Ndalimi i qeseve plastike, paralajmërohen të tjera masa drastike

8 Shkurt 2022, 09:25Sociale TEMA

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, paralajmëron se do të ketë masa të tjera drastike pas hapit të parë të heqjes së qeseve plastike nga qarkullimi.

E ftuar këtë mëngjes në emisionin Dita Jonë në A2 CNN, Kumbaro u shpreh se 87% e qytetarëve e mbështesin këtë nismë.

“Një kategori qesesh si ato të plehrave nuk do të ndalohen, material plastike si letrat celefoni, etj. Nuk do të ndalohen. Ndalohen qeset që i quajmë të lehta apo shumë të lehta, të gjitha qeset që gjenden në markete. Ato që janë shumëpërdorimshme, çanta plastike të trasha do të vazhdojnë të jenë. Unë po paralajmëroj, është vetëm një masë e ndërmjetme. Mos u habisni kur vitin tjetër të vij prapë këtu me një ndryshim derisa të arrijmë ta ulim. Prandaj do të ecim me masa graduale”, tha ministrja Kumbaro.

2 komente në “Ndalimi i qeseve plastike, paralajmërohen të tjera masa drastike”

  1. altin isufi says:

    Nese ju mendoni qe e keqja e ketij vendi jane qeset plastike, nuk e di , por ne duhet te leme pas vendet nordike, per nga cilesia e jetes. Nese realisht mendoni per ndotjen ambientale, pike se pari rregulloni cilesine e karburanteve, godisni korrupsionin galopant te kolaudimi i makinave, shkaterrimin e baseneve te lumenjve etj e te tjera.Pra rregullohuni ju vete njehere, pastaj mendoni per poupullin ,qe ti mbysni me gjoba, sic dini vete.

  2. Indignados says:

    Kjo Kumbarja fluturon me presh ne byth!! Fillon masat nga fundi pa rregulluar me pare procesin individual te menaxhimit te plerave!! Koqe kanari!! Qeset plastike jane ndaluar ketu e disa vite me pare nga qeveria Rama mi e mencme qe s’po di cfare te besh e del me terren mbledh plerat qe ti lehtesosh punen Fushes se Lalit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje