Kryeministri britanik: Gati sanksionet nëse Rusia pushton Ukrainën

8 Shkurt 2022, 14:57Bota TEMA

Boris Johnson ka njoftuar se ka gati  sanksionet, si dhe masat e tjera në rast të një sulmi rus në Ukrainë, ndërsa qeveria e tij do t’i kërkojë parlamentit të vendosë sanksione ndaj qytetarëve dhe kompanive ruse.

Johnson gjithashtu tha se Britania po konsideronte zhvillimin e avionëve luftarakë Typhoon për Forcën Ajrore Britanike, si dhe anijet e Marinës Mbretërore për të mbrojtur Europën Juglindore.

Ai tha se Ministri i Mbrojtjes Ben Wallace dhe Ministrja e Jashtme Liz Tras do të vizitojnë së shpejti Rusinë. Komentet e Johnson erdhën pasi zyrtarët amerikanë thanë se një sulm rus ndaj Ukrainës mund të ndodhë gjatë ditëve ose javëve në vijim.

Rusia ka vendosur rreth 100,000 trupa pranë kufirit me Ukrainën. Ndërkohë Moska nga ana tjetër ka mohuar se do të pushtojë vendin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje