Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në botë që nisi aplikimin e dozës së katërt të vaksinës anti-covid, për persona 60 vjeç e lart, ndërsa autoritetet amerikane thonë se doza e katërt është e panevojshme.
Këtij qëndrimi i bashkohet dhe epidemiologu Ilir Alimehmeti.
“Doza e katërt nuk ka bërë ndonjëherë sens, flasim këtu sipas parimit biologjik. Pretenduam që me vaksinën ne do të bllokonim transmetueshmërinë, gjë që nuk ndodh. Ne vaksinës së gripit, nuk ia kërkojmë ndonjëherë këtë. I kërkojmë të shmangim format e rënda, vdekjen, shtrimin në spital, se këto na interesojnë të evitojmë.
Ndërkohë që me vaksinën e Covidit, i ngritëm pritshmëritë tona në qiell, por po i njëjti njerëzim jemi, këto aftësi kemi. Studimi i parë që erdhi mbi dozën e katërt, patjetër që erdhi nga Izraeli, që ka vaksinuar 154 personel shëndetësor me dozë të 4-t Pffizer dhe 120 me dozë të 4-t Moderna.
I kanë krahasuar me ata me 3 doza dhe gjejnë që nuk ka diferencë, përsa i përket efektivitetit. Kjo do të thotë që doza e katërt nuk shërben më për atë që ata pretendojnë, bllokimin e infeksionit. Kurse për format e rënda ne e kishim shumë të qartë, që dy të parat, por edhe e treta kishin efekt maksimal, kështu që nuk bën sens doza e katërt.
Komiteti i Përbashkët i Vaksinimit dhe Imunizimit në Britaninë e Madhe, kur hulumtoi nëse vlen të bëhet doza e katërt te të moshuarit , në azile, për moshat mbi 80 vjeç, gjeti qartë që 3 dozat e para u japin efektivitet mbi 90%, për mbrojtjen nga forma e rëndë dhe nga humbja e jetës. Kujdes flasim për Deltën, pasi Omicroni është edhe më i lehtë. Si rrjedhojë ata thanë që doza e katërt, nuk bën sens“, tha Alimehmeti.
Or doktor Izraeli po ben vaksinen e 4 a thua je ti me izgjuar se doktoret Izraelit?
Te lumte dr Alimehmeti, njeriu i duhur ne vendin e duhur dhe ne kohen e duhur.
Sot cdo njeri mund ti pergjigjet doktorit Shqiptar mjafton te kete ndjekur qe ne fillim me hollesi zhvillimin e pandemise. Athere semundja prek demshem njerzite me imunitet te dobet me semundje kardio-vaskulare me diabet me semundje te renda dhe njerzite qe praktikojne kimioterapine si dhe ndjeshem moshat duke filluar qe nga 50 e deri ne 70 ku nga kjo moshe imuniteti i trupit ka humbur forcen e tij nga vete mosha e cila humbet vetmbrojtjen e saj. Athere keto teori marramendse fantazmogorike te doktorit shqiptar une nuk i kam degjuar kurre ne Evrope dhe as nga profesor Fauci nga dekleratat e dhene ne media. Organizata boterore e shendetit mendon qe mbas pandemise virusi do te mbijetoje dhe do te kthehet ne nje viroze te stines eshte i pa evitueshem zhdukja e plote e ketij virusi . Keshtu qe do te duhet nje vaksine vjetore si ajo e gripit cdo vit sepse ne kete bote sot ka shume te semure te diaknostikuar dhe te pa diaknostikuar me imunitet te dobet. I gjithe sekreti qe njerzite humbin semundjen jane qelizat lymphocyte qelizat T qe shkaterrojne te gjithe qelizat e prekura dhe mund ti vihen edhe kunder sistemit imunatar. Keto jane te dhena te mjekve me emer ne bote kurse gjeniu shqiptar duhet te japi leksione doktorates se sotshme per ti mesuar se nuk dijne gje….. nga sekretet e shkences sapo te lindur me kete pandemi 2 vjecare ne mutacion e siper