikanët nuk e shpëtojnë dot Lul Leshin, dhe s’i bëjnë dot gjë Sali Kalifat Bushatit sepse kanë kundër një ko-lloz si ti.
Doli ky sahan lepirsi i gjyshit sali kriminelit
Amerikanet nuk e ndihmojne dot Bashen dhe as vehten.Sa te jete i gjati ne fuqi nuk e gjen gje ujkun e Vucidollit.
Ky asht i zgjut por gomar nga trut
Amerikanet e shpetuar ushtarin Basha, anetaresine me mend ne koke te PD si dhe shqiptaret mbare duke i rrasur Hurin Made in USA “Non grata” thelle ne verre te bythes Sovjetikut Katundar.
Te vetmit qe jane ne merak per Saliun jane ca militante budallenj kallepi i Mul Nokes, ca gazetare karagjoze te kallepit Qime Pickes si dhe perfituesi me i madh nga traplliqet e Plakut Mere, ai qe mba prej 2013 pushtet me “Po ika une do vije Saliu” ne goje.
Ik e rotkari na ke ca bolet,basha,berisha beni ndonji pune si gjithe mileti.jeni llumi shqiprise njesoj si politikanet,
o teli ne kundershtaret e andit nuk jemi po jemi realista, shqiperia nuk ka sistem drejtesie se po te kishte saliu me kompani do te ishin ne burg sot perfshi ketu edhe lul bashen.O teli te duket normale ty hapja depove e armeve djegija e fabrikave e shume eshume te tjera
Po mire more “emigranti” po pse mendon ti se Berisha duhet te ishte ne Burg duhet edhe prokuroria ta arrestoje? ?
Po ktu eshte problemi se NUK DENOHET NJERIU ME OPINIONE dhe shkrime gazetash.
Nese zotrote ke fakte se keto qe rendit edhe ti ketu i paska bere Berisha, atehere please dergoja SPAK-ut ose Meros ta botoje.
ky konia e Salih Berishes paguhet per tu dukur budalla Ky eshte nje rrot kari qe se bo nona me keq se gjyshi e babai vet
Gazetaria idiote e Bushatit nuk ndalet as te mbiemri i Gabriel Escobar!!!!!
Kete “analist” e udheheq vetem urrejtja oer cilindo qe ai nuk e arrin dot.
Nderkohe, i skllaveruar pas Berishes, per nje sere motivesh.