Presidenti turk Erdogan rezulton pozitiv me Covid-19

5 Shkurt 2022, 14:48Bota TEMA

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan  dhe gruaja e tij kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.

“Sot unë dhe gruaja ime rezultuam pozitivë me Covid-19.  Fatmirësisht, ne kemi simptoma të lehta pasi jemi  infektuar Omicron. Ne do të vazhdojmë të punojmë nga shtëpia”, shkroi në Twitter presidenti.

Turqia ka shënuar rekord të rasteve me Covid-19 gjatë ditëve të fundit, me 111,157 raste të raportuara të premten. Numri i viktimave gjithashtu ka shënuar rritje në vend, me 248 viktima në 24 orë- numri më i lartë i të infektuarve që nga fillimi pandemisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje