Kërkesa e Metës për largimin e trupës gjykuese, gjykata tërhiqet për vendim

1 Shkurt 2022, 11:27Politika TEMA
Kërkesa e Metës për largimin e trupës gjykuese, gjykata

Në Gjykatën Kushtetuese ka nisur prej orës 10:00 seanca ku do të shqyrtohet vendimi i parlamentit për shkarkimin e Ilir Metës. Meta nuk ishte i pranishëm në seancë, por përfaqësohet përmes përfaqësuesve të tij ligjorë.

Pasi përfaqësuesi ligjor i Metës, Bledar Dervishaj kërkoi dorëheqjen e trupës gjykuese pasi nuk janë të paanshëm, Gjykata Kushtetuese është tërhequr për një vendim.

Klotilda Bushka përfaqësuese e Kuvendit u shpreh se me këtë kërkesë, Ilir Meta po tenton që të zvarrisë procesin.

“Afati që thoni ju nuk prodhon asnjë pasojë. Nuk shohim të ketë ndikim në proces se i vetmi pretendim që do kërkohej do ishte e drejta e dëmshpërblimit financiar.

Nuk gjykojmë që ka shkelje. Argumente për shkelje të procedurës nuk ekzistojnë dhe nuk e cenojnë gjykimin e cështjes.

Shkaqet që ngrihen në kërkesën e përfaqësuesit të presidentit na ngjajnë abuzive dhe me synim shtyrjen e gjykimit. Kërkoj rrëzimin e kërkesës së Presidentit për dorëheqje të gjyqtarëve” tha ajo.

Trupa gjykuese është tërhequr për të marrë një vendim mbi kërkesën e Presidentit për tërheqjen e gjyqtarëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje