Karantina, pothuajse asnjë efekt në uljen e numrit të vdekjeve

7 Shkurt 2022, 18:50Bota TEMA

Karantina nuk ka pasur ndonjë efekt në uljen e numrit të vdekjeve nga Covid-19.

Një studim i kryer nga Universiteti Johns Hopkins arriti në përfundimin se karantina i ka reduktuar vdekjet me vetëm 2%.

Në këtë përfundim, studiuesit e John Hopkins arritën pasi shqyrtuan 24 studime të tjera.

Në vend që të parandalonte vdekjet, karantina pati ndërkohë një kosto të madhe ekonomike dhe sociale, kudo që ajo u imponua.

Autorët e studimit konkludojnë se politikat e mbylljes, të bazuara mbi sëmundjet, duhen shmangur në pandemitë e ardhshme. Studimi mban firmën e Jonas Herby, Lars Jonung dhe Steve H. Hanke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje