Prokurorët serbë hedhin poshtë akuzat: Djokovic nuk përdori test të rremë pozitiv

3 Shkurt 2022, 08:54Sport TEMA

Prokurorët serbë hodhën poshtë të mërkurën sugjerimet se Novak Djokovic përdori një test të rremë pozitiv për Covid-19, në përpjekje për të hyrë në Australi dhe për të konkurruar në “Australian Open”.

Zyra e prokurorisë tha në një deklaratë se kishte marrë një kërkesë për procedim penal kundër individëve të paidentifikuar që dyshohen se falsifikuan dy certifikata PCR, të cilat më vonë u përdorën nga Djokoviç për të aplikuar për një përjashtim mjekësor nga vaksinimi kur hynë në Australi.

“Prokuroria ka vepruar sipas rregullores, janë bërë kontrolle dhe është konstatuar se Novak Djokovic është testuar disa herë dhe se vërtetimet e rezultateve të testeve të 16 dhjetorit 2021 dhe 22 dhjetorit 2021 janë të vlefshme”, thuhet në deklaratë.

1 komente në “Prokurorët serbë hedhin poshtë akuzat: Djokovic nuk përdori test të rremë pozitiv”

  1. anticensurë ??? says:

    ore një test tashti nuk mund tia bëni??
    me 80% ka mundësi të mos ket antitrupa në gjak!!
    ps:nuk ma merr mëndja që të shkelni të drejtat e njeriut për tia kërkuar një gjë të tillë!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje