Presidenti Vladimir Putin, kërcënoi me luftë bërthamore Perëndimin, në rast se futet në një konflikt të armatosur me Rusinë. Pas bisedimeve për rreth 5 orë me Presidentin Emmanuel Macron në Kremlin, Putin tha gjithashtu se do të bënte gjithçka për të gjetur kompromis.
“A e kuptoni apo jo? Nëse Ukraina do të anëtarësohej në NATO dhe vendos të rimarrë ushtarakisht Krimenë, shtetet europiane automatikisht do të përfshiheshin në një konflikt ushtarak me Rusinë. Sigurisht që armatimet dhe potenciali i NATO-s dhe Rusisë nuk krahasohen, dhe ne e dimë këtë. Por ne dimë gjithashtu që Rusia është një ndër fuqitë më të mëdha bërthamore, dhe qëndron para shumë shteteve të tjera sa i përket modernizimit. Nuk do të kishte fitimtarë”, tha Putin në konferencë për mediat me homologun francez.
Ai i bëri thirrje Ukrainës që t’i përmbahej Marrëveshjes së Minskut, sipas të cilës vendi synon t’i japë fund luftës me separatistët rusishtfolës në krahinën e Dobasit. Presidenti rus tha gjithashtu se Uashingtoni dhe Brukseli kishin ngritur disa shqetësime që mund të diskutohen, edhe pse për Rusinë ato ishin dytësore.
Rusia ka pozicionuar më shumë se 100 mijë trupa pranë kufijve me Ukrainën, por mohon pretendimet se po përgatit një sulm. Zyrtarët amerikanë, që mbështeten në informacione të inteligjencës, paralajmëruan se pushtimi i mundshëm i Ukrainës nga Rusia mund të shkaktojë deri në 50 mijë viktima. Ata vlerësojnë gjithashtu se në rastin e një sulmi, Kievi do të pushtohej brenda pak ditësh, ndërsa do të nxitej një krizë refugjatësh ne Europë, me miliona njerëz që do të largoheshin nga vendi.
Nga ana tjetër, trupat amerikane shtesë mbërritën në Poloni të shtunën, pjesë e kontingjentit që Shtetet e Bashkuara po dërgojnë në vend, si pjesë e planit për të forcuar mbrojtjen në kahun lindor të aleancës. Administrata Biden njoftoi pak ditë më parë se do të dërgojë afërsisht 3 mijë trupa shtesë në Europën lindore.
e perse e ben SHBA kete? per Ukrainen, qe ka 1000 vjet nen Rusine?
Cfare i intereson SHBA ai vend? apo qe ta kete barre ? apo qe te jete kercenim me tej ndaj Rusise? Nese eshte kjo e fundit, atehere kerkohet perplasje?
Te kemi me shendet kete perplasje, pasi Ariu rus , edhe nese mundet (pasi NATO eshte shume, shume me e fuqishme), ne “shtratin e ngrdhjes” do te perdor elemntin e fundit qe ka ne dore: shkaterrimin e Perendimit sa te mundet.
Atehere, kush fiton ketu?
Tabloja eshte ekzakt si para fillimit te Luftes se II Boterore… Po nuk paten mesuar Fuqite e medha nga fatkeqesite, atehere te presim qe jeten/luften e 4 – et pas kesaj Perplasje te madhe ta bejme me …”shkopinje”- sic thoshte Einstain
Emrit tend I mungon nje k
Per nje k qe ti ve fjala ari behet kari
I hape gropen vetes o Ladi ziu….
do te hedhin vete ruset nga froni ne me pak se nje vit kalendarik!
Putini ka te drejte, njeri i mencur.
Gjynah qe nje vend i madh si Rasija nuk rreshrohet ekonomikisht me Europen po akoma e ka mendjen te llogorja e luftes
Loja qenka qe Ukraina te mos rimare krimene. Putin bytha e ditka se eshte nje hic para perendimit. Njesoj si Kim Jongu. Te vetmen mbrojtje paska armen berthamore. Cfare idioti!