Ekspertët: Të rritet paga minimale, nuk garanton një standard jetese

6 Shkurt 2022, 17:09Sociale TEMA

Shqipëria është shteti me pagën minimale më të ulët në Europë, sipas të dhënave që raporton Eurostat, duke lënë pas vetëm Kosovën.

Me 30 000 lekë, apo 248 euro, minimumi i të ardhurave bruto për një të punësuar në vend është ndjeshëm larg vendit që vjen pas nesh në renditje, Turqisë, me 328 euro. Ndërsa në rajon ndjekin Maqedonia e Veriut, Serbia, e Mali i Zi, me pagën minimale tek fqinjët veriorë të fiksuar në 532 euro në muaj.

Teksa qeveria ka premtuar ta çojë në 40 000 lekë pagën minimale deri në fund të këtij mandati, sipas ekspertit Fatos Çoçoli, kjo masë duhet marrë sa më herët, duke përfituar edhe nga ritmet aktuale të zhvillimit ekonomik. Sipas Çoçolit, përfitimet nga rritja e pagës minimale tejkalojnë të gjitha kostot e para që mund të hasin bizneset.

Në matjen e pagës minimale, Eurostat përfshin edhe fuqinë blerëse të individëve, pra krahason rrogën me çmimet në tregun e secilit vend, ku rezulton se një shqiptar i paguar minimalisht në vendin tonë është mbi dy herë më i varfër sesa një i punësuar në Turqi, Serbi e Malin e Zi, ku pavarësisht se paga minimale nuk është dyfish, standardi i jetesës është më i lirë.

Me këtë pagë, një shqiptar nuk mund të sigurojë sot ende një nivel jetese më të lartë se të një qytetari tjetër të rajonit përpara 10 vitesh.

2 komente në “Ekspertët: Të rritet paga minimale, nuk garanton një standard jetese”

  1. $$ says:

    Shqiperia mbahet nga importet….edhe gjeja me elemtare artikujt udhqimore ne sasi te madhe importohen…..nuk do te sjell ndonje ndryshim te madhe ne afatin e gjate kohore ngritja e pages minimale…..pa ulur importin….e artikujve te perditshem….

  2. Anna says:

    Thane qe do rritej duke filluar nga janari.Nuk eshte rritur fare.30000 ka mbetur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje