Seanca në Gjykatën Kushtetuese, mbrojtja e Metës: Gjyqtarët, në konflikt interesi, kërkoj dorëheqjen e tyre

1 Shkurt 2022, 11:06Politika TEMA

Gjykata Kushtetuese nisi në orën 10:00 seancën publike për shqyrtimin e çështjes për shkarkimin ose jo të Presidentit Ilir Meta.

Këshilltari ligjor i Presidencës, Bledar Dervishi, kërkoi nga gjyqtarët që të tërhiqen dhe të vendosin nëse janë apo jo në konflikt interesi.

“Kryetarja aktuale është duke ushtruar mandatin në vitin e pestë përtej mandatit. Të gjithë i dimë arsyet se pse ende sot Gjykata e Lartë nuk ka ende kuorumin e nevojshëm për të vendosur emërimin e anëtarëve kushtetues.

Presidenti ka vite që denoncon veprimtarinë antiligjore, kryetarja ka konsumuar më shumë se gjysmën e mandatit të gjyqtarit të ri. Qëndrimi në detyrë përtej mandatit me afat 5-vjeçar krijon një situatë që dukshëm ndikon në paanshmërinë e gjyqtarit.

Presidenti Meta, pasi ka shprehur interesin për të kandiduar për kryetar në KLSH, ndërkohë që Kuvendi nuk e ka pranuar, duke anatemuar Presidentin se kërkon të bllokojë veprimtarinë e Gjykatës Kushtetuese”, tha Dervishi.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje