Nga Entela Resuli-Dita
Pesëdhjetë ditë pas vdekjes së Arben Dukës, ndërron jetë, djali i tij, Denisi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si pasojë e një infarkti kardiak.
Arbeni dhe Pranvera ishin prindër të 2 fëmijëve, Denada dhe Denisi. Të dy jetonin dhe punonin në ShBA ku prindërit i vizitonin kur mundnin.
Lajmi për ndarjen nga jeta të Denisit është mësuar mëngjesin e ditës së enjte.
Denisi, i cili nuk arriti ta përcillte për në banesën e fundit babain e tij, për shkak të largësisë, por edhe të një amaneti që ai i kishte lënë, e kishte peng këtë të fundit.
Pranvera Duka, e ka rrëfyer këtë ndjesi të të birit vetëm disa ditë pas ndarjes nga jeta të bashkëshortit të saj.
Ajo na rrëfeu edhe si i biri i saj ka fituar strehim politik në SHBA për shkak të përndjekjes që i ishte bërë familjes së tyre nga Sali Berisha.
“Kur ishte në klasën e pestë Denisi, në vitin ’98, na e rrëmbyen. Ai ishte moment më i vështirë për ne, kur nuk kemi ikur atëherë nga mendtë e kokës…. Për fat e gjejmë në Durrës.
Edhe kur ka qenë student djali, i kanë dalë përpara me pistoletë. Edhe atëherë jemi shqetësuar shumë dhe bëmë letrat e nisëm në Amerikë. Ishte student, në vit të tretë për Gjuhë dhe Letërsi, se edhe ai ka shumë talent si Beni.
Atje u përpoqëm me të gjitha mënyrat për të marrë strehim politik, çuam të gjitha gazetat që kishin shkruar për ne. Denisi u bë 15 vite që ka ikur në Amerikë, vajza, Denada 20. Janë të martuar dhe me fëmijë të dy.
Djali përfundoi studimet më tej për Diplomaci, Marrëdhënie Ndërkombëtare. Denisi shkruan shumë bukur. Madje Beni kërkonte t’ia mblidhte dhe t’ia botonte shkrimet.
Por është e kundërta e Benit, është shumë filozofik, pasi edhe librat që lexon me tepër janë me orientim pikërisht filozofik. Më shumë është i prirur drejtë prozës.
Beni ia la amanet me gojë: Babi nuk është mirë, i tha, por çfarë do që të ndodhi, se dhe mund të ndodhi, i tha, ju të dy ju nuk do të vini.
Ishte dhe kohë e shkurtër, që nga momenti kur u dha lajmi deri sa u varros Beni ishin vetëm 24 orë. Ata nuk arrinin dot as në Europë me gjithë këto masa për Covidin, plus me fëmijë të vegjël janë…
–Besoj e kanë përjetuar shumë…?
“Shumë, madje unë tani sa të bëj të dyzetat e Benit do iki tek ta dhe duhet të rri 3-4 muaj, se, sidomos djali, po e përjeton shumë keq. Më merr shpesh në telefon…”- tregon Pranvera Duka.
Nga Arben Duka
…për Denisin
Si pikë e lotit ngjan me mua,
o Biri im-Denis,
babai nga vitet u rrëzua,
po ti m’u bëre Lis!
M’u rrite shpejt-si vetëtima,
sa më tani s’të njoh,
në çdo qelizë të qënies tënde,
unë veten time shoh!
Ndaj do të shkoj këtej i qetë,
dhe dheu do më treti,
se shpirti im i gjerë si det,
tek ti i gjithi mbeti.
Kjo s’është Këngë për Lamtumirë,
po ku i dihet jetës,
bëhu në jetë Njeri i Mirë,
dhe Rob i së vërtetës!
Kjo s’është Këngë për Lamtumirë,
po jeta çfarë s’punon,
bëhu në jetë Njeri i Mirë,
se shpirti im të mbron.
Haj-paqe Biri im i vetëm,
më shumë s’kam ç’të them,
po shpirti im ty do të mbrojë,
dhe fare kur mos jem!
Tiranë, 6.12.2007
Behu e forte o zonje dhe jepi dashuri Vajzes, dhendrit dhe niperve e mbesave. Gjej forca te mos plogeshtohesh e te te kaploje e keqja sepse e keqja therret te keqen. Dhimbje e madhe shume. Ky plhera qe kemi akoma neper kembe, ka bere shume mekate me femijet e njerezve. Dhe te jesh e sigurte qe zoti ka per tja marre jete pas nje lengate te gjate shume, qe sapo i ka filluar kermes.
Dhimbje e madhe per familjen e Arben Dukes me humbjen e djalit te vetem , i qofte dheu i leht u preft ne paqe ne parajs bashk me te jatin , gruas Benit i them te behet e fort kjo esht jeta i past len uraten femijve nenes dhe motres qoft i parajses .
Pranvere moj e uruar, nuk shtyhet jeta me perralla… Beni ndjese paste ishte nga te paktit qe i shkonte Saliutne zyre pa protokoll, kur ky i fundit ishte kryeminister….
E kuptoj qe shqiptaret e shkrete cfare s’kane bere per te marre ate te shkrete zil dikur, por tani “post mortem” sikur s’ka kuptim…
R.I.P shume e dhimbshme.
Vdekje Sali kermes.
Uee. Edhe kete Saliu e beri? Semundje e keqe shume komunizmi. Po iu infektua truri nuk te leshon me. Shikojeni kete rrospie qe edhe pse zoti e denoi, per helmin qe shperndante i shoqi nder shqiptar besoj,prape fajtorin tek Saliu e gjen. Nuk merret me hallin qe i ra po i ben qoka partise. Djalit i qofte dheu i lehte e qofte i parajses por asaj dhe te shoqit shpirti ne ferr i shkofte.
Tahip nuk e njeh Salen ti apo je zare e tij.Idiot qe nuk ke pik turpi .Shan e fyen nje grua qe humbi jo vetem burrin por dhe djalin ne lulen e moshes.Keshtu e pesofsh edhe ti.
Ne shqiptarer kemi nje tradite, 40 dite merremi me zine,e me te vdekurin nuk dalim pazarit te bejme llogje. Kjo” grua” duket se spaska as turp e as zot.
Une sugjeroj te behet autopsia e imet e poetit e djalit te tij pasi kthetrat e Berishes shtrihen kudo. Berisha eshte njeriu me mizor dhe kriminel i lindur ne trojet shqiptare edhe pse babai i tij biologjik dihet qe eshte serb i strehuar ne shtepine e tyre e tyre gjate luftes se 2-te boterore. Berisha ashtu si ENVERI ESHTE PERGJEGJES PER SHUME KRIME qe ende jane te pazbardhura ne Shqiperi e bote. Ai i ndiqte kritikuesit e tij kudo deri sa i asgjesonte ata. Ai eshte nje monster we dhe Hitlerit ja kalon ne gjakesine qe po shkakton ende.
Fatkeqesi e madhe per familjen Duka. Babe e bir. Poezi therrese per kriminelin Berisha. Te tilla ka shkruar vetem Arben Duka dhe askush tjeter. Askush nuk kishte bythe ta shante Berishen ne ate kohe sepse ai te vriste. Arben Duka do mbetesh i pavdekshem me poezite dhe tekstet e kengeve qe ke shkruar. Ngushellime per familjen dhe te afermit qe moren dy goditje shume te medhaja njera pas tjetres.????
Presioni qe i behej vellezerve Duka, Pra Sofokliut dhe Arbenit , lidhej me faktin qe Sofokliu dinte shume mbi te shkuaren e Sali Sheqere Berishes si dhe per Liri Berishen.
Ai ka mbuluar per shume kohe sigurimin e shtetit ne vitet ’80 dhe ne vitet e para te deemokracise botonte shkrime nen pseudonime si psh Alban Kosova ku tregonte te verteta te dhimbshme per Sali katunarin dhe per veprimtarin e tij agjenturore
Nuk di cfare mendon Muc Xhepa per kete pune se Sofo e ka patur bashkepunetor per ca kohe, meqe te dy merreshen me letersi. ?
Ku je o gjigand, kjo eshte me se e vertete qe Muci qe per disa kohe bashkepunetori i Sofos pastaj nderroi padron dhe u be basjkepunetori i Sokol Poges qe mbulonte aresimin. Jemi shume te gezuar qe del dhe na freskon memorjen kollektive te komunitetit tone.
Ngushellime familjeve Duka.Hidherim i madh po jeta keshtu e ka .Me gajret dhe te Rroni dhe ti kujtoni.
Ngushllimet e mija Pranvera e Denisa Dukes!
Nje ngjarje tepër tragjike, por Njeriu i fort duhet te mposht hidherimin dhe te mos biere ne Detin e pafund te deshperimit…
Shpirti i Arben Poetit te pavdekshem dhe i Denisit atij Djali Flori ne moshen me te bukur, SHPIRTI I TYRE, do te jete te Denisa dhe te ai kolopuçi i vogel i Denises qe i ngjan aq shume Arbenit dhe Denisit…
Nuk gjej fjale si tu ngushlloj por duhet te qendroni te forte qe te plotesoni amanetin e Eseninit shqiptar…!
Eseninit shqiptar?!
i ziu ti qe ngaterron Eseninin me Hasan Zyko Kamberin e Shek.XXI
Ngushellime familjes,Zoti ju dhente force per te perballuar kete gjeme moj zonje e nderuar.
Or ti Llazi,shoku Hajros,kush je me emer te vertete.Them qe je Elbasanlli derisa shkrun per Muc Xhepen.Sme intereson fare Muc Xhepa,cfare ka qene ne Elbasan dhe tani ne Amerike.Por me qenese thua shoku Hajros,mos je shok me Hajro Cinin nga Elbasani,qe kur vinte ne Shqipni i hapeshin dyert e Sali Kurves,dhe mori pronat,nga te vetmit qe mori pronat,se shkruante ne Gazeten e PD,duke ngritur ne qiell nje figure Kriminele si Sali Berisha.Po te jesh shoku Hajros,me mire Muc Xhepa qe nuk hap goje nga Amerika,se shok me nje Servil dhe Hale si Hajro Muti,qe te gjithe e njohin ne Toronto per Llapaqen.Tung Llazi,shoku Hajros.?
Mondo, qenke e shok me Muc idiotin ?
Drama shekspiriane ,Makbethi pjesë e tragjedisë.
Humbje e pamate. Ngushellime familjes Duka. Te mbahi fort se Beni ishte i te gjitheve. Humbja e Denisit rendon mbi ju si familje,po te na e besoni se kjo humbje rendon po aq per ne te gjithe lexuesit e Benit.
Zoti martë hak tek berisha dhe të dashurit e tij. Një gjë është e sigurtë se; hak pa marë e borxh pa larë, nuk ka.
U mor haku ke Saje qorri shoku Juliano, pa merak. Yt kerrma komuniste
SHUME E PADREJTE KJO BOTE: NE VEND QE TE VDISTE SALI BERISHA , IKU POETI I KOMBIT ARBEN DUKA;
NE VEND QE TE VDISTE I BIRI I sLLOBODANKES DHE DHENDERRIT TE SERBISE, SALI BERISHA,
IKU DJALI I ARBENIT DHE PRANVERES PATRIOTIKE!?
Ngushellime te perzemerta per kete humbje shume te madhe dhe te papritur te djalit tuaj e nderuar zonje! Nuk ka fjale per te pershkruar dhimbjen tuaj te jashtezakoneshme.Mallkuar qofte shkaktari i ketyre vuajtjeve jo vetem te familjes tuaj qe urdheroi rrembimin e djalit tuaj ,e krcenoi etj etj dhe u detyroi te largoni femijet e ti dergoni me larg se atje ku shkuan nuk ka me.Te shpresojme se drejtesia do beje punen e vete nje dite me fatkeqesine kombetare te ketij kombi e te ketij populli!
Dhimbje e madhe per familjen Duka! Pas ikjez se poetit te madh Arben Duka, humbi jeten dhe i biri. Djalin nuk e njhja por Benin po. Shqiperise i duhet 100 vjet qe te lindi nje poet kaq i madh si ARBEN DUKA. Ka qene nje oficer zbulues shume i pregatitur dhe sikurisht poet i madh! Familje e shkelqyer nga Labova e Gjirokastres. Te tre vellezrit si Sofokliu si Apostoli Dhe Arbeni kane qene oficere madhore dhe gazetare e letrare te shquar. RESPEKTE
Spuna e besnike te regjiimit kane qene te tre…